FOTOT/ Detaje se si do jetë sheshi "Skënderbej" për këmbësorët

5 Prill 2016, 13:36Sociale TEMA
FOTOT/ Detaje se si do jetë sheshi "Skënderbej" për

Projekti i prezantuar do të realizohet në 12 muaj dhe do ketë shtrirje sipërfaqësore që do të përfshijë brenda edhe pjesë të Unazës së Vogël. Për të evituar dhe minimizuar ngarkesat dhe mbarëvajtjen në jetën e përditshme të qytetarëve të Tiranës është menduar dhe planifikuar një ndarje e sipërfaqes të projektit në 11 lulishte te vogla të ndryshme. Në secilën nga këto lulishte do të punohet në mënyrë të pavarur, në mënyrë që me realizimin e secilës prej tyre qytetarët të kenë akses përdorimi, pa qenë nevoja të presin 12 muaj, të përfundimit të të gjithë projektit.

Elementët kryesor të këtij projekti, janë gjelbërimi, gurët natyral, uji që do të përdoret për shatërvanët dhe vaditjen për pjesët e gjelbëruara dhe ndriçimi i godinave rreth e qark sheshit dhe të vet sheshit. Gurët natyralë do të jenë në formën e pllakave të gurit, të trashësi 10-12 cm, që do të merren nga të gjitha trojet e Shqipërisë, duke nisur nga Tropoja dhe Kukësi, Bilishti, Librazhdi, gëlqerorët e Tiranës, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Berati, Vlorës, Krujës, Bulqizës, Prizrenit, Ersekës, Skraparit etj. Me këto gurë do të shtrohen rreth 41 mijë m2 sipërfaqe sheshe dhe trotuare.

Sa i përket gjelbërimit, projekti do të sjellë në qendrën e Tiranës, varietete drurësh dhe bimësh nga e gjithë Shqipëria. Sipërfaqet e gjelbërta do të mbillen me 900 pemë të larta dekorative, 520 drurë frutorë, 954 shkurre të larta dekorative, 4400 shkurre të ulëta dhe 35 mijë rrënjë lulesh. Një risi tjetër për vendin tonë e këtij projekti është këndvështrimi ekologjik i tij duke shfrytëzuar ujin e shiut në sistemin e vaditjeve dhe shatërvanëve. Në këtë projekt do të ketë rreth 2100 m3 rezervuare për të mbajtur këtë ujë. Gjithashtu dhe ndriçimi i godinave publike që rrethojnë këtë shesh do të bëhet me sistem panelesh diellore dhe me ndriçues të lehtë.

Nisur nga madhësia e këtij projekti dhe e lidhur kjo me grafikun e punimeve dhe planifikimin e tij, është menduar që të angazhohen rreth 950 punëtorë dhe specialistë të ndryshëm. Ndërkohë që gjatë muajve në vazhdim bashkia do të konsultohet me grupe të ndryshme interesi dhe qytetarë të Tiranës për mënyrën e realizimit të këtij projekti si dhe do të sigurojë komunikim koherent për qytetarët.

17 komente në “FOTOT/ Detaje se si do jetë sheshi “Skënderbej” për këmbësorët”

  1. ILIRET says:

    Gjithe ai shesh do te jete bosh? Duhet te kete nje veper arkitekturre ne mes. Dicka qe simbolizon Shqiperine dhe shqiptaret neper shekuj. Ose nje kulle Eifel panoramike. Nje hark triumfi. Nje statuje lirie.

  2. strangjisti says:

    po pse s bejn metro nen shesh kt trapat?! dhe gjith tafiku do ishte happy.

  3. marie says:

    nga shiu ne bresher,betonizim vetem betonizim,beni nje gje te bukur me gjelbrime se pastrohen mushkerite e qytetit,sidomos ne kto kohe te arta qe dhe ne halè shkojme me makina!

    1. Elton says:

      A tu fuste betoni mu ne rreze te bythes. Sdini gje tjeter,shyqyr qe keni mesu nje fjale.

  4. Fani says:

    Per mua ky projekt eshte nje SKANDAL i vertete dhe behet per qellime mediatike!
    Pervec se per mitingjet e partive,cfare mund te bejne njerezit ne kete shesh?
    Mire druret po i mblidhni nga e Gjithe Shqiperia,sikur do beni Lidhjen e Prizrenit,po SKENDERBEUN mos valle do ta degdisni sic bete me nene Terezen???
    Mire sheshin Skenderbej e rrafshoni dike harxhuar miliona,po gjithe ate lulishte super te madhe prapa teatrit te operas,PSE NUK E BENI SI KETE SHESH,bile me shpenzime 10 here me pak???
    Erion Veliaj dhe Edi Rama!
    Thirrini mendjes se po beni gjera vetem me koken tuaj!
    Pse nuk beni transparente konkurimin e projektreve te ndryshme qe qytetaret te bejne edhe gjykimin e tyre?
    Apo e keni zgjedhur vete qe te keni te sigurte KAFEN E XHEPIT???
    SKANDAL!
    SKANDAL!
    SKANDAL!!!

  5. vala says:

    Nuk po e shoh gjekundi Skenderbeun…

    1. cun Tirone says:

      Veliaj ka hapur vendin per Edi Tramen

  6. Improvizimi says:

    Per mendimin tim sheshi Skenderbej duhej konceptuar te behej duke shembur Pallatin e Kultures,nje ndertese qe ka zaptuar gjithe ate teritor dhe jo funksionale.Lere pastaj me nje arqitekture qe flet per asgje.
    Si gjithmone,nuk beme kurre nje gje te miremenduar qe ti rezistoje kohes.Vetem improvizojme sipas deshirave te politikes se dites.

  7. Realisti says:

    Sheshi nuk nderrohet sa here nderrohen qeverrit.Ne rast se vertet ai duhet bere, te kihet parasysh qe te jete funksional per te pakten 50 vjet. Te shikohen ne perspektiv ndryshimet qe do te pesojne ne te ardhmen sistemi i ndertimeve, arkitektura,te mendohet si mund te jete Tirana pas 50 vjetesh e tjer.Pra, te parashikohet dicka qe t’ju lihet brezave te atdhshem.Te paret tane na lane kalat sepse ato dinin te benin per kushtet e tyre, po Ne c’fare do t’ju leme brezave? .Prandaj mos te bejm ndertime sot per sot . Kur vjen puna per keto gjera pushtetaret duhet ta mendojn se fitojn me shume kur lene emer te mire se sa ato parat qe mund te fitojn sot nga nje pune e pa studjuor mire. Flm.

  8. Ardjani says:

    Metoda te reja per te pronesuar parate e taksave, me fjale te pakta – vedhje !

  9. toni says:

    projekt koti dhe i shemtuar. ne mes te korrikut apo gushtit vdes te kalosh ne ate shesh nga super nxehtesia e tij. me mire do ishte te behej nje park me shume peme dhe ambjente defrimi per te rritur dhe femije te pakten do sherbente per dicka dhe do mblidhte shume njerez

  10. Jak-Boston says:

    Ai shesh nuk do rregullohet kurre derisa aty te vazhdojne te qendrojne ne kembe dy ndertesat me te shemtuara te stilit sovjetik pallati i kultures dhe muzeumi kombetar.
    Jam ne favor te funksioneve qe te dyja ato ndertesa kryejne por nuk jane ne vendin e duhur.
    Muzeumi duhet te behet rishtas ne tjeter vend mbase a dej nga stacioni i trenit.
    Po keshtu edhe stadiumi kombetar duhet te behet ne nje vend larg qendres ku te kete qasje edhe treni edhe autostradat dhe te jete vend I hapur qe te kete dhe vend parkimi rreth e qark.
    Cdo investim qe eshte bere dhe po behet deri tani bazuar me kriteteret e komunizmit eshte shperdorim fondesh per xhepat e politikaneve dhe bizneset e lidhura me ta.
    Shqipetaret per keta gjera duhet te ngrihen ne kembe pasi te gjitha shpenzimet koti qe behen jane leke qe mund te perdoren per shkolla, spitale rruge dhe lulishte.
    E di qe shume nga ju sdo jene dakord me mua por kjo ka te beje me konceptimin e gjerave dhe se sa vizionare jeni.
    Kur te ndertohet dicka duhet te kete jete te pakten 100 vjet ne te ardhmen dhe jo si sheshi Skenderbej qe sa here nderrohet kryetari i bashkise fillon gropa perseri. Nuk mbahet mend sa here eshte rregulluar vetem mbas 1990. Nese ata leke do ishin grumbulluar sot do ishim ne gjendje te kishim nje shesh tjeter ne Tirane me te mire se ai qe kemi dhe jo vetem kaq po te pakten do kishim dhe dy sheshe.

  11. ZZZZZZZZZZZZZ...... says:

    SHESH PA PIKE MENDIMI DHE FUNKSIONI VETEM PER TE DAL KALAMAJTE ME KAROCA E PATINA SIKU SKISH VENDE TJETER SI PSH PAS PALLATIT TE KULTURES….PO NJE METRO ME QENDER TREGTARE POSHTE DO I JEPTE FUNKSION DHE FRYMEMARJE SHESHIT ME KALIME NGA POSHTE NE TE KATER ANET ETJ……SI SDOLEN NJWEHERE CA BURRA ME MENDE NE KETE VENDE XHANEM…?????!!!
    PO TE GJITHE HAJDUTE ….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!??

  12. ILIRET says:

    Edhe nje here. Mendohuni mire. Cfare do te beje turisti huaj ne ate shesh bosh? Ne qershor, korrik, gusht dhe shtator ai shesh do te jete bosh. B O S H. Sepse te djeg guri.

  13. maxi says:

    Kjo eshte nje fatkeqesi e madhe per kete sheshe ,nje betonizim turpe ,turpe.Titanasit nuk do lejojne kete monster….Po merrni more shembuj nga fqinjte se si behen sheshet,mos fluturoni ne ajre .Keti velis beton i eshte bere mendja,shporro se do te shporrim ne.

  14. maximus says:

    kur te behet bajram novruzi, gjithe ai shesh te gjithe me bythe perpjete, edhe ujin e paskan , shatervan me uje shiu per te lare kembet qe u vijne ere , hiqeni ate xhami qe aty , ose nqs nuk e hiqni , hiqni TE MADHIN GJERGJ KASTRIOTIN. se late nam o njerez qe moret me qafe brezat e ardhshem, qe do te vriten njeri me tjetrin.

  15. trojani says:

    Sheshi eshte mire te behet dhe uroje mos te mbetet ne maket.
    Megjitheate eshte nje mundesi me teper per bathoristat e partise Pe)Deraste per te protestuar, disa me larte e kane nisur protesten,
    pritet tu bashkohet plaku mere me thuthuqin palo(qja)ka dhe indiana Jones (strazimiri)me koburen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje