Vizita e mjekut okulist apo otorino-laringologut, nëse bëhët për efekt raporti mjeksore për leje drejtimi apo veprimtarinë me armët, duke filluar nga 1 prilli është bërë me pagesë edhe për të siguruarit.
Me anë të urdhëri të lëshuar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, që mban datën 29 mars 2016, vizitat tek këto dy mjekë specialistë do të bëhen kundrejt pagesës prej 1 500 lekesh për secilën.
Deri tani, për aplikimet paguhej vetëm një raport prej 1 mijë lekësh, i cili mbetet gjithashtu në fuqi.
Urdhëri i Ministrit është shpërndarë në të gjitha poliklinikat e specialiteteve në kryeqytet dhe në rrethe.
Në këtë mënyre, raporti mjeksor, pavarësisht nëse aplikanti është i siguruar, do të kushtojë në total 4 mijë lekë.
Klan raporton se keto pagesa konsiderohen si tarifa administrative për një shërbim që ofron shteti dhe nuk kanë të bëjnë me sëmundshmërinë apo parandalimin.
Paratë e mbledhura shërbejnë si të ardhura dytësore per poliklinikat.
Pagesa për vizitën e mjekut okulist dhe otorino-laringologut si pjesë e raportit mjeksor për leje drejtimin apo veprimtarine me armët, aplikohet për herë të pare për personat e siguruar.
Normale cdo vit nje takse te re per shqipetaret.
O hajduta
Normal, qe shqiptaret do te paguaje per deshtimet e Qeverise Rama 1.
Pse kush do paguaje, Koçua ?
Vazhdojne budallalleqet e kasaj qevqerie.Keto qeveritare kenaqen vetem kur ta shohin kete popull
te vuaje dhe per buken e gojes… Bravo…bravo….
Aq mire na i bejne sa ska me,vete i votuam tani ti gezojme!