Mbyllen 30 furra të gëlqeres në Krujë

6 Prill 2016, 17:40Sociale TEMA
Mbyllen 30 furra të gëlqeres në Krujë

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) ka përfunduar aksionin e nisur gjatë muajit Mars, në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës për mbylljen e furrave të gëlqeres.

Gjatë këtij aksioni Inspektoriati ka identifikuar ngritjen e aktivitetit të paligjshëm të furrave të gëlqeres. Totali i këtij aktiviteti të paligjshëm në fund të këtij aksoni shkoi në 30. Në përfundim të aksionit janë prishur dhe është realizuar mbyllja e plotë e aktivitetit të plotë tyre. Nga të cilat 13 furra gëlqere ushtronin aktivitetin e paligjshëm në zonën e Borizanës, dhe 17 të tjerat në zonën e Krastës, rrethi Krujë.

Ky aksion filloi gjatë muajit Mars me ushtrimin e kontrollit paraprak në këto zona, pas ankesave të paraqitura nga banorët pranë Inspektoriatit.

Në këtë aksion janë revokuar gjithashtu lejet mjedisore për aktivitetin e 3 guroreve për shkeljen e kushteve mjedisore gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

Kreu i ISHMP-së z.Ergys Agasi paralajmëron dhe garanton se çdo tentativë e rihapjes së këtyre aktiviteteve të paligjshme do të ndëshkohet maksimalisht. Për këto aktivitete të paligjshme në kundravajtje me ligjin, të cilat rrezikojnë shëndetit e qytetarëve, por edhe ndotjen e mjedisit, do do të ketë ndëshkime maksimale dhe nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitet në kundravajtje me ligjet dhe normat mjedisore.

2 komente në “Mbyllen 30 furra të gëlqeres në Krujë”

  1. gjynaf ,
    te vetmat Firma , me te cilat shqQyPnia pretendonte nivelet mesjetare ,
    dhe qe europianet i shifnin me shume naostalgji .
    i vetmi shanc per te hyre me BE !

  2. perkthyesi says:

    Eshte lajm qe e kemi lexuar dhe here te tjera, por gjendja ka vazhduar te jete po e njejte! Nuk e kuptoj ku eshte serioziteti i zbatimit te ligjeve, apo jane te frikesuar e te fshehur diku! Nje qeverisje serioze njihet dhe shquhet nga vizioni dhe implementimi i normave dhe rregullave per te bere shtet dhe jo te pasuroje pushtetet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje