Kreu i Ministrisë së Drejtësisë, Ylli Manjani tha se besimi i publikut karshi gjykatave është i ulët dhe se gjyqtarët duhet të punojnë më shumë në këtë drejtim. Gjatë analizës vjetore të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Manjani u shpreh se përgëzonte statistikat e nxjerra gjatë analizës vjetore, por shtoi se këto statistika nuk vlejnë asgjë karshi çështjeve të qytetarëve.
Manjani: Jashtë kësaj salle këto statistika nuk vlejnë, ose vlejnë zero. Statistikat janë si garuzhdat bosh që ushqejnë njerëzit. Në sallën e gjyqit, diskutohen të drejtat e njeriut. Përpara hallit të individit, statistika e përgjithshme për fat të keq nuk ngjit. Unë pajtohem plotësisht me kritikën që i bëhet dy pushteteve të tjera që krijojnë pushtetin gjyqësor. Kritika për kritikë vetëm shton mllefin dhe sigurisht jam përpjekur si ministër i Drejtësisë të mos jem mes këtij kanali akuzash, por zëdhënës ose përçues i opinionit publik ndaj të gjithë atyre që shkruajnë ankesa çdo ditë pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe në mediat e shkruara.
Sot në mëngjes dëgjova një zonjë që ishte në prag katastrofe mendore për shkak të pretendimeve të saj. Unë nuk i hyj nëse ka të drejtë apo jo, pasi janë vendime gjyqësore. Si kjo zonja ka plot. Rastet individuale janë shumë të rëndësishme. Në qoftë se Gjykata e Apelit rrëzon një vendim në themel dhe në qoftë se para rrëzimit të këtij vendimi, 50% i palës së humbur kishte prirje të mos besonte drejtësinë, pas rrëzimit, edhe 50% tjetër bashkohet dhe bëhet 100% kundër gjyqtarëve. Ky nuk është argument juridik. U bëj thirrje gjyqtarëve që të jenë pak më protektiv ndaj publikut.
Më tej, ministri ngriti disa shqetësime, ku si çështje të parë përmendi kreditë e këqija, duke theksuar se shpesh vendimet e gjykatave kanë shkaktuar ngërç me përmbarimin.
Manjani: Shumë shpejt do t’i propozojë qeverisë një paketë ligjore, i cili përforcon rolin e përmbaruesit, pasi mesazhi është ky: kush ka marrë kredi duhet ta kthejë pas, kokërr më kokërr. Vërtet marrëveshja është private, por interesi është publik. Nuk kemi ndërmend të cedojmë, sepse mund të ketë pasoja më vonë. Çështja e kredive të këqija duhet adresuar me përparësi. Si çdo titull ekzekutiv tjetër, duhet zbatuar. Ftesa ime është: ju lutem të lejojmë përmbarimin të zbatojë vendimet. Nuk mbrohet debitori duke i thënë mos paguaj kredinë!
Çështja e dytë që Manjani përmendi është respektimi i orareve të gjykimit, çështje që e ka ngritur edhe shumë herë të tjera. Ai tregoi edhe një rast specifik për këtë.
Manjani: Dy inspektorë të mi, rastësisht u gjendën në një gjykatë javën që shkoi, në një bisedë me një gjyqtare, e cila zyrtarisht kur po zhvillonte bisedën, ishte anëtare e një trupi gjykues. Nuk më erdhi as ankesë zyrtare dhe as palët, por inspektorët. Nuk po i hyj fare edhe rasteve të Gjykatës së Apelit të Tiranës. Orari i gjykimit është ABC-ja e çdo takimi. Edhe kur i riu del për qejf, ka një orar, jo më gjykimi.
Shqetësimi i tretë ishte ai i afateve të gjykimit, ku ministri bëri apel që të përshpejtohen procedurat.
Manjani: Nëse në Gjykatën e Apelit arrin të gjykojë shpejt, unë jam i bindur se perceptimi ndryshon shumë shpejt. Askush nuk do të dijë që gjyqtari është i ngarkuar. Sigurisht që gjyqtarët janë të ngarkuar, por askush nuk duhet ta dijë këtë.
