Sali Berisha thotë se nuk e ka takuar kurrë Ismail Mulletin, biznesmenin e parë shqiptarë të përmendur nga dosja e denoncimeve të Panamasë dhe thotë se ai nuk ka qenë i pranishëm në bisedimet me kompaninë GFI për koncensionin e firmosjes së karburantëve.
Në një bisedë për Top Channel, Berisha thotë se është garant vetëm për familjen, dhe jo ish-ministrat e tij.
Pyetje: Pas publikimit të e-maileve nga Panama Papers është përmendur edhe emri i Ismail Mulletit, siç thuhet një nga ish-ortakët e shoqërisë Shqiponja dikur në pronësi të Partisë Demokratike. A e njihni ju këtë person?
Berisha: Problemi është se, Ismail Mulleti është një biznesmen, deri tani i regjistruar si dhjetëra mijëra të tjerë biznesmenë, në ato që duhen “parajsa fiskale”, të cilat janë shumë të fuqishme brenda kontinentit tonë, brenda hapësirës së Bashkimit Europian dhe në mbarë botën. Deri këtu, Ismail Mulleti ka kryer një veprim ligjor. Ku qëndron çështja tani. Duhet të dallojmë bizneset dhe politikanët. Bizneset kanë të drejtë t’i dërgojnë paratë, t’i qarkullojnë ato në çdo skaj, por ta bëjnë këtë në mënyrë transparente, pra jo për evazion fiskal. Në qoftë se transfertat e një biznesmeni, në një nga këto vende që quhen “parajsa fiskale”, nuk janë bërë për mashtrim, kjo është veprimtari plotësisht e ligjshme. Ata të cilët, për hir të së vërtetës ngjallin dyshim të plotë, janë politikanët, përjashtuar ndonjë rast që rastis të jetë biznesmen para se të hyjë në politikë dhe dërgon pasuritë, por politikanët, mendoj unë, nuk kanë motive për të çuar paratë e tyre në “parajsat fiskale”, ndonëse janë transferta të deklaruara dhe të paguara tasat, përsëri edhe kjo nuk përbën shkelje ligji, por të deklaruara në dokumentet e deklarimit të pasurive. Se i ke në këtë këtë bankë apo në x bankë, kjo është çështje tjetër, nëse i ke transparence. Kjo është për çdo biznesmen, kanë bërë transfertë çmimi, kanë bërë evazion, e kanë përdor këtë mekanizëm për evazion, atëherë ata kanë kryer një krime ekonomik për të cilin ka rregullat e veta të ndëshkimit. Për politikanët është ndryshe. Nëse do më pyesje mua a kanë çuar politikanët shqiptarë para në parajsat fiskale unë mund të them…
Berisha: Unë po them vetëm kaq. Unë nuk di asnjë arsye që politikanët shqiptarë të çojnë para në “parajsat fiskale”, pasi e kanë këtu, e kanë shndërruar Shqipërinë në parajsë fiskale për ta. Po marrim Edi Ramën. Nuk ekziston asnjë faturë bankare ndërtimore, tatimore për pallatin në pajë, nuk ekziston asgjë transparente për vilën …
Pyetje: Që është ndërtuar gjatë qeverisjes si “parajsë fiskale” tuajën?
Berisha: Por përgjegjësinë e ka ai. Kur ne filluam hetimin, ne humbëm zgjedhjet dhe ai, aktin e parë që bëri shkarkoi nga detyra atë që po e hetonte. Shkarkoi nga detyra kreun e atij institucioni që ka detyrë ta hetonte Edi Ramën. Mos hyjmë në këtë tani. ..
Apo sarajet e Surrelit, 57 metra të gjata, tre vila të lidhura njëra me tjetrën, ku vetëm pigmenti i betonit është 70 mijë euro, për të mos thënë për xhamin super special të çatisë e te tjera me radhë. Pra, parajsa fiskale, këta e kanë shndërruar vendin me këto. Megjithatë, çdo politikani që t’i gjendet ai duhet bërë përgjegjës.
Pyetje: A e njihni Ismail Mulletin?
