“Gardisti e përdhunoi vajzën time, i vendoste pistoletën në kokë çdo natë dhe i thoshte 'do të vdesësh e re, moj qyqe'”

8 Prill 2016, 11:32Kronika TEMA

Nëna e Ida Dervishit, gruas që u vra nga bashkëshorti oficer i Gardës, tregon se krimi në familje ka qenë i paralajmëruar.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Feride Spahiu tregon të gjitha momentet e dhunës ekstreme që vajza e saj Ida përjetonte vazhdimisht nga i shoqi.

“Ishte krim i paralajmëruar.

Dhe jo një herë, por disa herë, e askush nuk e mori mundimin ta parandalonte këtë që ndodhi, e të shpëtonte vajzën time nga ai njeri.

E kam marrë vesh nga televizori, duke parë lajmet në mëngjes.

Por unë e mora vesh sikur ajo ishte plagosur dhe ishte jashtë rrezikut për jetën”, thotë ajo, duke shtuar se ishte diçka që e priste.

“Sapo kam parë këtë lajm, kam marrë taksi dhe jam nisur për te shtëpia e vajzës që të merrja fëmijët.

Gjithnjë me shpresën se ajo ishte gjallë.

Thosha vazhdimisht me vete që ime bijë eshtë e re dhe do të shpëtojë. Do t’ia hedhë edhe kësaj here”, thotë ajo.

Mes lotësh nëna tregon se ai e ka vrarë vajzën me gjakftohtësi, ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe herë të tjera. Sipas saj, e bija kërcënohej cdo natë.

Sa herë ia jepte truri. Atë dhe djalin e vogël. Asaj i thoshte: “Do të vdesësh e re, moj qyqe”.

Ndërsa të birit, vetëm 5 vjeç, i thoshte: “Mami do të vdesë shumë shpejt. Ty do të të rrisë një mami tjetër”.

6 komente në ““Gardisti e përdhunoi vajzën time, i vendoste pistoletën në kokë çdo natë dhe i thoshte ‘do të vdesësh e re, moj qyqe’””

  1. Beni says:

    Bobo cfare surrati…nuk paskan te mbaruar budallenjte ne kete vend….oficer garde bobo ku i gjeni keto skizofeneketo nuk jane te denje as per ne cmendina jo me oficera garde

    1. ALpini says:

      Nga kush skaj i Shqipes eshte ky bastard?
      Kush e futi ne garde kete kriminel apo ketyre
      i hapen kudo dyert nga Rilindja?

  2. tfgs1 says:

    sunit gjaxor…………..

  3. NIKO SULI says:

    ORE GARDE QE KEMI TRASHEGUER NGA BACA. KETA PO VRASIN GRATE E TYRE DHE JU KERKONI TE PYESNI PER 4 TE PANJOHUR NE BULEVARD NE 21 JANAR. MERRENI GARDEN DHE VENDOSENI SI REPART XHENJOJE TJU HAPI RRUGE ME KAZMAN PER NE SHTEPINE E BACES NE FSHAT.[MEGJITHESE KAM IDENE SE ME KAQ TE ARDHURA NGA PANAMAJA BACA DUHET TA KETE BERE RRUGEN PER TEK SHPAJA E VET.

  4. Zeus says:

    A nuk duhet DENIMI ME VDEKJE PER KETA KRIMINELE???
    Ky duhet VARUR NE LITAR dhe ta lene varur deri sa te qelbet dhe ta hane qente e lagjes!

  5. Daja says:

    Nje pergjegjesi te madhe kane drejtuesit e istitucioneve qe nuk mbajne qendrim me kta tipa , si ky apo ai tjetri qe u kap mbas 14 vitesh ne amerike. Me ankesen me te pare keta duhet te hiqen nga puna sepse jane te dhunshem. Po ashtu dhe ca qelbesira ne polici qe ushtrojne presione per te terhequr denoncimin, nga qe kane njohje me kta tipa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje