Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo” në Report TV, ka folur hapur për projektet e tij në drejtimin e Bashkisë më të madhe në vend.
Veliaj u shpreh qartë se nuk do të lejohet ndërtimin i godinave 17 katëshe tek diga e Liqenit Artificial, një leje kjo e dhënë Lulzim Basha.
Ndërsa procesi po ndiqet në rrugë gjyqësore, kreu i Bashkisë së Tiranës siguroi se nuk do të ketë një ndërtim të tillë te diga e liqenit.
Për çështjen e shumëdebatuar të ndërtimit të pallatit 13-katësh tek Fakulteti i Ekonomisë, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj tha se leja është dhënë nga paraardhësi i tij në Bashkinë e Tiranës.
I pyetur në lidhje me proceset e brendshme në Partinë Socialiste dhe për garën në postet drejtuese në partinë më të madhe në pushtet, Veliaj shprehet se nuk ka asnjë ambicie për Sekretar të Përgjithshëm apo ndonjë post tjetër drejtues.
Nga ana tjetër Erion Veliaj thotë se jashtë orarit zyrtar të punës në Bashkinë e Tiranës, gjatë kësaj jave do të angazhohet në strukturat e PS për të ftuar të gjithë socialistët të marrin pjesë ne referendumin e 9 prillit.
Mire mo Erjon, leje ka dhene Basha per 17 kateshat te diga, leje ka dhene po Basha per 13 kateshin te Ekonomiku. Pse te parat i ndalon dhe te dytin e lejon? Pse nuk e pezullon edhe 13 kateshin? Kushdo qe e njeh zonene aty dhe kalon te Rruga e Elbasanit e kupton menjehere çfare monstre do jete ai 13 katesh. Leqe do bllokoje edhe trafikun, bej hesap nga nja makine per apartament + lokalet poshte, ai monster ka nevoje per nje rruge me vete, paralel me Rr. e Elbasanit. Pse i ben keto budallalliqe o Erjon?
Sepse ka marre paret shefi Erjonit.