Pas emërtimit të ministrave të rinj nga Bashkimi Demokratik për Integrim, plas gallata dhe reagimet ironike në opinion. Kritikët, opinionistët dhe gazetarët, ironizuan me vendimin e BDI-së. Për shkak se bëhet fjalë për ministra kryesisht të rinj në moshë, për gazetaren Anita Latifi, BDI u shëndërrua në Bambini Demokratik për Integrim. Nga ana tjetër humoristi Hasim Sopi Memishi ka një pyetje për ministrat: “A do shkojmë me vetura zyrtare, a t’i marrim ato veturat nga Qendra?”. Ndërkaq aktivisti Alber Hani, lutet të informohet për mbledhjen prindërore të ministrave të rinj. Dëshira për të qenë ministër e ka prekur edhe aktivistin e Eco Guerila, Arianit Xhaferi. Në postimin e tij në rrjetin social “facebook”, menjëherë pas marjes së lajmit se janë zgjedhur ministrat e rinj, Xhaferi ironizon: “Kot u ktheva nga Amerika. S’më bëri askush ministër”. Edhe gazetari Bekim Laçi kritikoi vendimin e fundit. Laçi pyeti pushtetarët se si mund të akuzojnë opozitarët se janë pa përvojë politike dhe se do të dështonin pas ardhjes në pushtet, kur nga ana tjetër zgjedhin emërojnë ministra të cilët nuk i kanë kaluar të gjitha filtrat politike. Një reagim që tërhoqi vëmendjen tonë ishte edhe ai i profesorit universitarë, Selam Isejni. Në një status në llogarinë e tij në “facebook”, Isejni informon se pak çaste para kumtimit të lajmit për emërimin e ministrave të rinj, në profilin e tij ka mbivendosur fotografinë e plakut legjendarë nga fshati Llojan i Kumanovës. Megjithatë Isejni është optimistë që ministrat e rinj do të na dalin faqebardhë. Përveç reagimeve ironike, në rrjetet sociale dhe portalet elektronike pasuan edhe reagime serioze, kryesisht nga analistë dhe gazetarë kritikë ndaj pushtetit aktual. Përmes këtyre qëndrimeve, kritikohet vendimi i fundit i BDI-së, i cili sipas kritikëve është bërë me qëllim djegien e emrave të rinj dhe pengimin e rrugës së tyre drejtë perspektivës në skenën politikë të Maqedonisë.
Ermira:E shiqon se “Pallaska” JOTE NA MORI ME QAFE????qe “Qafe thefsh”????TANI TI Si Femer qe je masse kerkone te “Thesh Qafa” TE JJERA..
C´fare Qafash do te pyeste nje Shqipetare i maqedonise????Po me te Drejte se ka Qafa dhe Qafa..ka edhe “Qafe” qe ta do “C´AFKULLA” jOTE..
Sa “Injorante” qe mbetem ne Shqipetaret qe merremi me “Pallasken” tende????He ate po e Paguajne Ministrat e Shkarkuar te BDI-se…