Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka pritur sot në Moskë homologun serb, Ivica Daçiç.
Në një konferencë të përbashkët për gazetarë, Lavrov ka thënë se Rusia mbështet Serbinë në çështjet që, siç është shprehur ai, lidhen me zgjidhjen e statusit të Kosovës.
“Këto çështje duhet të zgjidhen përmes dialogut të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv midis Beogradit dhe Prishtinës. Dhuna nuk duhet të pranohet. Eksese të këtij lloji janë duke ndodhur, përfshirë sulmet kundër kishave ortodokse dhe objekteve tjera serbe në Kosovë. Po ashtu, çdo devijim nga marrëveshjet që janë arritur, është i papranueshëm”, ka thënë Lavrov.
Kosova ka shpallur pavarësinë qysh në shkurt të vitit 2008, por ajo nuk njihet as nga Serbia, as nga Rusia, të cilat insistojnë se statusi i Kosovës është ende i pazgjidhur.
Lavrov ka kujtuar edhe fushatën e bombardimeve të NATO-s në caqet serbe në vitin 1999, e cila ka pasur qëllim të ndalojë luftën e ushtrisë së regjimit të Millosheviqit në Kosovë.
“Më 24 mars, ngjarje përkujtimore janë mbajtur nëpër Ballkan për të kujtuar përvjetorin e nisjes së agresionit të NATO-s kundër Jugosllavisë. Në Serbi dhe në Rusi, njerëzit nuk i kanë harruar ato 78 ditë të bombardimeve ajrore të NATO-s, të cilat vazhdojnë të jenë një plagë e hapur në zemrat e serbëve”, ka thënë Lavrov.
Serbia mban lidhje të mira me Rusinë, edhe pse ka hapur kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian./REL
Serbeve u takon te zgjedhin;
Ose perendimin (BE-ne dhe SHBA-ne) ose me orientin (Rusine).
“Neutraliteti” eshte zgjedhje e ndrojtur me Rusine.
Ngado qe te “zgjatin duart” serbet, nuk dyshohet se i mirepresin krahapur. Historikisht nuk kane gabuar ne aleancat e tyre. Megjithese pas Luftes II Boterore ne emer te Jugosllavise zgjodhen Bllokun e Lindjes, shume shpejt u larguan duke treguar neutralitetin e tyre midis dy blloqeve. Jo vetem kaq, por luajten nje rol udheheqes per paqen dhe zhvillimin e vendeve te Botes se Trete.
Problemi eshte se shqiptaret ashtu si femijet e vegjel te “lidhur kopanec”, nuk po mund te cohen e te ecin me kembe, nuk po mund te flasin e te arsyetojne, por vetem te zvarriten e qarraviten ne djepin e tyre dhe kushdo qe vjen e i shikon, te vetmen gje qe u ben eshte nje “nani-nani”!
Ndoshta rriten nje dite dhe kuptojne se kush eshte burri i nenes dhe kush eshte perdhunuesi i saj!
Serbise i kushtoi shtrenjte perplasja me perendimin dhe Ameriken sic i ka kushtuar historikisht Greqise.por Serbia ka nje avantazh se ka nje aleat te fuqishem si Rusia dhe kete e perdor per ti bere presion evropes per ceshtjen e Kosoves apo ceshtje të tjera.Polotika e Sebise ndaj evropes eshte terhiq mos e keput.Kosova NUK kthehet me mrapsh kurre
Greqia nga krahu tjeter eshte si ajo bucja e vogel qe s’e ka problem ti lepihet kujtdo qe i hedh nje koske,perfshi ketu Rusine,Kinen apo dhe Turqin biles kjo prostitiute e vogel arriti deri aty sa te kercenoje vjet edhe vete NATO n ku dhe ben pjese per venjen te bazave te saj ne dispozicion te Rusise gje qe nuk u pa me sy te mire sidomos ne Amerike.
Greqia s’ka asnje vlere per askend pervec djathit dhe ullinjve,nuk ka asnje peshe asnje rol.
fuck rusia fuck serbia, rroft SHqiperia etnike
He tlumt goja bre
undefined
Kosova nuk ka nga se te frikesohet me,
Serbet dhe Ruset mundohen te ngushellojne njeri tjetrin sa here qe behen bashke.
Kosova eshte shtet,pyetja eshte se a do te bashkohet me Shqiperine meme apo jo.
Problemi sot ne Kosove eshte paqendrueshmeria politike dhe korrupsioni,por dhe keto nuk i lekundin dot themelet e shtetit Kosovar.
Serbia e kishte dhe nuk e mbajti dot,keshtu qe tani vetem te lehin munden……