Berisha: Kam një njohje, por njohje të afërt nuk kam. Ka qenë aktivist në lobin shqiptaro-amerikanë, unë e kam takuar kur ka ardhur me lobistë shqiptarë-amerikanë, në mos gaboj ka aktivitete në shoqatat e emigrantëve shqiptarë në SHBA.
Pyetje: Ka vënë para gjatë qeverisjes suaj të parë kur ju keni qenë president?
Berisha: Nuk e kam parasysh të them të vërtetën, edhe mund të ketë vënë nuk mund ta them këtë. Nuk e kam takuar ndonjëherë gjatë kohës që unë kam qenë president, nuk e kam takuar ndonjëherë gjatë kohës që unë kam qenë kryetar i PD-së. Unë e kam takuar atë më vonë kur unë jam bërë kryeministër, në mos gaboj ose këtu ose në Nju Jork në kuadrin e këtyre shoqatave të lobingut shqiptaro-amerikan.
Pyetje: Keni informacion që z. Mulleti ka kryer biznes ilegal?
Berisha: Asnjë informacion.
Pyetje: Keni informacion që z. Mulleti është prapa firmës “Global Fluids International ”, e cila ka marrë koncesionin e markimit të karburanteve gjatë qeverisjes suaj, në mars të 2013?
Berisha: Ti e bëre mirë që e the muajin, sepse mbrëmë zëdhënës të mafies thanë se e ka marrë pas zgjedhjeve. “Global Fluids International ” ka marrë, ka fituar të drejtën, pas dy vitesh negociatash, për të markuar naftën shqiptare në një çmim, jo siç mashtrojnë zëdhënësit e mafies në studiot televizive, por gjithsej 10 qindarka për litër, ky është çmimi i kontratës. Kjo kontratë nga mafia shqiptare u dërgua në Gjykatë Kushtetuese dhe dëgjoja mbrëmë zëdhënësin e mafies që thoshte se Gjykata Kushtetuese u detyrua të kthejë mbrapsht paratë që kishin marrë. Se kur vë një mafioz në mikrofon, natyrisht që do të dëgjosh vetëm mafiozitete. Pra, kush donte nga anulonte këtë kontratë? Këtë kontratë donte ta anulonte kontrabanda e naftës, donin ta anulonin ata të cilët, po t’i lësh, ju derdhën shqiptarëve të paktën 10 mijë ton squfur.
Pyetje: Në Gjykatë Kushtetuese është paraqitur shoqata e Hidrokarbureve?
Berisha: Sigurisht, e manipuluar totalisht nga mafia e naftës.
Pyetje: Që ka emër?
Berisha: I njihni të gjithë ata. Vazhdojmë më tutje. Kjo kontratë u firmos me kompaninë kanadeze “Global Fluids International” dhe një ortak i tij Izraelit, kompani e cila kishte patentën unike të shënjuesit të naftës. Jo bojën por një substancë tjetër sekretin e së cilës e kishte kjo kompani dhe kjo kompani bënte markim dhe bën markim në një seri vendesh të tjera. Natyrisht që mafies së naftës kjo nuk i intereson. Pse? Për të ardhur keq se mediat janë larg mbrojtjes së interesit publik. Afera e zbuluar, se 4 milion litra naftë, afera “Kokëdhima” le të themi, u morën nga puset dhe u hodhën në pompat e benzinës. E di çdo të thotë kjo? Nuk ka krim më të rëndë mjedisi se kjo. Shanset e kancerit në progresion gjeometrik nga ajri që rispirojnë shqiptarët.
Pyetje: Edhe markimi nuk ka funksionuar …?
Berisha: Jo prit një minutë. Cili ishte markimi. Markimi ishte çdo litër naftë që importohej dhe që nxirrej në Shqipëri. Pse ishte kjo? Pikërisht për të bllokuar këtë krim të shëmtuar që kryenin kompanitë e naftës, mafiozët e naftës, duke marrë naftë bruto nga pusi dhe duke e futur në pompat e benzinatës. Nga më kryesoret kjo ishte. Ç’ bënë kompanitë e naftës apo shoqata e mirëpaguara te naftës? Pse ndikoi në çmim 10 qindarka në çmim, e mori dhe e çoi në Gjykatë Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese i ka dhënë kontratës fuqi kushtetuese pasi e ka analizuar në çdo detaj në çdo aspekt dhe çdo pretendim, jo siç mashtrojnë zëdhënësit e mafies në studio. Pra Gjykata e ka gjetur atë të ligjshme, të drejtë, të zbatueshme dhe ajo është e vetmja kontratë që ka prerogativë nenet e Kushtetutës. Kjo është e vërteta. Se çfarë “Global Fluids International” futuni në uebsite dhe e gjeni se çfarë është. Është një kompani kanadeze, e cila merret me markimin e naftës dhe ka shënjuesin e vet dhe ka patur 25% të aksioneve një kompani izraelite. Tani, a ka patur një kompani shqiptare, por të më pyesësh mua nuk di asnjë kompani të huaj, mbase edhe ka, që të mos ketë një kompani shqiptare të lidhur me të. E kanë ligj kompanitë e huaja këtë.
Pyetje: Kur ju keni bërë kontratën mua nuk m e rezulton një kompani shqiptare…?
Berisha: Ligji tregtar nuk i pengon kurrë shitjen dhe blerjen e aksioneve. Nuk ka vend në botë që do ta pengojë atë nëse do ti përmbahen lirisë së tregut. Kështu që, ka shitur aksione e ka blerë aksione kjo është punë tjetër. Qeveria shqiptare ka firmosur me këtë, dhe qeveria sot është e detyruar të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përkundrazi, këta gjënë e parë që bënë ishte se përjashtuan naftën bruto, e hoqën naftën bruto nga lista e shënjimit dhe dolën se 4 milionë litra naftë bruto u hodhën në benzinatat e Shqipërisë. Por ky është krim i shëmtuar. Ky është i gjithë problemi i kompanisë. Nuk është firmosur pas zgjedhjeve, është negociuar dy vjet me një nga kompanitë serioze të tregut të markimit, me një marker shumë të veçantë që nuk i shpëton dot dhe e gjitha kjo luftë që iu bë kësaj kompanie iu bë nga mafia e kontrabandës së naftës.
Pyetje: A keni dëgjuar se në këtë kontratë të markimit të karburanteve ka patur ministra, familjarë të tyre që janë lidhur me këtë koncesion?
Berisha: Familjarë të mi nuk kanë qenë kurrë dhe nuk mund të jenë, dhe kjo është një shpifje që përsëritet sa herë i leverdis qeverisë dhe që nuk paraqesin dot kurrë një fakt të vetëm për asnjë rast. Familjarët e mi nuk kanë pasur dhe nuk mund të kenë kurrë asnjë lidhje me asnjë kompani që ka lidhje me sektorin publik. Ligj i hekurt kjo, dhe nuk është thyer qoftë edhe në një rast të vetëm. Përsa i përket ministrave, nuk kam dëgjuar kurrë, por nëse ndonjë ministër ka pasur aksione, atëherë ai ka shkelur rregullat dhe ndaj tij mbahet qëndrim, por në të përgjithshëm nuk shkon kjo. Faktikisht kompania po operon dhe vetëm dy javë përpara është urdhëri i Arben Ahmetajt që të zbatohet kontrata me kompaninë.
Pyetja: Kur u firmos kontrata me “Global Fluids International ” është edhe firma që ju e quani Izraelite, por mua më del e regjistruar në Zvicër dhe nuk ka një pronar. Mund të firmoset një koncesion kur nuk dihet pronari?
Berisha: Nuk ka mundësi të mos ketë pronar, s’ka kompani që s’ka pronar.
Pyetje: Nuk është publik pronari?
Berisha: Ajo është punë tjetër është publik apo jo.
Pyetje: Mund të firmoset një kontratë e tillë? Moralisht jo ligjërisht.
Berisha: Plotësisht që mund të firmoset. Pronari dihej. 80% të aksioneve i ka pasur kompania kanadeze “Global Fluids International ” dhe pjesa tjetër prej 25% e ka patur një kompani që është një kompani Izraelite.
Pyetje: Ka mundësi të jetë ky personi që përfshihet tani?
Berisha: A mund të jetë ky apo nuk mund të jetë ky, atë nuk mund ta them unë . Në qoftë se ky personi ka patur një kompani tjetër në Shqipëri dhe ka fshehur të ardhurat nga ajo kompani, ky person është përgjegjës para ligjit shqiptar. Di që për kohën që kemi qenë në pushtet, kjo kompani ka siguruar zero të ardhura në Shqipëri, sepse kontrata është nënshkruar në mars dhe shoqata e hodhi në Gjykatë Kushtetuese dhe ajo bllokoi aktivitetin, nuk e filloi dhe priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese që mos gaboj është i prillit vitit 2014. Çfarë mund të them unë se ky Halkin përfitoi të ardhurat se nuk kishte asnjë qindarkë dhe i depozitoi në “parajsat fiskale”, kjo është absurde qesharake. Në atë periudhë kjo kompani ka pasur zero aktivitet.
Pyetje: Ju keni dijeni që ky izraelit është i njëjti i Petroleum Consulting Partners AG…?
Berisha: Jo nuk e di. Asnjë lloj interesi nuk kam unë në këtë rast, këto janë lëvizje aksionesh. Nëse kompania “Global Fluids International S.A.” e ka pranuar këtë kompani është puna e tij. Për çfarë arsye, pra pse ka marrë këtë kompani Izraelite është problemi i tij, është 80% aksionere..
Pyetje: Sot zotëron 90% të aksioneve i ka Petroleum Consulting Partners AG?
Berisha: Por më thonë se i ka dhënë të gjitha mundësitë për të vazhduar markimin.
Pyetje: Po gjurmojmë Ismail Mulletinm për lidhje me këtë firmë?
Berisha: Ismail Mulleti, në dijeninë time nuk ka ekzistuar si aksioner kur “Global Fluids International S.A.” kishte 75% dhe kompania tjetër kishte 25%. Por po ta them këtu edhe sikur të ishin 5 shqiptar dhe “Global Fluids International S.A.” të ishte kryesor, kjo nuk ndryshonte qëndrimin tim, sepse unë nuk ka pse të paragjykoj, pse ka marrë këta apo atë ortak. Nuk jua zgjedhim ne ortakun. Gjëja më korruptive që mund të bëjë një qeveri është t’u përcaktojë ortakun të huajve. Kurrë, kurrë nuk është bërë dhe nuk mund të behej nga unë. Që në momentin që ti ke sygjeruar një ortak, ti ke sugjeruar një interes.
Pyetje: Pra çdo gjë që do të dëgjojmë dhe do të flitet këto kohë në media dhe nga kundërshtarët tuaj është e pavërtetë ju nuk keni lidhje me atë person?
Berisha: Trillim fund e krye. Me kompaninë, zero.
Pyetje: Me Ismail Mulletin?
Berisha: Zero.
Pyetje: Ju bëra një pyetje në fillim të intervistës për pasuritë offshore nëse mund t’ju gjejmë emrin tek Panama Papers?
Berisha: Çdo gjë që gjendet offshore, jo nga unë por edhe nga fëmijët e mi është e imja, është e Sali Berishës. Kurrë, as mund të ketë dhe as mund të ndodhë. Pra çdo gjë që të gjendet e tyre, është e imja, s’është e tyre.
Pyetje: Po për ministrat nuk mbani përgjegjësi?
Berisha: Unë marr ato përgjegjësi që më takojnë. Unë mund të them që edhe për këta nuk mbaj përgjegjësi, se ne jemi të ndarë, por nuk them atë. Unë them se nëse gjendet qoftë edhe një qindarkë e tyre, por ne kemi standardet tona si familje, të cilat as nuk janë shkelur dhe as nuk do shkelen ndonjëherë.
tipik sunit,mohon edhe nenen e vet…………..
