Ministri i jashtëm Ditmir Bushati, ka rrëzuar pretendimet e opozitës se qeveria shqiptare nuk ka mundur të përfitojë asnjë projekt nga Konferenca e Berlinit.
Në një intervistë për Tema Tv, Bushati flet për projekte shumë të rëndësishme që vendi jonë përfiton nga kjo konferencë dhe që pritet të japin impakt të rëndësishëm në fushën e turizmit dhe infrastrukturës rrugore. Ministri Bushati flet ndër të tjera edhe për angazhimin e Shqipërisë për zgjidhjen e krizës së refugjatëve si dhe për të tjera tema që lidhen me diplomacinë shqiptare.