Prifti maqedonas kundër bashkëkombasve: Çfarë keni kundër gjuhës shqipe?

31 Mars 2016, 16:31Rajoni TEMA

Pimen është prift i Dioqezës Evropiane tanimë tetë vjet, ndërsa në publik është i njohur me deklaratat e tij racionale dhe kritikuese ndaj problemeve në Maqedoni. Për këtë shpesh ka qenë në qendër të kritikave të ashpra nga pjesëtarë të kishës maqedonase, si dhe të pushtetit “konservativ” maqedonas.

Peshkopit Pimen, nuk i ka ikur edhe paraqitja e prokurores speciale të Maqedonisë Fatime Fetait, e cila para disa ditëve gjatë shpalosjes së rastit “Tortura”, në fillim iu drejtua gazetarëve dhe publikut në gjuhën shqipe.

Pimen në profilin e tij zyrtar në Facebook, për rastin në fjalë ka shkruar në gjuhën shqipe, duke porositur se përdorimi i gjuhës shqipe nuk është mëkat. Madje, përkujton ata që u “tmerruan” nga shqipja e Fatime Fetait, se disa nga kryeministrat e Maqedonisë gjatë fushatave zgjedhore kanë “llafosur” shqip.

Ja postimi i Pimenit:

“Përkthejeni. Bëni përpjekje. E vetmja që do të kuptoni është se gjuha nuk është herezi, e as tradhti kombëtare”, ka shkruar Pimen në maqedonishte në vazhdim të mesazhit.

Një postim për paqe dhe kundër vendosjes së kryqeve dhe simboleve të tjera, i ka kushtuar me fyerje dhe akuza peshkopit maqedonas Pimen, në fillim të muajit mars, përkujton Portalb.

Siç kemi informuar më parë, ai tha se “në Maqedoni shqiponjat dhe kryqet vendosen për të filluar marrëzitë”.

Ja se çfarë ishte porosia e tij në rrjetin social Facebook:

“Derisa në botë, monumentet përkujtimore vendosen si simbole për t’i dhënë fund gjakderdhjeve, tek ne shqiponjat dhe kryqet vendosen për të filluar marrëzitë”, ka shkruar peshkopi Pimen, duke dënuar tentimet për të acaruar ndjenjat fetare dhe për të nxitur urrejtje midis qytetarëve.

8 komente në “Prifti maqedonas kundër bashkëkombasve: Çfarë keni kundër gjuhës shqipe?”

  1. albania says:

    Bravoooooo !!

    1. e di si eshte puna says:

      Prifti nuk eshte me origjine sllave,por me origjine vllahe (dmth shqiptar i latinizuar) ?

  2. Treviso says:

    Per kete prift ka nevoje populli. Vetem me mendimet e ketije prifti mundet te heci perpara paqa ne Maqedonine shume etnike.

  3. Ky qeka prift i vertete qe predikon te miren, paqen, lumturine e jo si politika qe nxjerr shqiponjat e kryqet per te vene ne veprim ‘perca & sundo’ne e gjithehereshme. I uroj ketij njeriu te mire gjithe te mirat, Trana.

  4. kuq e zi says:

    spaska shkollen e irenejt dhe janulles… cfare fati!!!!!
    kurse janulle djali se mesoi nje fjale edhe pse na perfaqson pastaj jemi ne te liget

    1. Ben says:

      Janula ka rjedhur nga trute me kohe o mik

  5. tetovas says:

    Kurse imami turkoshqiptar i maqedonis nxit arabizimin e shqiptarve. Vdekje islamikeve turkoshqiptar.

  6. Tirana says:

    Njerzite e fese te cilet predikojne paqen menderisht dhe shpirterisht jetojne gjithmone nderkohera! Jo vetem si fetare por edhe si njerez te cilet bota i ka te rralle , respekt per kete prift maqedonas lufta e te cilit vetem shuan urrejtjen e njerezve mizantrope dhe lufte-nxites, ju urojme jete te gjate !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje