Analisti braktis emisionin pasi gazetari tregon simpati për Karaxhiçin

26 Mars 2016, 20:31Rajoni TEMA

Qëllimi i televizionit rajonal N1 ishte të zhvillohet një debat për aktgjykimin kundër Radovan Karaxhiçit, ish-liderit të serbëve të Bosnjës, i cili të enjten u dënua me 40 vjet burg për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera të luftës në Bosnjë, përfshirë rrethimin e Sarajevës.

N1 kishte ftuar në studion e Beogradit Zhelko Cvijanoviçin, një gazetar serb dhe kryeredaktor i portalit “Novi standard” (Standardi i ri), në studion e Sarajevës Zarije Sejzoviç, profesor i të drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e shkencave politike në Sarajevë  dhe në studion e Zagrebit Davor Gjeneron, politolog i njohur kroat dhe bashkëbisedues i shpeshtë i mediave ndërkombëtare.

I pari që mori fjalën në debat ishte Zhelko Cvijanoviç. Në përpjekjen e tij për të relativizuar krimet e luftës të kryera nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, Cvijanoviç tha se “si mund të pritni që serbët të pranojnë drejtësinë për Srebrenicën, kur për përndjekjen e një të katërtës së një milionë serbëve nuk është përgjigjur askush”.

Ai tha se nuk është dënuar askush as për vrasjen e gjashtë mijë serbëve në Sarajevën e rrethuar (pa dhënë dëshmi se si ka arritur te kjo shifër) dhe as për vrasjen e gjashtë mijë serbëve në rrethinën e Srebrenicës, ndërsa Naser Oriçi, komandanti lokal i boshnjakëve, ende gjendet në liri.

Kundër reagoi Davor Gjenero. Ai tha:

“Ky lloj i revizionizmit politik të cilin po e përdor zotëria (Cvijanoviç) është diçka që nuk mund të pranohet në shoqërinë e civilizuar. Nuk është e mundshme të arsyetohet dhe relativizohet çfarëdo krimi”.

Në vazhdim të bisedës, Cvijanoviç nuk deshi të deklarohej nëse Karaxhiç është kriminel lufte, madje tha se është e mundshme të jesh edhe hero, edhe kriminel lufte. Pas kësaj, analisti kroat Gjenero para se të braktiste emisionin u kundërpërgjigj ashpër:

“Me njeriun që në këtë mënyrë mbron kriminelin e luftës unë nuk dua të vazhdoj të flas. Dikush që ka lidhje personale me kriminelët e luftës, ai ato lidhje personale mund t’i sqarojë në nivel personal. Në këtë mënyrë helmohet opinioni publik në tri shtete dhe kjo është skandaloze. Me shërbëtorët, përkrahësit e rendeve totalitare dhe realizuesit e krimeve të luftës nuk mund të flas”, tha Gjenero.

8 komente në “Analisti braktis emisionin pasi gazetari tregon simpati për Karaxhiçin”

  1. Treviso says:

    Bravo zoti gjenero. Po te mbajne te gjithe kete qendrim patjeter do te pranohet krimi nga ana e serbeve.

  2. MIMMO says:

    SERBET JANE PROTOTIPI I BIZANTINIZMIT ! ! SI TE TILLE ATA KURRE NUK E PRANOJNE ULJEN E EGOS PARA KUJTDO ! TIPIKE BIZANTINE ! ! ! UNE QE JU SHKRUAJ JAM NJI ORTODOKS I DEZILUZIONUAR NGA BIZANTINIZMI, QE NUK DUROHET ! ! ! PERSHENDETJE NGA MIMMO !

    1. Mbreti says:

      Serbet me Bizantizmin kan te bejn sa Bangladeshi me Perandorin Romake….!!! Serbet jan te ardhur nga zonat e Karpateve ne Ukraine , rumani Veriore e fise nga Dagestani ( Sarmatet)… Ti me kete ua rrit vleren serbeve qe me cdo kusht duan titull gjoja jan ballkans istorik.. Onanimi e oerverzizmi serb me enderra per pretendim ne antikitek skan te ndalur… derdhen nga qefi nese u thua bizantinas ktyre klysheve Rus te me identitet barbar te stepave Karpato- Dagestanezo – Kaspike!!! Endrra e tyre esht te jen Shqiptar e shqiptaret ti quajn te ardhur, po kto paklavra sju shkojn, ale ne sy e kan Krishterimin Shqiptar, fal faktit qe Shqipot jan 70%muslimane, se te ishim 100 % krishtere jo serbet po as greket sdu u ipej shanse as ti prekin Shqiptaret!

    2. Toni KS says:

      @Mimmo, mos e vrit mendjen plako. “Prane flamurit te perbashkuar, me nje deshire , me nje qellim” do te pshurrim bizantinizmin dhe islamofashizmin.

  3. DRENICA E KUQE says:

    Kroat e njeri i madh eshte treguar Gjenero me kete gjest fisnik. Nuk lejon te flitet mire per nje kriminel lufte si Karaxhiç. Ndersa, shqiptaret e mjere lavdojne sharesit e luftes se tyre, si Ibrahim Rugova dhe asnje analist nuk e merr per obligim moral te luaje as vendi! Bravo, Davor Gjenero! Marri ju qofte ju shqiptarve qe rehabilitoni tradhtaret!…

    DRENICA E KUQE

  4. sho says:

    nje analisti nuk i falet ajo qe te largohet nga
    emisioni pore ai me argumentat e tia ta shpaloste te drejten e tije
    njerezit fudulla dhe pa argumenta veprojne ne
    ate menyre
    edhe luftrat neper bote preje ketyre fudullave
    perhapen
    analisti te perdore bojkotin e emisionit per te
    mbuluar pa aftesite e tija kjo eshe e pafalshme
    per nje analist .
    ngjarjet kane ndodhur ti argumento
    kjo eshte e thjeshte
    keta fudulla jane mesuar ti bejne analizat badhe e zi kaq kane bagazhe

  5. bashkimi says:

    Bashkimi
    Populli grindavec serb kurre sdo gjeje paqe me veten dhe me fqinjet e vet sepse ne cdo moment eshte i rrezikuar nga pseudo -historia e trilluar qe ka vet shkruar per heronjte imagjinar te saj. Por e verteta eshte se me demokratizimin e vertete te Serbise do ti vije edhe
    asaj qe tani quhet “Serbi”. Shperberja e saj ne tre mimishtete ose kantonizimi i saj jane te pashmangshme . Vojvodina dhe Sanxhaku jane ” thembra e akilit” per Serbine. Por mos te harrojme vetem me spastrimin etnik te tokave shqipetare serbia eshte bere shtet. Jane kriminele te tille si Karagjiqi,Mladici,Milosheviqi dhe mijera e mijera Serbe te tjere se bashku me parardhesit e tyre te cilet e kane zgjeruar Serbine ne ate qe eshte sot,duke vrare me mijera shqipetare civile te paarmatosur dhe duke i perzene. Por qe te jesh historikisht nje civil i pa armatosur ne cdo kohe lufte eshte nje dobesi qe neve si popull duhet ti japim fund. Te jetosh ne kufi me keto monstra dhe te mos keshe nje ushtri te forte me kapacitet eshte nje injorance
    dhe neglizhence katastrofale te cilen gjithmone do ta vuajme. Cdo ushtri shqipetare e mire organizuar ne cdo kohe dhe padyshim qe do te fitonte kunder cdo ushtrie serbe ne cdo kohe.
    Por nje popull “civil i paarmatosur ” ska shanse te fitoje kunder nje ushtrije. Politikanet shqipetare i kane kthyer shtetet shqipetare (shqiperi,kosove) ne protektorate . Eshte detyre e cdo shteti qe te ndertoje kapacitete mbrojtese dhe sulmuese ne rast konflikti per mbrojtjen e
    Interesave te popullit te vet. Neve jemi i vetmi shtet ne bote qe krenohemi me shkaterrimin e armatimit dhe municioneve ndersa fqinjet tane armatosen deri ne dhembe dita dites. Me sa duket Serbet dhe aleatet e tyre franceze ne BE i kane mbushur mendjen Brukselit se forcimi i
    Kapaciteteve ushtarake te shteteve shqipetare eshte i pamoralshem,sepse gjoja mund te jete i rrezikshem per rajonin. Ndersa Serbia me numrin me te larte(me mijera) te krimineleve te luftes ne ushtrine e saj lejohet qe te aramatoset me rraketa dhe avione sulmues. Bazat ushtarake ruso-serbe jane ne Nish,dhe Presheve ndersa neve krenohemi me carmatimin,ose sic quhet ndryshe “asgjesimi i armatimit ” te vjeter ( terme kjo me siguri e shpikur ne dhomat politike antishqipetare). Terme te cilen te ashtuquajturit politikane shqipetare e kane besuar
    me naivitetin e tyre . Te shkaterrosh te vjetren pa e marre te rene eshte varferim dhe gjunjezim
    ne rradhe te pare ndaj Serbise . Serbia gjithmone do te linde kriminele si karagjiqi dhe mladiqi
    Te cilet gjithmone do ti mesyjne tokat tone. Kombi yne gjithmone do te linde Zahir Pajazit,Adem
    Jashare dhe Bekim Berishe te cilet jane superior ne cdo aspekt mbi karagjiqat dhe mladicat.
    Por eshte detyre e politikes qe ti hypi keto trima ne tanke dhe avione ne menyre qe te jene te barabarte ne fushe beteje . Po te ishte keshtu atehere do te dihej rezultati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje