Sheshel thumbon presidenten kroate pas pafajësisë: Përgatitu, do të vizitoj!

31 Mars 2016, 14:11Rajoni TEMA

Trembëdhjetë vjet pas dorëzimit të Vojislav Sheshelit në Tribunalin e Hagës, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) ka vendosur, në gjykimin e shkallës së parë që lideri çetnik Vojislav Sheshel nuk është fajtor për të gjitha akuzat.

E ndërsa pritej konferenca për shtyp në selinë e Partisë Radikale Serbe në Beograd, Vojislav Sheshel ka publikuar një postim në Twitter, adresuar presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, transmeton Telegrafi.

“Kolinda e dashur, përgatitu. Së shpejti do të vijë në një vizitë zyrtare!, është deklarimi zyrtar i Vojislav Sheshelit pas vendimit të Gjykatës në Hagë, me anë të të cilit ai u shpall i pafajshëm.

Rikujtojmë, Sheshel akuzohej për krime kundër kroatëve dhe myslimanëve në Kroaci e Bosnjë, në periudhën 1991-1993.

1 komente në “Sheshel thumbon presidenten kroate pas pafajësisë: Përgatitu, do të vizitoj!”

  1. xxx says:

    O kadal sheshel bre se Kroacija nuk eshte as Kosov as Shqipri,heroi tyre Tuxhman diq me pushk ne dore,kurse ky miti i shqiptarve xhorxhi ngrop te patateve me jastuk ner kok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje