Daut EMINI
Ligji për legalizimin e objekteve informale (pa leje) në Maqedoni, që hyri në fuqi në Mars të vitit 2011, me kalimin e kohës u provua se nuk ishte menduar për zgjidhjen e një problemi aq të rëndë në fushën e planifikimit urbanistik në vendbanimet urbane dhe rurale të Maqedonisë por për vazhdimin e mjegullës dhe kaosit urbanistik.
Këtë kaos urbanistik padyshim se e shohin të gjithë qytetarët e Maqedonisë, dhe jo vetëm ekspertët përkatës, të cilët, për arsye të panjohura, kanë heshtur apo kanë reaguar në biseda joformale.
Dëshitmin e këtij procesi e kam paralajmëruar nga koha kur edhe filloi zbatimit i Ligjit për legalizimin e objekteve pa leje në Maqedoni në vitin 201, në shkrimin “Procesi i Legalizimit apo kaos urbanistik në Maqedoni”. Këtë fund të dështuar të legalizimit e kam parajalmëruar jo në rolin e Nostradamusit, por pse fundi i tillë shihej atëher ashtu si vazhdon të shihet edhe sot! Kupohet, për ato që duan ta shohin. Thjeshtë, ideatorët e legalizimit nuk e kanë menduar që procesi i legalizimit të fillon dhe të përfundon me sukses, por kanë planifikuar të krijojnë mjegull dhe të thellojnë kaosin urbanistik në Maqedoni.
E kam thënë atëher, kur filloi zbatimi i këtij procesi, po e përsëris edhe tani: Ky proces ka filluar për të dështuar nga viti 2011 dhe ashtu do të vazhdon edhe pas viti 2016. Hartuesit e ligjit për legalizimin e objekteve informale në Maqedoni kanë zbatuar kërkesën e ideatorëve të procesit dhe jo të hartojnë një ligj sipas parimeve të njohura shkencore në fushën e planifikimit urbanistik. Viti 2011 nuk ishte fundi i ndërtimeve pa leje në Maqedoni por ishte nxitje për një maratonë në thellimin e kaosin urbanistik. Ky kaos shihet sot nga çdo qytetarë i Maqedonisë dhe jo vetëm nga ekspertët përkatës. Sepse, pikërisht në vitin 2011 në Maqedoni filloi maratona e ndërtimeve pa leje! Kështu, nga numri “X” i objekteve pa leje, që ishin regjistruar në vitin 2011, sot ky numër të trefishohet, të shkon në “3X” deri më 31 Mars të vitit 2016!
Ose, të përkthyer në gjuhën e popullit, dhe për ta kuptuar më drejtë i bie të jetë, nëse në vitin 2011 ka pasur 1000 objekte pa leje të ndërtuara, sot, në vitin 2016, ka 3000 objekte të tilla pa leje, dhe të gjitha, ndonëse kanë qenë të pa dushëm, ato mund të trajtohen “të ndërtuara” para vitit 2011! Dhe, për të qenë absurdi më i madh, këtë mënyrë e trajtimit të objekteve të ndërtuara gjatë maratonës 2011-2016 Maqedonia do e parasheh në ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për legalizim të objekteve pa leje, të miratuar në vitin 2015.
Çfarë porosie u dërgohet qytetarëve, pjesëmarrës në maratonën e ndërtimeve pa leje 2011-2016, nga ana e pushtetit në Maqedoni, përmes ndryshimeve të ligjit të legalizimit në vitin 2015! Me këtë ligj mësohen qytetarët, që vazhduan ndërtimet pa leje pas vitit 2011, cilën rrugë duhet ndjekur për legalizimin e objektit të tyre, ose thënë troç, që gënjeshtrat e tyre të jenë bindëse ato duhet të notarizohen! Kështu, ligji u thotë: “Ju që ndërtuat pas vitit 2011, shkoni në notar dhe vërtetoni një deklaratë se objektin e keni ndërtuar para vitit 2011 dhe nga atëher ai ka qenë funksional”!
Padyshim, as 31 Marsi 2016 nuk do të jetë fundi i maratonës së ndërtimeve pa leje. Maratona e ndërtimeve pa leje do të vazhdon edhe pas kësaj dite, për një arsye të thjeshtë, sepse shteti s’ka caktuar vijë të kuqe në vitin 2011, nuk ka as sot një pasqyrë që kufirin e përcaktuar ligjor e bënë të jetë i pa ndryshuar. Apo, thenë më ndryshe, vetë Shteti nuk e dëshiron vendosjen e këtij kufiri që do ishte edhe fundi i kaosit urbanistik në Maqedoni.
Dhe, përsa kohë Shteti nuk do e ç’vendos vijën e kuqe të përcaktuara në dispozitat ligjore edhe në pjesët grafike të planifikimit urbanistik që përcakton edhe vijën e kuqe në terren, ndërtimi i objekteve pa leje do të vazhdon i pa panguar në Maqedoni! Kjo sepse askush nuk shkon të ndërton brenda kabineteve të pushtetit, atje ku qëndrojnë dispozitat e Ligjit të legalitzimit të ndërtimeve pa leje nga viti 2011, bashkë me të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e tij deri në vitin 2016, por ndërtojnë në hapësirat ku munden rreth e qark kabineteve të pushtetit, ndërtojnë në rrugë, në gjelbrime, në tokë bujqësore, në obor! Ndërtojnë kudo që shohin hapësirë të lirë ndërtimi!