Berisha nuk njihte Baxhanakun e vet, ju e pyesni per Qazim Mulletin. Hahahahahaha
Po Edi Rama a e ka takuar Ismail Mulletin ?
Shko ore thyej qafen pedofil grek. Shko zgjidh problemet e Grekeve pastaj hajde e na jep mend ne.
reee ouuuuussstttt,vrromoarapi……………
Vromoarapi dhe vellezerit e tij nga Katari jane pronare te Qipros se Veriut dhe ishujve me te bukur greke.Shko ofroju bythen se mbase ju vjen keq e nuk zaptojne me territor grek.
Ketu i besoj. Personalisht Berisha asnjehere nuk e ka takuar Mulletin. Sekseri i Berishes, ai po.
qenka ngushtuar rrethi, tani Sala po shikon vetem familjen, nuk do tja dije cfare kane bere ministrat e tij (me firmen e tij), po te ngushtohet laku, Plaku Merre
Ky nuk njef baxhnakun e vet mi JAHUUUU jo t’njof kyja Ilin. C’a boni kshu mi jahuuuuu…
C’a boni mi JAHUUU, kyja nuk ka qene KRYEMINISTER qeverie por KRYEFAMILJAR qeverie.
C’a boni mi JAHUUU, kyja nuk mban pergjegjesi per qeverite e tija ke korruptuara, ka qen KRYEFAMILJAR t’garrrrantoj un tyjjjjaaaaa…
kokrra e mashtruesit dhe genjeshtarit, je Sali Berisha, po na tregon gjithe keto informacione per bojen e perdorur, si ngyroset, pse ngyroset, sa ngyroset etj etj vogelsira te parendesishme, qe ti i ditke deri ne detaj dhe nuk njofke koken e biznesit te kesaj pune, dokrra dhe genjeshtra . Ne burg do e ngrysesh jeten o Plaku Merre
Ky muk njihte kunatin qe punonte ne Gerdec jo te njoh Mulletin?????(
80% kanadezi dhe 25% izraeliti, te dy bashke 105%
80% Kanadezi dhe 25% Izraeliti, te dy bashke 105% ?????
O sali genjeshtari, si guxon e thua qe familjaret e tu, femjet, sidomos SHkelzeni yt, qe se bashku me ish ministrin e mbrojtjes shkaketuan tragjedine e Gerdecit, skane qene te lidhur per te fituar nga pasuria publike. Po shitja e municjoneve dhe fitimet e medha qe nxori yt bire ne fabriken e vdekjes nuke ishin pasuri publike, po tokat qe i dhe Fasllicit, ne brekdet, per nje thele dhe ishiti per nje pele se i regullonit ju ligjet qe te perfitonin familja tuaj te afrmit e tu, sic perfituan dhe ju si gjithnje vazhdoni te genjeni shqiptaret se , femjet e tu dhe te afemit tuaj , sperziheshin me pronat publike. po i ndjeri baxhanak qe ishte punesuar ne fabriken qe menaxhonte dhe ndante fitimet yt bir, nuke e dinje ku unonte, kure ai vdiq mbas shperthimit thate, se une se di qe djali dhe kunati punonin ne ate fabrike, keshtu, qe genjeshtrat dhe mashtrimet e tua nuke kane te sosur. Jo tani, pore edhe kure te hetohesh per qindra akuza qe ju jane bere publikisht ne shtyp, sigurisht , mbas rreformes, dote mundohesh te mose pranosh asgje, sepse keshtu jeni mesuar dhe ky eshte karakteri tuaj, tinzar, mashtrus, kameleon, hipokrit, te zezen e ben te bardhe, te bardhen te zeze. pore tani te ka dale boja dhe shqiptaret per dy here rjesht ta kane treguar vendin me vote, tani e ka rradhen drejtesia , si ne Kroaci, Rumani, ku koleget tuaj jane ne hotelin pa qira dhe te vetem.
