Sheshi Skenderbej do te jeté nje shesh për qytetarët, i shtruar me gurë dekorative nga gjithë trojet shqiptare, lule, pemë, shkurre dekorative nga gjithë vendi, ndriçuar nga panele diellore dhe me shatërvanë që do të furnizohen nga uji i shiut.
Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, tha sot se nga projekti fillestar janë përshtatur ndryshimet klimaterike, duke shtuar gjelbërimin.
“Kjo është pjesë e një filozofie për bashkinë, do e mbyllim këtë mandat duke mbyllur parkun e Vaqarrit, të Farkës e të Kasharit së bashku me sheshin Skenderbej”- tha Veliaj, duke e cilësuar këtë si kantierin më të madh të Bashkisë, ku do të punësohen deri në 1 mijë qytetarë vitin e ardhshëm.
Gjatë verës një pjesë e madhe e bllokut do kthehet në Pedonale, ndërkohë që për disa ditë edhe sheshi “Nënë Tereza” i dedikohet qytetarëve.
Ai kërkoi mirëkuptim nga qytetarët. “Të bëjmë minisakrificë për lëvizjet në shesh, ashtu si bëjmë në shtëpitë tona, kur rregullojmë dhomat, duhet të ngushtohemi e të alternojmë mënyrën si lëvizin”- tha ai.
DETAJET E PROJEKTIT
Projekti i prezantuar do të realizohet në 12 muaj dhe do ketë shtrirje sipërfaqësore që do të përfshijë brenda edhe pjesë të Unazës së Vogël. Për të evituar dhe minimizuar ngarkesat dhe mbarëvajtjen në jetën e përditshme të qytetarëve të Tiranës është menduar dhe planifikuar një ndarje e sipërfaqes të projektit në 11 lulishte te vogla të ndryshme. Në secilën nga këto lulishte do të punohet në mënyrë të pavarur, në mënyrë që me realizimin e secilës prej tyre qytetarët të kenë akses përdorimi, pa qenë nevoja të presin 12 muaj, të përfundimit të të gjithë projektit.
Elementët kryesor të këtij projekti, janë gjelbërimi, gurët natyral, uji që do të përdoret për shatërvanët dhe vaditjen për pjesët e gjelbëruara dhe ndriçimi i godinave rreth e qark sheshit dhe të vet sheshit. Gurët natyralë do të jenë në formën e pllakave të gurit, të trashësi 10-12 cm, që do të merren nga të gjitha trojet e Shqipërisë, duke nisur nga Tropoja dhe Kukësi, Bilishti, Librazhdi, gëlqerorët e Tiranës, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Berati, Vlorës, Krujës, Bulqizës, Prizrenit, Ersekës, Skraparit etj. Me këto gurë do të shtrohen rreth 41 mijë m2 sipërfaqe sheshe dhe trotuare.
Sa i përket gjelbërimit, projekti do të sjellë në qendrën e Tiranës, varietete drurësh dhe bimësh nga e gjithë Shqipëria. Sipërfaqet e gjelbërta do të mbillen me 900 pemë të larta dekorative, 520 drurë frutorë, 954 shkurre të larta dekorative, 4400 shkurre të ulëta dhe 35 mijë rrënjë lulesh. Një risi tjetër për vendin tonë e këtij projekti është këndvështrimi ekologjik i tij duke shfrytëzuar ujin e shiut në sistemin e vaditjeve dhe shatërvanëve. Në këtë projekt do të ketë rreth 2100 m3 rezervuare për të mbajtur këtë ujë. Gjithashtu dhe ndriçimi i godinave publike që rrethojnë këtë shesh do të bëhet me sistem panelesh diellore dhe me ndriçues të lehtë.
Nisur nga madhësia e këtij projekti dhe e lidhur kjo me grafikun e punimeve dhe planifikimin e tij, është menduar që të angazhohen rreth 950 punëtorë dhe specialistë të ndryshëm. Ndërkohë që gjatë muajve në vazhdim bashkia do të konsultohet me grupe të ndryshme interesi dhe qytetarë të Tiranës për mënyrën e realizimit të këtij projekti si dhe do të sigurojë komunikim koherent për qytetarët.
Bravo
bravo tani e morem vesh se pse po e betonizon parkun e liqenit se do boke nje liqen te madh te ceket ne mes te Tiranes . Po na ulke dhe kostot e jetes se nuk paskemi me nevoje per kepuce dimer vere uje deri ke kyci i kembes.
Tani qaftexinjte ne shesh nuk do kene fare nevoje per zgara .
I vene qoftet ne verë mu ne mes te sheshit
Ah çfare qejfi i madh…
Duket aq bukur sa realisht mezi po pres ta shohe si do dale.
ahh sa ide te bukur!
Shyqyr erdhi nje kryetar si duhet ne krye te Tiranes dhe i ktheu fytyren qytetit tone ?
Super! Po me pelqen vertet shume si ide, guret nga vende tjera shqiptare, shatervanet me uje shiu dhe shto ketu edhe faktin qe projekti i eshte pershtatur ndryshimeve klimaterike (problem madhor per te gjithe) mendoj se do jete nder projektet me te bukura qe eshte bere deri me tani ne Tirane.
Mos te harrojme qe sheshi Skenderbej eshte ne gjendje skandaloze, shume te shemtuar
Si lines
dmth lulishtja perballe muzeut, ajo perballe teatrit te kukullave dhe hapesira e gjelber prapa Skenderbeut, do behen beton?
Vetem ate minare xhdukeni se e shemton Tiranen me pellitjen e hoxhes
turp.
Ate se hoqi xhaxhi , do e heqin kta servilat qe marrin lek nga arabet ne prag fushate. Thuaj mos ndertojne me se ai eshte objekt historik i ngulitur atje dhe ska per tu hequr edhe po mos kete ngelur asnje besimtar musliman ne shqiperi .
Tirana eshte vendi ku une kam lindur megjithese rinia e jone kaloi nen diktaturen dhe ne pothuajse te gjithe ishim te varfer nga ekonomia por ne memorjen tone mbajme kujtimet me te bukura te cilat ky brez qe mund te them aspak i edukuar si ne, nuk arrin ta kuptoje se lumturia vjen jo nga qielli por nga nje shoqeri e moralshme! Tirana ishte nje qytet i paster ku makinat qarkullonin me shume ne unazen e athershme si autobuzi apo makinat qe punin si skodat apo ndonje veture e rralle tek blloku, ku sheshi Skenderbeg athere ne vitet 1970-1980 mbushesh te shtunen dhe te dielen me rinine ne xhiron e mbremjes! Te ringjallesh qetesine ne mes te kryeqytetit duke mbjelle peme dhe ndaluar ate xhiron delirante te veturave pa rendesi eshte e ngjashme me fjalet e kryeministrit z.E.Rama: sheshi eshte vendi qe i ben nje bashkesi individesh nje komunitet! Kjo pune e kryebashkiakut meriton respekt bravo chapeau(ne shqip me i heq kapelen)!
Fasada e sheshe beton i gjalle tipik ne cdo shesh qyteti. E ca shatrivane pa basen ku lahen lypesit e ku pine uje qente. Sdel dot nga vizatimet kryeministri yne i quan piktura pa jete gjerat. Basha si lines e beri dihet dhe ky shesh eshte me i mire po tipike nje mendje ne cdo qytet nje shesh betoni ca shatrivane pa basen. Vula e Rames kjo ku tregon anen vizatimore te tij dhe zero ekonomine.
Ca super thoni ju o minj bashkie. Nuk e kuptoni sa probleme krijon ky projekt prandaj ka dale dhe Rama vete duke fol qe ta mbroj. Mbyllja e Sheshit eshte katastrofe per trafikun ne Tirane. Plani ka qene perhere qe sheshi te behet oborri personal per ca kulla qe do ndertohen verdalle tij e nuk ka asgje te bej me hapesirat publike te qytetit.
