Një ish –agjent i CIA ka deklaruar në një intervistë për NBC se CIA mund ta kishte ndalur që në zanafillë IS.
Ai tha se CIA propozoi një sërë zgjidhjesh për të ndalur IS, por ato u injoruan nga Obama.
“CIA ofroi 50 zgjidhje për të ndaluar IS, por Obama i injoroi. Ai zgjodhi të investonte 40 mln dollar ënë një grup rebelësh për të rrëzuar Assadin, dhë më pas të ndërhynte ushtarakisht në Siri. Por armët e rebelëve tashmë kanë rënë në duart e IS”, tha ish-agjenti Doug Laux.
Ai thotë se CIA kishte gati platformën për të përzënë Assadin nga Siri, por Obama i besoi më shumë zgjidhjes së rebelëve të armatosur.
Ai ka nxjerrë një libër, por shumë prej fakteve janë censuruar pasi cilësohen të klasifikuara.