Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprat penale “Kanosje”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe “Shtrëngimi për të lidhur martesë”.
Nga ana e Specialistëve të Seksionit Krimeve, në Komisariatin e Policisë Tropojë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Azem Trezhnjeva, 66 vjeç, banues në Tropojë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetësia R.B., 17 vjeçe, banuese në Tropojë.
Kjo e fundit në dëshminë e dhënë përpara policia pretendon se Azem Trezhnjeva e ka kanosur me armë dhe e ka shtrënguar për të lidhur martesë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, nga ana e Policisë iu gjet dhe ju bllokua në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit automatik “Zazstava”, si dhe dy krehra me fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe “Shtrëngimi për të lidhur martesë”.
Kur thoni minorene cfare kuptoni me minorene? 17 vjec nuk eshte minorene sidomos ne Tropoje. Ne Tropoje 17 vjec je burrneshe, pastaj mosha ligjore per martese eshet 16 vjec me duket. Gazetare leshi!