Një investigim i një gazete vendase ka hedhur dyshime se zyrtari i lartë i Bankës Botërore në Shqipëri Dejvid Misho është përfshirë në një veprim korruptiv për përcaktimin e kompanisë fituese për ndërtimin e ujësjellësit të Durrësit.
Misho ka lobuar për një kompani gjermane e cila kishte mangësi serioze në dokumentacion ndërsa nuk ka miratuar propozimin e komisionit për vlersimin e ofertave për një kompani të njohur botërore në fushën e ndërtimit të ujësjellsëve në mbarë botën.