Zgjerohet skandali: Edhe krahu i djathtë i Putin i përfshirë në “Panama Papers”

4 Prill 2016, 17:26Bota TEMA
Zgjerohet skandali: Edhe krahu i djathtë i Putin i përfshirë

Kremlimi deklaroi se synimi i skandalit “Panama Papers”  është destabilizimi i Rusisë dhe Putin.

Por detaje të tjera po dalin në dritë.

Sipas hetimeve në skandalin financiar është përfshirë edhe Tatiana Navka.

Ajo është bashkëshortja e Dmitry Peskov.

Ky i fundit është krahu i djathtë i Putin.

Prej disa vitesh ai është sekretari për shtyp i Putin.

Tatiana Navka është një kërcimtare mbi akull dhe emri i saj rezulton të jetë i përfshirë në “Panama Papers”.

Ende ngelet për t’u përcaktuar roli i saj dhe të zbulohen lëvizjet që ka bërë, por dyshimet mbi presidentin rus sa vijnë e rriten.

1 komente në “Zgjerohet skandali: Edhe krahu i djathtë i Putin i përfshirë në “Panama Papers””

  1. rako ferra says:

    Popullit nje shishe vodke dhe tas me groshe
    Ndersa Cari me oborritaret dhe tere grupin mafioz udheheqes te tij me miliarda ne llogari bankare
    Ironia eshte se ky diktator fuste ne burg tere oligarket rus qe ishin kunder tij gjoja per vjedhje dhe pastrim parash ndersa vete bashke me perkrahesit dhe bashkpuntoret e ngushte te tij vjedhin dhe nuk dine se sa kane neper firma Of Shor ne tere boten
    Nga ana tjeter duke luajtur mire faktorin e nacionalizmit dhe imperializmit Rus merr mbeshtetjen e turmes duke luajtur me fatet e ketij populli te gjore qe gjate gjithe historise se tij ka nxjerre figura te medhaja ne aspektin kulturor por qe ne aspektin politik gjithmone kane qene ne krye te tij diktatore Car qe te vetmja gje qe u ka interesuare ka qene pushteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje