Kroacia për të dytën herë me radhë ka bllokuar nisjen e procedurës e cila do të çojë deri tek hapja e kapitullit për drejtësi, atij me numrin rendor 23, në negociatat e Serbisë për anëtarësimin e saj në BE.
Kështu Kroacia edhe një herë ka dëshmuar se mendon seriozisht kur kërkon që të respektohen disa kërkesa të saj që kanë të bëjnë me përballjen e Serbisë me të kaluarën, shkruan sot Koha Ditore.
Nga Kroacia vetëm është thënë se “pasi nuk ka pasur përparim ne nuk kemi ndryshuar qëndrimin tonë” dhe kështu BE-ja nuk ka mundur të bëjë hapin e saj të radhës në këtë proces.
Negociatat në kapitullin 23, atë që ka të bëjë me drejtësinë dhe të drejtat themelore, BE-ja mendon t’i hapë sa më herët në proces në mënyrë që të ketë më shumë kohë për përmbushjen e kritereve për mbylljen e saj.
Komisioni Evropian ka përpiluar një raport të vlerësimit të kritereve për hapjen e negociatave për këtë kapitull, por, edhe pse këtë e kanë miratuar 27 vendet e tjera anëtare, Kroacia nuk e ka bërë këtë me çka e mban të bllokuar edhe hapjen e këtij kapitulli.
Kroacia nuk gabon me vendosmerine e saje kunder Serbise. Kjo kerkese nuk eshte vetem per interesat e popullit Kroat por te gjithe Europes dhe ne veçanti te Ballkanit.
Shume mire, kane burra ata dhe jo kerma
Mjafton te shikosh cfare i beri prokurori i pergjithshem qeveritareve kroate para pak vitesh qe te kuptosh qe atje funksionon shteti. Desh harrova nuk e quanin dhalla per prokurorin e kam fjalen.
Kjo qe po i ben Kroacia, Serbise eshte shume e ngjashme me ate qe i ka bere Greqia, Shqiperise ne te kaluaren per marrjen e statusit kandidat.. Pyetja ime eshte: a ka gisht Europa ne te dy rastet, apo jo?
Kan njerz te aft,nuk jan komb qe knaqen me mite e rrena.
Bashkimi
Polpulli dhe shteti kroat jane shume parimore ne qendrimet e tyre kundrejt serbise.
Si mund ti hapesh kapitujt me nje shtet si Serbia kur ato jane shteti me numrin me te medhenj te krimineleve te luftes te cilet jetojne hapur ne nje shoqeri gjenocidiale si ajo Serbe.
Serbia ska bere progres me te madh se Shqiperia ,por jane disa shtete mbrenda unionit
(Franca,Greqia,Spanja,Rumania) te cilat punojne kundra interesave te unionit duke kembengulur ne pershpejtimin e hapjes se negociatave per Serbine. Ne te njejten kohe
edhe perfaqesuesit e Kosoves duhet te deklarojne se pa kerkim faljeje dhe demshperblime ska negociata.. Serbia dhe Kosova duhet te futen ne union ne te njejten kohe. Perndryshe keta agjente te Rusise ne europe do ta shperbejne unionin.