Sheshi “Skënderbej” do të kthehet në pedonale ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve. Këtë të martë është prezantuar projekti, i cili do të konsultohet me qytetarët në 24 njësitë administrative të kryeqytetit.
Kryetari Bashkisë, Erion Veliaj e konsderoi projektin ambicioz, ndërsa i vetëdijshmë për kritikat siguroi se do t`i shkojë punimeve deri në fund. I pranishëm në ceremoninë e prezantimit Kryeministri Rama u shpreh se ky projekt është transformi me i madh në zemrën e Tiranes.