Mbi te gjitha, te nisesh kete projekt pa asnje konsultim me qytetaret eshte autoritarizem i paster. Nga shteti kerkojme drejtesi dhe ligj, nuk kerkojme monumente personale per ti ngritur lavdine politikaneve.
o Fato, o gomar shumtaraq. po si mor idiot i kohërave moderne nuk të shkuan syte tek fëlliqësirat e gropave të teatrrit të ashtuquajtur modern, hotelet e rëndonta ku pallohen dhe bëjnë shëmturira lloj lloj gomaricash po të vajti syri tek minarja që thërret për paqe dhe zhdukjen e injorantëve si puna jote_???
Ik o taleban hoxha nuk therret po pellet, pastaj ç’fare dreqi do ajo xhami perball Skenderbeut!
Erion…….Go Ahead !
Sigurisht projektin e ka bere “Atelier 4”
Qender moderne si ne kryeqytetet Europiane por me teper duhet punuar per edukimin e qytetareve.
U DUHET KY SHESH PER MITINGJE QE NJERZIT TE DIGJEN SI ZHAPIKU ATY….PIRDH PIRDH SE LIROHESH
Sheshi shesh duket i shemtuar. Gjithe ai shesh bosh? Ne qender te tij duhet pa tjeter nje objekt arti, arkitektonik dhe mjaft i larte. Kulle Eifel, Hark Triumfi, Statuje e Lirise, apo nje monument i vecante qe simbolizon Shqiperine ne mijra shekuj. I lartesuar ne nje bazament te gjere rrethe e rrotull me shkallare ku ne vere te ulet populli rreth saj.
Çfare është ne Shqip ‘ Pedonale’?
Ne shqip “Pedonale” do te thote betonhale.
Eshte bukur, por KUJDES
Në vere do te jete shume NXEHTE qe njerezit te QENDROJNE NË SHESH dhe ta shijojne ate gjate gjithe dites. Do te jete shume veshtire gjithashtu per kembesoret (ne vere gjate dites kur eshte shume NXEHTE) per te kaluar nga njera ane e sheshit në anen tjeter.
Kesaj duhet dhene nje zgjidhje praktike, qofte dhe me peme te vendosura në vazo te medha betoni.
Me falni per injorancen time po do doja te kujtoja disa komentuse qe na thone per sheshet evropjane, mesa di une sheshet ne Pariz, dhe bruksel kane nga 150 vjet pa u ndryshuar, sheshi i Shen Markut ne Venecja diku 500 vjet, sheshi i Shen Pjetrit 1500 vjet e keshtu me radhe, me gjeni nje shesh ne Evrope qe brenda 25 vjet ka ndryshuar 5 here, me gjeni ndonje bashki ne Evrope qe do vidhte taksapaguesit 5 here brenda 25 vjeteve, po ne qofte se mbas 4 vjetesh bashkine e fiton ndonje lali tjeter prape do beje shesh tjeter, po sa peme e shkurre na e thate do mbillen sa metra gure na e thate qe do shtrohen po kostumin e lekeve qe do paguajme perse nuk e pashe gjekund apo se ato jane djersa dhe gjaku i qytetareve dhe si te tilla jane te parendesishme, perse te mos rrije sheshi sic eshte dhe ato leke ti investojme ne te mira materiale per qytetaret e varfer dhe te pamundurit e Tiranes, turp te keni hajdute ordinere turp……………..,
Respekte DIA. Kjo qe thua eshte mese e vertete.
O dia, po rikonstruksion sheshi do te thote tender, tender do te thote para, e para do te thote pushtet. Prandaj me keta pushter te palopolitikes, jo 25, por 50 vjet ket pune do kete sheshi, do nderroje forme nje here si lines, nje here si tampon, nje here sipas imazhit medioker te studiove belge apo franceze qe angazhon corapekuqi me shitesin e fiqve me parat e taksapaguesve! Per fat te keq shoh shume komentues qe thone bravo! I genjen si femije nje pikture me ngjyra dhe yrraa! Vetem nje naiv apo i trashe mund te genjehet nga nje pikture! A e kuptoni o teleshmene se pse po na rriten taksat ne qytetareve te tiranes! Ja per keto dhe te tjera afera, qe te justifikohen “projektet” dhe tenderat qe vijne me ta! Arrini ta kuptoni se nje projekt pa konsultim me komunitetin eshte i njeanshem dhe abuziv? Arkitektet italiane kur projektuan qendren e tiranes, ate shesh e lane te aksesueshem nga te gjitha anet? Atehere ne emer te kujt po mbyllet e betonizohet kaq shemtuar? Bashke me projektin perse ti erjon nuk iu ben te ditur qytetareve edhe faturen financiare? Ke te genjen mendja se po impresionon me piktura maketesh?? Ptuu
vetem ne shqiperi prishin dicka qe vlen per te bere dicka tjeter qe vlen.
Ato lek qe jan hellur per te modernizuar sheshet e agallareve shqiptare, sepse sipas statistikave, ndertesat perrreth qendrave te qyteteve te medha jane blere nga agallaret shqiptare, qe jane (kryetaret e Bashive), pasi i blene me dy lek, tani po modernizojne sheshet qe tu ngrihet vlera.
Me ato lek mund te ndertoheshin dhjetra sheshe te reja ne te gjithe shqiperine, shkolla, spitale e rruge te tjera.
Bythen perpjete e koken ne ferre si strucat po e bejne shqiptaret, koken neper ferra per te kerkuar per te hengur mbi 80% ndersa te tjeret i kane leket te Parpa…..
Shume dakort me rindertimin e sheshit ,por nga cdi une shesh me stola e peme nuk ka askund.Vetem po e quajten lulishtja Skenderbej.Sheshet sidomos ato te qyteteve italiane jane te mbyllyr ,me ndertesa historike rredh e qark e me sherbime te vogla si p.sh mini bare ,dyqane lulesh ,suveniresh.Mendimi im ,mund te jem gabim
Po projekti ngjason me sheshin e parlamentit ne berne dhe sheshin e kombeve gjeneve
Sheshi kryesor eshte i nevojshem te jete i bukur e i mirorganizuar pasi eshte identifikues per qytetin aq me teper kur eshte dhe kryeqytet.Mqs ra fjala na hidhni nje sy ne tek http://www.tiranaestate.al se kemi disa opsione te mira nga ajo zone
Per kulloten skane menduar. Ku do te kullotin bagetia.
Quhen “miroir d’eau” (pasqyre uji) dhe i gjen gjithnje e me shpesh ne pothuajse çdo qytet te Frances. Krijojne atmosfere shume te kendshme atje ku ka beton. Sherbejne edhe si dushe pa pagese ne vere… mbase per muxhahedinet “e shumepritur”…Ne Bordeaux eshte nje mrekulli, por edhe ne Nantes e Nice.
Pyetje: Per hir te se vertetes Sheshi I Tiranes, nuk eshte keq edhe keshtu sic eshte, peme ka…ato leke qe do te harxhohen per kete shesh, perse nuk perdoren per rikostruksionin e Muzeut Historin (mozaiku po bie cope cope), apo te Teatrit Operas dhe Baletit qe I ka per faqe te zeze shkallet, apo piramides qe shte per turp…leqe trafiku do behet nje ferr I vertete…
Projektin na thoni kush e ka ber apo Bolson and Wilson dhe Atelier 4qe kan blloku gjith projektet ikni mor pirdhuni u mbarun gjith arkitektet ee vetem kta na paskan ngel!!!!Ndani paret bashk ndaj skeni byth me marr te tjer arkitekt turp i Zotit ….fusja sheshit tani prit te shofim ca do ju bjer ndermend me von….plaset se vjedjuri njerzit e shkret qe skan buk me honger dkan spitale e maternitete ku te lindin ju boni sheshet dhe kullat…..yyyyyy
Cben moj ruke
Po bej buke
Keshtu shkoj dhe puna e sheshit. Kush kryetar bashkie vjen dhe e ndryshon dhe shpenzon miljona tw tjera kue varferia shtohet
Ç’është more ky plan për sheshin që i zhduk nga syri gjithë ndërtesat e sheshit, që janë karakteristike dhe historike?????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Nuk kompensohet parku te kisha e shën Prokopit me këtë pemishte frymëzënëse, më keq se ç’është. Pale të mendosh që edhe piktori kryeministër as i ka shkuar mendja për ndonjë vepër arti skulpturale në gjithë atë hapësirë. TUUUUUUUUURP!!!!!!! Në vend të qytetëroht edhe provinca, po provincializojnë qëndrën e Tiranës. Për këtë të protestojnë ata sigurimsat e bijtë e sigurimsave, që venë protestojnë te kodra e kishës.
SHESHI PO NUK KA UNAZEN DHE NENKALIME NGA POSHTE NUK KA FUNKSION…!!!!!!!!!!!!!
Si ka mundsi qe ne sheshin Skenderbe te jet edhe xhamija e pushtudve otoman !
Pse nuk i rrzoni ato xhami qe te jet Skenderbeu i lire.
Aty me teper ka beton .Pemet do freskojne muzeun dhe banken.Ai benton ne qender ne temperaturen 45 grade ne Tirane eshte furre….per plazh.
Paskan harruar te vene rete artificiale – ato te shkaktuara nga avionet e NATO-s qe njihen me emrin famekeq “chemical trails”.
Po hajde se s’ka gje, mjaft t’i sigurosh llomkat e dites popullit e ky s’ben ze fare!
Hallall Eriono, ta bofte zoti drite, jo si ai lulushja qe le Tironen ne pike te hallit dhe ka goje dhe flet.
Ne gjithe ate sheshe te madh, medoj se do kishte nevoje per nje obelisk te larte ne qender te sheshit me tre figurat me perfaqesusese te Kombit dhe te besimeve tona fetare: Naim Frasherin, Fan Nolin dhe Nene Terezen.
Mendoj se ne ate shesh aq te meadh, ndoshta do ishte e arsyeshme te vendosej ne qender te Sheshit nje obelisk i larte, me tre figurat me perfaesuses te Kombit dhe te besimeve tona fetare: Naim Frasherin, Fan Nolin dhe Nene Terezen.
Sjellin guret dhe falin trojet..
Mire e kane, te pakten tju lene shqiptareve dicka qe te thyejne koken.
Keta komentuesit e entuziazmuar per sheshin e ri Skenderbej , harrojne qe ai do te ngrihet me parate e grabitura nga xhepat e qytetareve nga xhaxhi Erion Veliaj qe nuk ka mbushur as 1 vit nga drejtimi I Bashkise.
– Parate e gjoja ” indeksimit ” te biletave te autobuzave.
– Parate e taksave qe shumefishoi ne tirane per bizneset.
– Parate e rrjepura nga tarifat e kripura te parkingjeve.
-Parate e gjobave qe ju mbledh pleqve qe shesin sallate neper rruge.
– Parate e taksave te cuditshme si taksa e arsimit , apo taksa e shumefishuar e banesave..etj.
Xaxhi Erioni eshte bere e kunderta e Robin Hud-it. Ai vidhte te pasurit per t’jua dhene te varferve , kurse ky vjedh te varferit qe te beje sheshe moderne apo bulevarde ku ata qe jane te mesuar me lluksin sigurisht do te defrejne.
Xhaxhi Eri del ne TV duke perkedhelur qente e rruges , te cilet nuk eshte se kerkuan ndonje ndihme prej tij se ia dalin vete te mbijetojne. Por kur erdhi puna tek ata te shkretet tek treni qe ju prishen shtepite dhe u demshperblyen me qindarka , xhaxhi Eri nuk doli tu qante hallin por na tundi para syve ligjin.
Turp !
Jeta e nje njeriu te vetem ( edhe me I humburi I njerzve ) ka me shume rendesi se 1 shesh apo 1 boulevard lluksoz. Sic kemi jetuar deri tani pa ate lloj sheshi modern , mund te jetojme akoma. Ato leke perdori te gjitha per qytetaret ne nevoje.
Paskan harruar nje detaj fare te vogel koston e parashikuar prej 7-8 milione eurosh e cila edhe mund te tejkalohet. Lali Eri sikur qahej se nuk kishte para per te bere gjerat ama para per keto vickla paska qe c’ke me te.