Jurgen Kurti: Ja si ndodhi vrasja e babait

8 Prill 2016, 09:55Politika TEMA

Jurgen Kurti ka shpjeguar momentin e vrasjes së të atit, pas përplasjes mes tij dhe kunatit.

Ja çfarë shkruhet në dosjen e prokurorisë, në lidhje me atë që ka thënë Jurgen Kurti.

“I pyetur për këtë ngjarje, shtetasi Jurgen Kurti ka deklaruar se rreth orës 19:00 ka rënë dera e banesës së tyre dhe ka dëgjuar babain e tij Arturin të bërtiste, shante dhe ofendonte nënën e tij, por ata nuk e kanë hapur derën dhe ai ishte larguar nga banesa.

Pasi është larguar babai i tij nga banesa, nëna e tij ka njoftuar në telefon vëllain e saj (njëkohësisht dajën e tij), shtetasin Leonard Ristani, i cili ka mbërritur aty.

Në banesë në këtë moment ndodhej veç nënës, dajës edhe shoqja e nënës e quajtur K..

Në këtë moment ka marrë në telefon viktima dhe telefonin e ka ngitur Leonardi, të cilin ai e ka sharë dhe ofenduar.

Rreth 15 minuta pas kësaj telefonate ka rënë zilja e derës dhe për të hapur derën ka shkuar Leonardi.

Pasi ka hapur derën, i ati i tij Arturi ka filluar të shtyhej me Leonardin dhe në një moment, i ati i tij ka nxjerrë një thikë të madhe me bisht të kuq dhe menjëherë Leonardi është tërhequr për në brendësi të banesës, pasi ndodheshin te dera e jashtme.

Sipas tij, me këtë thikë, viktima po godiste Leonardin, i cili është rrëzuar në dysheme dhe po godiste me këmbë për të mos lejuar Arturin t’i afrohej me thikë.

Në këtë moment ka parë që babai i tij ka ecur dy-tre hapa për nga dera e jashtme dhe i gjakosur në pjesën e kraharorit ka rënë në korridorin para derës së jashtme.

Ai më pas ka shoqëruar Leonardin për në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore”.

9 komente në “Jurgen Kurti: Ja si ndodhi vrasja e babait”

  1. emer says:

    Ik more ordiner muti shko e shitja keto pallavra prokurorise.

    Edhe nese e marrim te mirqene versionin tend ti duhet te shpjegosh ca gjera qe te jete version i drejte.

    Si u vra babai jot?
    Pse more dajen ti ta coje ne spital e nuk more edhe babain?

  2. Pilo Lala says:

    Krimi ne familje eshte i rende.
    Por ky djali me duket djale i keq. Tani qurravitet, por me pare nuk i flisje dot me goje, ngaa por.dhet qe kishte.
    Me duket si djali i asaj deputetes Xhuvani qe vrau 4 vete kot.

  3. www says:

    mora dajen e cova spital? po babin? para zotit t pakten t jemi t paster dhe para atij qe te beri koken e t nxorri ne drite t jesh i paster
    dyshime ka por sdi cte them por ne kte shtet rumpall qe kemi akoma pa prokurore dhe pa gjykates qe per dite kudo korrupsion e vrasje edhe per kte ngjarje duhet t kete investikim profesional .vetem deshmi te rreme s mund te japesh se ishte babai yt ..gjithsesi ngelet per tu pare por nuk kam besim tek kta gjykates te korruptuar kshu qe do mbyllet kjo ngjarje rende me kaq .

  4. Beni says:

    Ah babai i shkrete, i boni me pare, ia hengren paret dhe e vrane qe tja hane te gjitha..

  5. Ana says:

    lejenii mo chunin rehat se sjeni askush qe ta paragjykoni se me shum se che do ai qe e ka bab se doni ju joo … kur nuk e dini si i kan pas prb mos flisni kot ne ajer per jeten e te tjerve dhe mos e fusni Zotin fare ne kte mes se ju denon ju te paret qe gjykoni te tjeret kur nuk ju kerkoi mbi t gjitha askush mendim .

  6. Anxhi says:

    O njerez mos ja fusni kot me kot . Jurgeni mund te ishte pordhac dhe i lumte por kriminel per te vrare babain nuk eshte . Une nuk gjykoj as nji por lereni djalin rehat ne hallin qe i ra shifni punen tuaj

  7. Eni says:

    O plehra qe jepni mendime pa ditur te verteten. Djali ka qene duke hipur shkallet kur perpara ka dal daja i plagosur e ka mare ta coje ne spital. Per babain ska ditur gje. Oplehra qe akuzoni ju rafte ne koken tuaj nje tragjedi e tille. Djali ka qene dhe eshte djale model si nga edukata dhe nga sjellja. Pafajsine e tij do ta vertetoi drejtesia. Po fajin e kane mediat qe shkruajne si i do qefi per te shitur nje lajm me shume

  8. Eni says:

    O plehra mos gjykoni te tjeret pa ditur te verteten. Mos merni per baze fjalet e mediave qe deri sot kane dhene 7 versione dhe kane vene ne gojen e djalit fjale te pathena nga ai. Te gjitha mediat kane fshire lajmet bombastike djali vret babane se e verteta po del ndryshe.

  9. Nje mik says:

    Deri tani mediat kane dhene 7 versione te ndryshme . Kane vene ne gojen e jurgenit deklarata qe ai si ka thene. Te gjitha nenat do donin te kishin nje djale si jurgen. Te gjithe ato qe e njohin e dine qe eshte djale i sjellshem i respektuar dhe mbi te gjitha me zemer te paster. Vdekjen e te jatit ai e ka mare vesh nje dite me pas. Ngushellime jurgen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje