Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Artur Kurtit mbrëmjen e djeshme.
50-vjeçari mësohet të ketë qenë i lidhur me një vajzë 25-vjeçare.
Madje ajo ka qenë edhe shtatzënë.
Ka qenë pikërisht kjo arsyeja përse bashkëshortja Shpresa Kurti i kishte kërkuar divorcin.
Por Artur Kurti e kundërshtonte divorcin dhe për këtë arsye e ka dhunuar disa herë.
Ka qenë pikërisht dhuna ndaj bashkëshortes shkaku i konfliktit të djeshëm ku Artur Kurti mbeti i vrarë.