Ish- xhihadisti shqiptar rrëfen odisenë siriane

5 Prill 2016, 18:58Rajoni TEMA

Albert Berisha, një ish xhihadist kosovar i cili udhëtoi për të luftuar në Siri, u shfaq para një gjykate në Prishtinë të hënën për të ritreguar versionin e tij të historisë dhe për të deklaruar se është i pafajshëm.

Berisha, i cili është diplomuar për shkenca politike në Universitetin e Prishtinës dhe ka një master nga Universiteti i Tiranës, u arrestua në vitin 2014 dhe u akuzua për pjesëmarrje në një organizatë terroriste. Kjo vepër penale dënohet me minimalisht pesë vjet burg.

Berisha tha se ai shkoi në Siri nga 6 tetori deri më 20 tetor 2013 për të ndihmuar opozitën e Sirisë në luftën e tyre kundër regjimit të Bashir Al-Assad, por nuk mori pjesë kurrë në luftime.

Kur mbërriti në Siri, ai kërkoi të bashkohej me formacione të përbëra nga shqiptarë “për të shmangur barrierat e gjuhës” dhe u dërgua të takojë Lavdrim Muhaxheri, komandantin e shqiptarëve që luftojnë për ISIS.

“Betohem në Zot se nuk pata dëgjuar kurrë për të dhe nuk isha takuar kurrë më parë me të,” tha Berisha kur prokuroria e pyeti nëse e njihte Muhaxherin që më parë.

Berisha pretendoi se ai kërkoi në internet për rreth dy orë kur disponohej energjia elektrike, duke u përpjekur se ku kishte përfunduar dhe pas kësaj i doli përpara një video e Muhaxherit.

“Atëherë unë kuptova se isha pjesë e organizatës së Shtetit Islamik dhe vendosa të largohem prej aty e të bashkohem me grupin Ahrar al-Sham,” tha Berisha.

Për shkak se arratisja nga ISIS po rezultonte e pamundur, sipas Berishës, ai përdori Facebook për të kontaktuar një shok në Kosovë dhe për të organizuar një plan ikjeje.

“Ai më dërgoi pas kësaj një SMS ku shkruhej se një familjar i imi qe sëmurë dhe unë duhej të kthehesha në shtëpi, të cilën e përdora si justifikim për t’u kthyer në Kosovë,” tha i dyshuari para gjykatës.

Berisha pretendoi se pas kësaj u bashkua me Ahrar al Sham, duke thënë se ai kishte kontrolluar edhe listën e organizatave terroriste të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për t’u siguruar se ky grupim nuk qe në listë.

“Grupi mbështetej financiarisht nga Katari, Arabia Saudite dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë me armë nga SHBA,” tha Berisha.

Ndërsa Ahrar al-Sham nuk figuron në listat e organizatave të klasifikuara si terroriste në Perëndim, ai klasifikohet si i tillë nga Iraku, Siria, Irani dhe Rusia. Burime të tjera thonë se ky grupim ka lidhje me Al Nusta – degën e Al Kaedës në Siri.

Berisha tha se kur ai u kthye në Kosovë pasi Muhaxheri i dha atij leje për të ikur, një shqiptar nga Shkupi i pati thënë atij se “rekrutët e tjerë shqiptarë te ISIS qenë penduar që nuk e kishin vrarë” atë.

Berisha tha se ai kishte kaluar shumë pak kohë me Ahrar al-Sham për shkak të tensioneve në rritje mes tyre dhe formacioneve luftarake të ISIS dhe se ai nuk dëshironte të bëhej pjesë e luftimeve mes dy formacioneve.

Rreth 100 vetë janë arrestuar në Kosovë që nga shtatori 2014 me akuzën e pjesëmarrjes aktive apo atazhimit me grupime islamiste, përfshirë ISIS dhe Al-Nusra.

Më shumë se pesëdhjetë janë aktualisht në gjyq. Vlerësimet më të fundit të autoriteteve thonë se në total, rreth 300 kosovarë gjenden në Siri.

7 komente në “Ish- xhihadisti shqiptar rrëfen odisenë siriane”

  1. tfgs1 says:

    dhe jihadist dhe berish dhe albert………..!!!!o Zot,cmenduria sunite nuk njeh kufi………!

    1. I.Hoti says:

      Po cfare te duhet o kerme-krimbhaleje ! Pirdhuni ne Qipro >>>>>>>>>>>>>>>>>

      1. tfgs1 says:

        arapi mou,mos kujto se po me rruhet shume,por kot per …..pordhe!

    2. Mario says:

      Sa here qe lexoj gazeten tema vetem nje gje nuk kuptoj si ka mundesi qe ti mendon ne kete menyre per shqiptaret. Ti flete pa u menduar fare na tregon historine e sajuar te asaj qe ti e quan ortodoksismi. Shqiptatret jane me ordokse se ty, qe ne fjalen e pare nuk kupton por deshiron te flasesh ne kete menyre. Une si ortodoks nuk kam komplekse per myslimanet Shqiptare. Se e di qe jane me gene illire, kurse ti nuk e di nga e ke prejardhen tende. mendon se je Greek jo. kete e tregon lekura jote si cekollate,. Dhe nga kjo linde urrejtja me e madhe ndaj te njetit gene. Kur geni i falsikuar nuk pranon realitetin. Mendoj se heren tjeter te jesh me i pergatitur dhe fajin me te madhe per mua e ka injoranca jote qe eshte ulur kembe kryq e fle. Lexo ndo nje liber te hapen syte dhe leri historianet te flasin per Shqiptaret. Edhe ti shko e komento ne gazetat greke po as a tje me nivelin qe ke nuk do te pranojne se ata nuk jane si ty qe mundohen te mbiellin urrejtje. PS mos u mundo te jesh cinik. Analfabet funksional me dukesh.

  2. e verteta says:

    bravo koqevari edhe me diplome edhe kerkon ne internet per energjine ku zbulon muhaxherin ose burazerin sunit….
    po mjekren e rriti se skishte brisk apo shkuma ishte prodhuar ne nje shtet perendimor kristian….turq shqipfoles, mjaft mo….

  3. Timi says:

    Cfare jane keto plehra mor…fare e keqe …keto num jane shqiptare….cfare qelbesirash!

  4. Illyrians says:

    Digjeni te gjalle kafshen islamike arabe shqipfolese..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje