Gazetari Artan Hoxha bëri një deklaratë të bujshme në emisionin të “Pa Ekspozuarit” të Ylli Rakipit dje në mbrëmje në Ora News, duke theksuar se janë grabitur vilat e një ministri dhe ish-ministri. Sipas gazetarit, eshte grabitur dhe një kasafortë me 500 mijë euro.
Hoxha deklaroi se katër grabitje të bujshme janë kryer 6 muajt e fundit.
Hoxha: Në të gjitha këto raste, grabitjet janë bërë nga grupe kriminale. Kanë grabitur në shuma të mëdha në cash. Në rastin e fundit që është më i freskët është marrë kasaforta me 500 mijë euro.
Unë përmenda katër raste. Parajsa fiskale kemi edhe këtu. Njëri është ish-ministër, rasti tjetër është ministër i mazhornacës aktuale, rasti tjeter është një funksionare e lartë, që ju grabit kasaforta me rreth 500 mijë euro. Çfarë ndodh? Policia ka informacion.
Rasti ministrit, që e kanë grabitur. Policia e ka marrë vesh në rrugë operative nga informatorët e vet që është grabitur shtëpia e ministrit. Inspektori i zonës dhe oficeri gjyqësor i kanë shkuar ministrit duke i thënë se kemi informacion se është grabitur shtëpia jua. Ministri ka thënë: jo mua nuk më kanë grabitur!
Rakipi: Si është kuptuar që ky kishte 500 mijë euro?
Hoxha: Ministri ka thënë: Jo mua nuk më kanë grabitur.
Policia i thotë se ne kemi informacione të sakta. Unë shpresoj se hetimi të bëhet dhe të merret vesh shifra reale e grabitjes. .Ata kanë goditur dhe kanë marrë para cash dhe problemi për policinë për të hetuar këto çështje eshte se ka hasur në kundërshtimin e funksionarëve që kanë thënë: unë nuk jam grabitur.
Policia përdor burime të hapura informative dhe burime që janë qytetarë të zakonshëm. Ka raste që informacionet merren edhe nga grupet kriminale.
Katër rastet që përmenda janë raste që po të shkosh në policinë e shtetit ka informacion, procesverbal dhe dosje. Këto janë raste që janë skeduar. Kur i kam pyetur inspektorët se pse nuk keni pasur bashkëpunim tek personat që janë grabitur, më kanë thënë se nuk justifikonin dot paratë.
Rasti më i freskët, deklarata e pasurise e kryetarit të Njësisë Administrative Roskovec. Ajo thoshte se kam 200 milionë cash
do dale cdo gje ne drite..vetem ceshtje kohe eshte…
Sa te lumtur jemi kur degjojme qe ministrat tane kane te fshehura MILIONA euro ne shtepi!
Ja per keto duhej rrezuar komunizmi!
Nuk te linte njeri te vidhje,te korruptoje,te beheshe vrases me pagese,te beje tendera dhe jepje koncesione ku 50% ta merrje ti etj,etj!
Edhe ne po e zeme vendin e merituar ne parajsat fiskale neper bote!
Mjaft ndejtem te izoluar nga bota!
Kico Ngjewla vetem per ca mijra dollare te fshehura ne Zvicer hengri burgun e jo me per miliona euro!
Ja kesaj i them DEMOKRACI une,qe
-UNE TE KEM MILIONA,ti mund te mos kesh buke te hashe ne darke!
Pse si kembet e dhise do jemi?
Eshte rast i ralle qe i gjithe populli gezohet kur hajdutet vjedhin hajdutet pasi dhe nuk ankohen ose te denoncojne se nuk justifikojne dot vjedhjen e bere por populli do te ishte akoma me i gezuar kur ndonje si Avni Rustemi edhe sikur te jene kriminela po te vrisnin keta hajduta dhe kriminela te popullit qe kane vjedhur pasurite kombetare te popullit me lloj-lloj marifetesh duke i shumfishuar neper parajsat fiskale dhe populli ska me se te ktheje muajin se ska pune ndersa shteti shto taksa e shto cmime e tarifa .
Ky na merziti me keto: nje minister, nje politikan, nje ish minister, nje kshu e nje ashtu. O dil e thuaj me emra e fakte, o rri e mos ha mut kot. Po fillojme te gjith tani duke be interesantin dhe enigmatikun.
Ky Artani dhe Izeti me duken njelloje, vetem se Izet haxhia thote dhe na nje emer kurse ky tanua vet hamendje dhe asgje konkrete.
Per nje gje ka te drejte Artan hoxha ne shqiperi meret veshe cdo gje se dhe grupet kriminale kan lidhje me shtetin, ose jan spihuna te shikut ose te policis kriminale.
Po nga i di ky? Ky thote dhe sasine egzakte,ik or palluqe se na cave trapin si detektiv kalibri.
Mire e kane keta qe te shajne o Tani.C’te duhet ty te merresh me hajdutet,kur s’e can b…..shteti qe ushqen me mijera ruajtes rendi e sigurimsa shteti,prokurore e gjykates,qe vetem te tille nuk jane.Rri ore rehat,merr ate rroge e mos e caj koken,se na merziten edhe keta burrat e ndershem komentues te gazetes Tema,per shkak se u vjen keq per hajdutet e kriminelet.
Jepu te fala atyre nga Prishta o Tani.