Shkullaku në Zululand: Rama ka një meritë, tërhiqet kur i bën presion populli

5 Prill 2016, 20:00Sociale TEMA
Shkullaku në Zululand: Rama ka një meritë, tërhiqet kur i

Armand Shkullaku i ftuar në Zululand tha se kryeministri Edi Rama ka ditur të tërhiqet kur një nismë e tij është kundërshtuar nga opinioni publik, duke kujtuar rastin e armëve kimike dhe ngritjen e godinave polifunksionale në hyrje të Liqeni Artificial.

Në studion e Zululand përballë gazetarit Mustafa Nano, Shkullaku foli për marrëdhëniet qeveri-media dhe sipas tij mediat janë të kapura nga qeveria, por gazetarët jo. Ai kujtoi një frazë të Mero Bazes ku në një shkrim, vite më parë, shkruante se nuk ka një gazetar që mund të shkruaj për arritjen e qeverisë. “Marr shëmbull në periudhën 2001-2002 kur qeveriste pak a shumë e njëjta mazhorancë. Mbaj mënd një frazë të Mero Bazës te Gazeta TemA ku shkruante në atë kohë që është e çuditshme që të gjitha mediat janë me qeverinë, por që asnjë gazetë me emër nuk shkruante për ta mbrojtur qeverinë, kanë më kollaj të godasin kundërshtarin, të godasin opozitën por që të dali dikush që ka peshë në opinionin publik dhe të shkruajë që ky është kryeministri që na duhet, kjo është mazhoranca që po qeveris kaq mirë Shqipërinë unë mendoj që ky është opinioni i vërtetë kjo qeveri”, u shpreh Shkullaku në Zululand për të bërë edhe një paralele me realitetin sot të bashkëveprimit media- qeveri.

Ndërsa i ndalur tek objektiviteti në shkrimet e tij, Shkullaku tha se të jesh objektiv është e vështirë por nuk është e pamundur. “Puna ime kërkon objektivitet”, tha Shkullaku.

Mustafa Nano përmendi raste në studio kur Berisha ka ofenduar apo ka kërcënuar deputetë në Parlament apo për ngjarjen e 21 Janarit Kryeprokuroren. Por sipas Shkullakut, edhe Rama është po aq banal në fjalorin e tij. “Një kostum i qepur mirë ose dalja në Vuno me atë t-shirt San Trope, nuk të bën më modern si politikan nëse ti përjashton kundërshtatët e tu nga partia, mbyll zërat opozitar dhe e shëndërron grupin parlamemtar në ushtarë të cilët dalin me rradhë, pa ia bërë fytyrën këpucë publikisht,  por ia bën fytyrën shollë po prap publikisht”, tha Shkullaku.

7 komente në “Shkullaku në Zululand: Rama ka një meritë, tërhiqet kur i bën presion populli”

  1. england says:

    Si eshte e mundur qe nuk I keni publikuar komentet per kete koke tulin?
    Askush nuk e beson se per kete palo gazetar te mos vershojne komentet negative,si duket Mero e ka marre ne “mbrojtje” kete rradhe.

  2. sonar389 says:

    Nuk eshte merite terheqja si pasoje e presionit popullor. Eshte dhicllek….Rama eshte dhic or tej. E ben cicin ke brekat. Tuc i tucave. Prandaj eshte edhe aq i frustruar sepse nuk ka bythe te beje gjene e duhur por shkon andej nga e terheqin prej hunde, tipar karaktesitik i te gjithe tucave.

    1. Axhim says:

      Me udhëheqë politikën në nje vend me sistem demokraik udhëheqësit duhet ti frigohen popullit ,ndërsa në raportet ndërkombëtare duhet të tregojnë guximin dhe përgjegjësinë para popullit.Dmth prap të kenë frikën nga politike e vet karrshi asaj që i kanë premtue popullit mbrojtjen e interest të shtetit karsh shteteve të tjera .Kështu bëhet politikë në vendet e lira që ne i njohim në Perëndim.Keni dëgjuar Kryeministri isladez dha dorëheqje pas nje demostrate dhe skandalit te PananPampers

  3. Çentrale says:

    O po ky si gazetar e ka fiksim se Rama eshte kryeminister e per vete ngeli ham ham kunder Rames

  4. TJ says:

    Pret edhe ai nje leje ndertimi, sic priste Bushati nga Berisha, qe me ne fund ja mori Fevziu, se Sandri nuk deshte! Me mediker servil vetem Bushatin dhe ca te tjere si partnere!

  5. Sami says:

    Ky qenka skandal fare!

  6. Don says:

    E pabesueshme, qe Ky te jete gazetar. Ky nuk di te class dhe ka logjike mjerane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje