VIDEO/ Urbani i "Unazës" përplaset te "Tajvani", panik te pasagjerët

8 Prill 2016, 13:55Kronika TEMA

Një autobus urban është aksidentuar rreth mesditës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Tajvani”, ku urbani i Unazës së re ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një pemë të trotuarit.

Fotot dhe videot e mbërritura në redaksinë e Top Channel në rubrikën “Ti Raporton” tregojnë edhe pasagjerët që dalin të frikësuar nga autobusi. Mësohet se një grua është aksidentuar por është transportuar menjëherë në spital.

Dëshmitari i ngjarjes rrëfen në rubrikë se shoferi i urbanit ka qënë i dehur, dhe ka nxjerrë pretendimin se nuk i mbajtën frenat. Megjithatë policia pritet të japë sqarime të mëtejshme.

1 komente në “VIDEO/ Urbani i “Unazës” përplaset te “Tajvani”, panik te pasagjerët”

  1. ALpini says:

    DREJTIMI I DUHUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje