“Panama Papers” fut në krizë Islandën, kryeministri jep dorëheqjen. Shpërndahet parlamenti

5 Prill 2016, 18:07Bota TEMA

“Panama Papers” ka dhënë efektin e saj të parë.

Kryeministri i Islandës Sigmundur Gunnlaugsson, sapo ka dhënë dorëheqje.

Njëkohësisht ai ka urdhëruar shpërndarjen e parlamentit.

Këtë e ka bërë të ditur për mediat vendore, ministri i Agrikulturës dhe Peshkatarisë së këtij shteti, i cili e ka bërë i pari publik këtë lajm të pritur. Ende pritet që kërkesën e tij për dorëheqje ta aprovojë partia e tij dhe Presidenti i shtetit, deri sa të bëhet zyrtare.

Sigmundur do të vazhdojë të jetë kryesues në Partinë Progresiste, ndërsa ministri i Agrikulturës, Sigurdur Ingi Johannsson, da ta ushtrojë detyrën e kryeministrit deri në zgjedhje të reja.

Dy ditë më parë kryeministri islandez u largua i revoltuar nga një intervistë pasi e pyetën lidhur me lakimin e emrit të tij në skandalin “Panama Papers”.

1 komente në ““Panama Papers” fut në krizë Islandën, kryeministri jep dorëheqjen. Shpërndahet parlamenti”

  1. Klimax says:

    Nuk ka dyshim qe te gjithe njerezit, politikanet ne vecanti, kerkojne te pasurohen. Po ashtu, nuk ka dyshim qe te paket jane ata, politikanet ne vecanti, qe respektojne demokracine! Ndoshta (ish) kryeministri islandez eshte nje nga ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje