Melania Trump zbret në “fushën e betejës”

5 Prill 2016, 14:10Bota TEMA
Melania Trump zbret në “fushën e betejës”

Prej muajsh Melania Trump e ndjek si spektatore fushatën e të shoqit, Donald Trump.

Por në një moment kyç të fushatës së tij, ajo ka vendosur të dalë në krah të tij.

Trump është duke luftuar për të fituar delegatët në Uiskonsin, ku po përballet me shumë vështirësi.

Ndaj Melania i ka dalë në krah në një miting dje në Uiskonsin.

“Nuk ka rëndësi nëse je femër apo mashkull. Donald i trajton të gjithë në të njëjtën mënyrë. Donald është paqësor dhe i vendosur. Nëse dikush e godet, ai i përgjigjet dhjetë fish. Donald është një lider i fortë dhe sipërmarrës i suksesshëm”, tha Melania.

Për shkak të shkuarës së saj si modele dhe faktit që ka pozuar nudo, Melania kishte zgjedhur të mos bëhej pjesë e fushatës, por duke parë që rruga për në Shtëpinë e Bardhë sa vjen e bëhet më e ashpër, ish-modelja ka vendosur të luftojë në krah të bashkëshortit.

1 komente në “Melania Trump zbret në “fushën e betejës””

  1. Kostandin says:

    Te lumte Meli !
    Me shume vota marrin cicat e tua te “rregulluara” (dhe jo vetem ato) se parruka qesharake e Don Trumpit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje