“Transit Albania”, ja si udhëzohen refugjatët të shfrytëzojnë Shqipërinë

31 Mars 2016, 16:08Sociale TEMA

Megjithëse ka gati 27 ditë që është krijuar, vetëm në 24 orët e fundit është bërë e njohur faqja në Facebook e krijuar posëërisht për rrugë të tjera alternative që duhet të ndjekin refugjatët tashmë të bllokuar ne Greqi pas mbylljes së “Korridorit ballkanik”, që kalonte në kufirin me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Faqja në fjalë titullohet “Transit Albania & Italia” dhe jep udhëzime sesi refugjatët duhet të drejtohen për në Doganën e Kakavijës, më pas drejt qytetit të Vlorës dhe prej andej në brigjet italiane që janë veçse 70 km larg. Në fund të udhëzimeve, që janë edhe në gjuhën arabe, thuhet në menyre karakteristike “Gjej trafikantin tend lokal”.

Në faqen në fjalë publikohen hartat me këto rrugë që të çojnë drejt Italisë, në të cilat madje shkruhen edhe koordinatat gjeografike. Përveç faqes së Facebook-ut, trafikantët kanë krijuar edhe një llogari në Tëitter ku përgjithësisht informojnë për të njëjtat rrugë alternative nëpërmjet Shqipërisë drejt Italisë.

Informacioni përfshin gjithë pikat e kampeve ku ndodhen refugjatët në Greqi, sidomos në Veri të vendit dhe më pas doganat shqiptare të Kakavijës dhe Kapshticës, rrugët drejt Vlorës apo Fierit për të ikur më pas drejt Otrantos.

Mediat greke kanë bërë me dije në mbrëmjen e së mërkurës se shumë refugjatë në Idomeni kanë marrë edhe mesazhe me udhëzime për të ndjekur këto rrugë të udhëhequr nga trafikantët, por ky informacion nuk është konfirmuar deri tani.

Gjithashtu, disa ditë më parë, sipas FAZ, refugjatët ishin njoftuar se përveç Shqipërisë dhe rrugës detare të Adriatikut, që do të përdornin nëpërmjet një pagese nga 3000-5000 euro, mund të shfrytëzonin rrugët detare nga portet turke apo greke drejt Italisë me anije tregtare apo peshkarexha dhe përveç Athinës, një port tjetër do të ishte edhe ai i Gumenicës./ TCH

3 komente në ““Transit Albania”, ja si udhëzohen refugjatët të shfrytëzojnë Shqipërinë”

  1. kuq e zi says:

    plasi asfalia greke duke shpikur lloj-lloj metode per te kaluar sirianet ne shqiperi dhe kjo harta eshte shpikja e fundit por kane nje problem te vogel
    sirianet nuk duan thjesht sepse shqiperia ndodhet jashte intenerarit per ne europen veriore edhe pse greket po i spostojne me autobuze ne janine prape spo jep efekt
    po pse keta refugjate nuk marrin rrugen me te lehte meqe jane ne greqi pra ne be qe eshte ajo greqi-bullgari-romani-hungari-austri
    te gjithe keto shtete nuk kane kufij midis tyre c’politike luhet?????
    nqs keta te mjere paskan para 3000-5000 euro per te kaluar adriatikun mund te harxhojne me pak se gjysma per nje taksi per ne austri me rrugen e lartpermendur

  2. pragu says:

    not proteste shtetit grek!ata po faforizojne dhe po mesojne emigrantet se si te kalojne ne per shqiperi ne menyre te pa ligjshme.ne shtetin fqinje jugore po u shesin dokumentat e tyre glandestineve siran.

  3. Giasou Janulatos pederasti says:

    pederastet e pabese greke po i ndihmojne vellezerit e tyre edhe me harta me ngjyra e facebook

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje