Pavarësisht se pjesa e fermave familjare në pronësi të grave është shumë e vogël, shumica e grave rurale janë “menaxhere të fshehura të fermës”, sipas studimit të parë mbi gratë ruale në Shqipëri zhvilluar nga UN Women.
Të dhënat tregojnë se gratë janë më të angazhuara në aktivitetet e fermës (32% në krahasim me 22% të burrave), dhe kryejnë pjesën më të madhe të aktiviteteve të rëndësishme bujqësore dhe blegtorale.
Studimi nxjerr në pah një pjesëmarrje shumë të ulët të grave dhe vajzave në tregun e punës dhe programet e trajnimit, kjo për shkak të kohës së papërshtatshme, distancës dhe mënyrës se si organizohen programet e trajnimit. Gjithashtu gratë në zonat rurale kanë akses të ulët ndaj mbështetjes financiare të shtetit ose nga donatorët. Shifrat zyrtare tregojnë se numri i grave përfituese është 5 herë më i ulët se burrat. Sipas studimit mungesa e rrjeteve dhe advokimit të grupeve të grave dhe zotërimi i kanaleve të infromacionit nga burrat kanë ulur aksesin e grave ndaj mbështetjes financiare.
Të dhënat dalin nga studimi “Situata e gruas dhe diversifikimi ekonomik në zonat rurale të Shqipërisë “, i cili ofron evidenca të pabarazisë gjinore në zonat rurale dhe bën thirrje për mbështetje të grave në fushat e: sipërmarrjes, të drejtave mbi tokën, pjesëmarrjes në tregun e punës, angazhimit dhe kontributit në bujqësi dhe jashtë saj si dhe akses në edukim profesional dhe këshillim. Studimi është kryer nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe UN Women
Mire, mer mire, po ajo fotografia qe keni vene eshte shume e vjeter.
O shahisto, sot rrobat i kane me te ngushta.