Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit të ndodhur në Liqenin e Shkodrës me helikopterin e Forcave të Armatosura.
Hetuesit kanë parë në fillim vendin e aksidentit. Më pas kanë marrë dëshmitë e personave që ndodheshin në vendin e ngjarjes.
Është marrë edhe dëshmia e peshkatarëve që ndihmuan në operacionin e shpëtimit të pilotëve. Ajo që mund të zbardhë një pjesë të mirë të ngjarjes dhe shkaqeve të rrëzimit të helikopterit është kutia e zezë.
Ajo ndodhet ende brenda mjetit dhe nuk do të hiqet pa ardhur ekspertët e kompanisë Eurocopter, shkruan Lapsi.
Një tjetër mister është shkaku që nuk u hapën jastëkët e ajrit në momentin e përplasjes së mjetit me ujin. Do të jenë hetimet që do të hedhin dritë mbi tragjedinë.
Kutia duhet te hapet ne prani te pales shqiptare, po pislleku do behet dhe do merren vesh te dy palet qe ishte gabim I piloteve.
Expertet e Eurokopter kane per detyre te mbrojne anen teknike te Helikopterit.
Nuk do thone qe ishte problem mekanik, po vari leshte.
Kur u be kjo histori me Air France qe u vrane mbi 210 veta, imagjno cbehet per dy cope shqiptare, pa dashur te fyej viktimat.
U prehshin ne paqe