Shkrimtari Kim Mehmeti, me nje gjuhe te forte eshte shprehur per dritare.net se “sulmuesit dhe mbrojtesit ne kete superdebat qe ka mberthyer opinionin mbareshqiptar, me shume se e sqarojne, i prishin pune çeshtjes shqiptare.
Ja çfare thote ai per dritare.net:
“Të gjithë mendjehapurve dhe mendjendriturave të civilizuara, që mbrojnë të drejtat e femrave shqiptare duhet thënë: zonja dhe zotërinj, ne nuk merremi me të drejtën e çdo burri dhe gruaje, që të shkojë në krevatin që e pëlqen dhe e as me mënyrën si i manifestojnë kënaqësitë që ndjejnë; madje mund të jetë se ne s’jemi me asgjë më të mirë se ata që i kritikojmë, por ne nuk e kemi në duar fatin e popullit dhe andaj kemi të drejtë të shpalosim fytyrën e vërtet të atyre që vendosin për të ardhmen e fëmijëve tanë, fytyrën e atyre që janë lehtë të shantazhueshëm dhe të pafytyrë, të atyre që gjithë neve na çuan në shtretërit e policisë maqedonase dhe të VMRO-DPMNE-së! Andaj mos u ngutni në përcaktimin e modelit të femrës shqiptare në Maqedoni dhe na lejoni që edhe ne të prapambeturit dhe ‘islamistët’, ta shfrytëzojmë të drejtën tonë dhe t’u themi bijave tona se nuk është vlerë civilizuese të ndërtosh karrierë nëpërmjet krevatit si dhe, të jenë të kujdesshme kur anëtarësohen në ‘maço’ partitë tona, ngaqë shpeshherë, drejtuesit e tyre nuk të përkrahin pse je e mençur apo e aftë, por pse duan t’ua zbukurosh ditën dhe natën!” /dritare.net
Kim mehmeti e paska futur nje kunj per ne ketu ne tema !me fjalet te “prapambeturit “dhe islamistet “,,,shenje kjo qe edhe kimi i lexon komentet tek artikujt e vet ketu ne gazeten tema
Ti, mund te mos jesh me i mire. Une jam.
Analiz shum e sakt,je i madh Kim Mehmeti
Aq mire ben Kim mehmeti qe i lexon komentet, or mik,
aq me shume kur kane te bejne me bisedat me te apo shkrimet e tij.
Se, Kimi eshte sistem i hapur, nuk eshte mendjembyllur, si opinionberet e Tiranes’
Se Kim Mehmeti eshte i vetedijshem dhe i pergjegjshem per misionin e fjales,
dhe beson se te tere ne jemi nen kqyrjen buzeqeshese te Zotit, nuk eshte ateiste si dialektiket materialiste te Tiranes qe jane shnderruar ne konservatore qysh ne moshen 33 vjec te tyre!
Kimi nuk habitet me te drejten e secilit per te besuar apo jo, madje eshte i miresjellshem edhe me ca te Tiranes qe duke qene kunder shtypit on line ose komenteve anonime dalin kunder makinave e patentave private, pra duan qe ne rruget e mendimit e te fjales se lire shqiptare te kete vetem…makina zyrtare, shteterore!
Se paku Kimi nuk ben si opinionistet e politikanet e tiranes qe i shtojne vete komentet anonime pro Vetes se tyre dhe kunder kundershtareve te tyre!
Ti Kim, mund te mos jesh me i mire. Une jam, e them me bindje…
Tema, edhe një herë mbi çensurën tuaj:
Nga 5 komente të postuara për këtë shkrim-perifrazim të Kim Mehmetit keni çfaqur vetëm një koment të WEB të postuar që më 31 Mars, në orën 8:14 pm (Para 16 orësh, tani që po shkruaj këto rradhë)
Doni t’i dilni krah orgazmës dixhidale të deputetes Ermira Mehmeti me zv Kreministrin e vet?
Është e kotë. Ajo është e pambrojtëshme, pas çdo arsye të reshtohet, nga kushdo qoftë, përfshirë edhe arsyen formale më moderne se ajo është e lirë të bëjë orgazma me kë, ku dhe si të dojë.
Pambrojtëshmëria e saj nuk ka të bëjë fare, as me paemancipimin e shoqërisë shqiptare, as me maskulizmin e saj, as me mbrojtjen e politikanëve shqiptarë nga sulmet dhe denigrimet e pushtetit okult maqedonas.
Kudo, në çdo vënd nga më të emancipuarit dhe liberalët e Perëndimit qoftë, kjo do përbënte një skup, një kërkesë unanime për dorëheqje dhe një fund të karierës politiko-sociale të çdo kujt.
Ju si gazetë, do i shërbenit më mirë interesave jo të parëndësishme të shqiptarëve, nese do të ivestigoni dhe sillni në dritë një fakt interesant dhe gjasat e lidhjes së dy dukurive: Ermira Mehmeti ka qënë në dijeni të regjistrimit dhe me gjasë, nën shantazhin se ky regjistrim do të bëhej publik, të paktën qe nga 26 Janari i këtij viti dhe, pak ditë më pas, Ermra Mehmeti braktis votimin për Kosovën në KE dhe ja mbath me arsyen banale se humbiste biletën e avionit.
Ja pse, është ndryshe kur Çiljeta bën orgazëm dixhital dhe i publikohet regjistrimi(dhe i shtohen fansat dhe like-t në rrjetet sociale) dhe ndryshe kur një deputete që ka një karton që kombi ja ka dhënë jo më kot, përzjen nevojat dhe perversitetet e veta seksuale me detyrat publike, qoftë edhe në interes të karierave personale që kalojnë nga seksi ( Sa ta kem bithën e mirë… nuk është dhe nuk duhet të jetë për këdo!)
Flm nëse merrni në konsideratë çfaqjen e këtij komenti në një kohë të arsyeshme!