ZOTI VONON PO NUK HARRON!!! DO TI VJELLIN GJAK E QELB CFAR TE ZEZASH I KANE BERE KETIJ POPULLI, KY FAQEZI ME URDHERAT NGA SERBI, SHKERDHENI, GITA FAQEDJEGMJA, SUPERDHENDERRI, LULUSHKA, ME 200 MILJON EURO NGA RRUGA E KOMBIT ETJ ETJ ETJ. … LISTA ESHTE E GJATE ME KETO KRIMINELO/HAJDUT/MAFJOZ. DOLLARET DO I SEKUESTROHEN E DO VDESIN NE BURG…PALACO KRYEMINISTER…PALACO ZAGAR BURRE. ZOTI TI MARRTE TE GJITHA, FEMIJE, NIPA E MBESA.. O ZOT MOS GEZOFSH ASNJE GJE NE JETEN TENDE. HAJDUT. SA NENA KE VESHUR ME TE ZEZA ME MBULU ZULLUMET TUA E TE KELYSHEVE TE TU, SHKERDHENIT E ARGITA KURVES. ME DY BURRA, LULUSHIN E ATE PEDEN. HARRAM, HARRAM HARRAM. ZOTI JU NDESHKOFTE SA ME KEQ. TE MARRTE ATE QE TE DHEMB ME SHUME.
Mban ere mut dallkauku Sali Berisha. E ka zene disanteria i ka mbushur shallvaret me bizge. Iku dhe ky hajvan,kaq e pati.
Floririn e kane fshehuer ne murin e nderteses ne vilen e lalezit.
Ky ja futi Hysni Kapos,jo popllit shqiptar,qe e ka ngrene historikisht sapunin
Mos u merni me nje te cmendur si plakushi shkerdhat.
Saliu nuk njeh as djalin e vet, jo me te njohe baxhanakun e lere pastaj I. Mulletin.
Verej nje perseritje te nje “fakti”sipas tij qe eshte tejet trashanik dhe profesionalisht i pa vertete. Fizikisht dhe nga perberesit kimike asnje nga llojet e naftes brut te prodhuar ne Shqiperi nuk mund te perzihet me benzinen ne distributoret sepse kjo eshte teknikisht e pa efekteshme financiarisht sepse demi ne radhe te pare eshte per pronarin ku kryhet veprimi, i cili ne te gjithe sistemin teknologjik te distributorit do te shoqerohej me deme te pa riparueshme ne sistemin e rrjetit te tubacioneve pompave aparateve matese dhe depozitave nderkohe qe “perfitimi”per shkak te volumit ne fjale ne shkalle vendi eshte afer zeros. Ndryshe ka qene ne kohen qe Berisha ka qene kryeminister atehere perdoresh virgin nafta qe prodhohej ne uzinen e Ballshit “ARMO” e blente Taci dhe pjese te kosiderueshme volumesh te vjedhura qysh ne Uzine e deri ne tanker ku ishte destinacioni zyrtar shitej me cmim rreth 50%me ulet se tregu i benzines ne distributor dhe vjedhesat e fitonin kete 50% dhe e ndanin me baahkpunetoret dhe shefat ndersa distributori pjesen e vet Qytetaret e kishin dy here ne kurriz nje here sepse ajo vidhesh nga produkti per gjith shqiptaret dhe se dyti demtimi kalorifik ekologjik dhe teknik i mjeteve te tyre. E njejta gje ndodhte edhe kur Uzina prodhonte dhe tregetonte vajguri dhe tegetohej me nje cmim sa gjysma e cmimin te nafte s diezel. Keto kohe i takonin asaj periudhe, pa perjashtuar edhe periudhen 1997 deri 2005 por te kembengulesh sot si po thote me lart Berisha eshte me piksynime te tjera dhe pa asnje argumentuara
Ai eshte nje mashtrus nje ordiner qe mohoje bacanakun qe u dogje ne gerdec dhe nuke mori pjese edhe ne varrime dhe ti pret te thote te verteten per krimet qe ka bere ato vetem po i ncorren te huajt se nga ai e nga drejtsija shiptare nuke kane per te dalur KURRE
Kur do futet ne burg ky kriminel, ky vrases e hajdut i qelbur.Si e duroni me o shqiptare…