Tema e radhës është ajo e pronësisë.
Manjani: Mesazhi që prona nuk po shkon tek i zoti, por tek më i zoti, është një histori e vjetër. Unë jam koshient që zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nuk është 100% aty ku duhet. Gjykatat tentojnë të anashkalojnë listën e ekspertëve të licencuar nga shteti.
Një person që ka mbaruar mjekësi nuk mund të jetë detyrimisht ekspert mjeko-ligjor në qoftë se nuk është licencuar nga shteti. Na ka ndodhur në një gjykatë që merren dy mjekë dhe hedhin poshtë të gjitha aktet e ekspertimit me firmë dhe me vulë të njohur nga shteti dhe kjo ishte në dëm të një spitali privat. Do t’i bëjmë edhe inspektimet.
E paskan futur edhe kete ne thes bankat per ti marre edhe piken e fundit te gjakut njerezve te cilet nepermjet kontratave teresisht abuzive dhe jashte cdo standarti nderkombtar ne respektim te te drejtave njerezore ndethurin marreveshje teresisht te njeanshme,zhvillojne procese gjyqesore ekzekutimi teresisht ne menyre te njeanshem ne favor te bankave,shesin kredite institucioneve te tjera duke e shumfishuar vleren e saj jashte cdo llogjike njerezore e me pas perdorin permbaruesit qe kane marre edhe ne menyre teresisht antikushtetuese atributin per te percaktuar minimumin jetij kur kete te drejte e ka vetem qeveria dhe duhet ta kishte bere qe pas ndryshimeve qe i jane bere Kodit te Procedures Civile me dt 29.Dhjetor 2008 dhe qe akoma nuk e ka bere.Ne kete kuadur Ministri i Drejtesise nuk duhet te vihet ne sherbim te bankave e permbaruesve e te flase si nje i punesuar i tyre por te zbatoje me rigorizitet Kushtetuten e Shqiperise si edhe Konventat Nderkombtare te te Drejtave te Njeriut te cilet rregullojne keto marredhenie.Si perfundim bankat se bashku me permbaruesit po aplikojne nje sistem sekuestrimi te pages qe bie ndesh me cdo princip te se drejtes njerezore e ate human.
PO Z. MINISTER ESHTE AQ E VERTET KJO SAQE EDHE POLICIA DHE INUV DHE IKMT /JA NUK NDERHYJNE DOT TEK KETA TE ZOT QE ZAPTOJNE CDO METER KATROR .
KA 6 MUAJ QE PO LUFTOJME ME NJE SHUME PO SHUME TE “ZOTE ” QE ME PRONE FALLCO DHE LEJE NDERTIMI TE DHENE NGA SHPETIM GJIKA FALLCO MIDIS ” RRESHTAVE ” DUKE I SHTUAR PAS MBLEDHJEVE TE KRRT ,JASHTE CDO KONDICIONI URBAN PER NDERTIMET E PALLATEVE ME 10 KATE . DISTANCA MIDIS DY PALLATEVE EKZISTUES ESHTE VETEM 35 M DHE NUK KA VEND PER TE NDERTUAR AS NJE KULLE 1 METER KATROR NE MES TE TYRE .
ZONA ESHTE TEK RRUGA E LUNGOMARES TE VENDI I QUAJTUR XHOKLA . ESHTE BERE PETICION ,ESHTE LAJMERUAR POLICIA ,ESHTE PEZULLUAR NGA POLICIA NDERTIMORE SI AJO VENDORE DHE QENDRORE DHE ATA GUXOJNE AKOMA DHE DJE FILLUAN TE GERMOJNE PRAPE .
JANE SUPER TE FORTE SA ASNJE NUK GUXON TU KONTROLLOJ BURIMIN E INVESTIMEVE PER DHJETERA PALLATE TE NDERTUAR NE QYTETIN E VLORES DHE NE VENDET ME TE FAVORSHME .PO ZOTI MINISTER GUXOJNE DHE NA SHTYPIN NE QYTETARET E THJESHTE SI MIZA KUR THEMI TE VERTETEN , DERI KUR ………..
Me falni po pse nuk e botoni Komentin ?