Rindërtimi në 3D/ Intinerari që ndoqi helikopteri, nga Farka deri kur humbi nga radarët

6 Prill 2016, 20:15Kronika TEMA

Për helikopterin Euro Copter 145, me numër bordi 637 ishte programuar këtë të mërkurë një fluturim stërvitor, sipas një planifikimi të miratuar më parë.

Mjeti fluturues, i cili është blerë nga Forcat e Armatosura Shqiptare në Nëntor të vitit 2015 për operacione kërkim-shpëtimi mund të mbante në bord deri në 9 persona, përfshi edhe dy pilotë.

Për fluturimin e së mërkurës në bordin e tij u imbarguan  3 ushtarakë, kapiteni Floran Delia, togeri Donald Hoxha dhe ushtari profesionist Gerald Baramuça. Dy të parët në seksionin drejtues të helikopterit, ndërsa Baramuça pas tyre.

Helikopteri u nis nga Farka në orën 12:10 të mesditës, duke ndjekur trajektoren e programuar drejt rajonit të Grizhës, në Malësinë e Madhe.

Duke kryer manovrat stërvitore rreth orës 13.45, ekuipazhi pati edhe komunikimin e fundit me kullën e kontrollit të rinasit.

Pas këtij momenti helikopteri EuroCopter 145 ka humbur kontrollin  duke u zhdukur nga radarët. Mjeti ushtarak u rrëzua më pas në pjesën mes fshatit Omaraj dhe Kcar i Poshtëm.

Mbetjet e tij i konstatuan në liqenin e Shkodrës ku dhe u krye operacioni i nxjerrjes së trupave dhe kërkimit të kutisë së zezë.

1 komente në “Rindërtimi në 3D/ Intinerari që ndoqi helikopteri, nga Farka deri kur humbi nga radarët”

  1. Taljoni says:

    Lerini perrallat – manovra stervitore 2 ore ne ajer?? i mori mrika ne qafe thuaj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje