Lamtumirë Zvicër apo Luksemburg, apo të famshmit ishujt Kajman.
Parajsat fiskale nuk janë më ato, por vende që ndoshta edhe nuk i keni dëgjuar ndonjëherë.
Pas skandalit “Panama Papers”, janë zbuluar se cilat janë parajsat e reja fiskale.
Sipas Gabriel Zucman, nga Universiteti i Berklit, shifrat e miliarderëve të depozituara në këto parajsa fiskale shkojnë në 7 trilionë e 600 miliardë dollarë.
8 përqind e pasurisë botërore.
Por cilat janë parajsat fiskale që ruajnë paratë e miliarderëve?
Sipas Zucman miliarderët po zgjedhin t’i dërgojnë paratë e tyre jo më në Zvicër apo Luksemburg, por në vende su Dubai, ishujt Sejçele, Singapor apo Hong Kong.
Por vendi më i çuditshëm nuk është asnjë nga këta.
Sipas Zucman sasi të konsiderueshme parash janë dërguar edhe në bankat e SHBA-së!
SHBA është ngjitur nga vendi i gjashtë në vendin e tretë përsa i përket depozitave offshore.
“Shumë njerëz i depozitojnë paratë në Zvicër dhe më pas i transferojnë në SHBA”, ka thënë analistja Alcie Rokhar për Bloomberg.
Por edhe nga SHBA kanë lëvizur shuma të mëdha në parasja të tjera fiskale.
Sipas analistes, 2 trilionë e 400 miliardë dollarë kanë dalë nga SHBA për t’u depozituar offshore.
Gjithçka për të shmangur taksat, dhe shtetin.
demokracija esht krim
kush s bo krim ngelet bythqim