VIDEO/ Beteja e Koshares sipas versionit serb

10 Prill 2016, 10:50Rajoni TEMA
VIDEO/ Beteja e Koshares sipas versionit serb

Sot, para 17 vjetësh, forcat e UÇK’s arritën ta thyenin kufinin shqiptaro-shqiptar dhe ta merrnin nën kontroll nga forcat serbe kazermën e forcat serbe në Koshare.

Beteja e Koshares njihet si beteja ma e lavdishme e forcave tona çlirimtare, mbasi që aty u thy edhe ushtria e atëhershme jugosllave.

Televizioni publik serb, RTS, i ka kushtue nji raport të gjatë kësaj beteje, derisa në nji video të publikueme kohë me parë dhe të realizueme nga ish gazetari famëkeq serb, Milovan Drecun, sot deputet i Kuvendit të Serbisë, Beteja e Kosharës përshkruhet si “Beteja e Ferrit” për forcat serbe.
Sigurisht, në këtë video-reportazh, RTS-i dhe Drecunin tentojnë që ta minimizojnë fuqinë e UÇK’s, tue thanë se në betejën e 9 dhe 10 prillit të vitit 1999 përveç forcave tona, ndihmuen edhe NATO dhe Ushtria e Shqipnisë.

Megjithatë, ajo që nuk mund të mohohet asht fakti që pranohet edhe nga RTS edhe nga Drecuni se UÇK ishte e përgaditun shumë mirë dhe se aty mbetën të vramë 164 pjesëtarë të forcave serbe, në mesin e tyne 14 oficerë dhe 10 nënoficerë.

Deshmorë nga ana e UÇK’s patën ra rreth 200 ushtarë, mirëpo jo të gjithë nga forcat serbe, mbasi që NATO nga ajri kishte sulmu karakollin e Kosharës gabimisht, tue mos e dit se tashma ishte në duert e luftarëve shqiptarë.“

Në atë moment në front kishte dicka ma shumë se 100 pjesëtarë të njisive kufitare të Ushtrisë Jugosllave. Për shkak të sulmeve të ashpra nga ajri, por edhe nga diversionet e UÇK’s, ndihma e madhe nuk mundi të vinte menjiherë”, raporton RTS.
Simbas këtij televizioni, mbas ranies së karakollit, kishin ardh përfocime të mëdha të ushtrisë jugosllave nga njisitë e kambësorisë dhe ato speciale.

“Kështu, vija e frontit u stabilizu me 19 Prill dhe më nuk kishte lëvizje të mëdha deri në fund të luftës”, transmeton Indeksonline.
Simbas RTS, në kulmin e luftimeve Ushtria Jugosllave i kishte rreth 1200 ushtarë, kurse UÇK “bashkë me vullnetarët dhe njisitet shqiptare pesë deri në gjashtë mijë pjesëtarë”.

“Forcat e UÇK’s luftonin me ndërrime, derisa për ushtarët jugosllav nuk kishte pushim”, shkruen tutje RTS.

“Gjatë luftimeve të përgjakshme në Koshare kishte edhe skena bizare, të cilat vështirë të besoheshin.

Ka ndodhur se njerëzit nga të dyja vijat e frontit për shkak të mjegullës së dendur t’i ndërrojnë shpesh edhe istikamet, por që askush mos ta vërej”, shkruen tutje televizioni publik serb.
Në këtë artikull, RTS e pranon se në mesin e forcave serbe kishte edhe mercenarë.
“Përvec rusëve – kozakëve nga njisitë parashutiste, në radhët e vullnetarëve kanë qenë njerëz edhe nga vendet tjera të Europës.

Mbi 30 pjesëtarë ishin nga Ukraina, Finlanda, Suedia, Danimarka, Holanda, etj”.

7 komente në “VIDEO/ Beteja e Koshares sipas versionit serb”

  1. Sandra says:

    Do qe e rëndësishme te behej përkthim i dokumentarit qe te kuptonim se çfarë thonë, per ndryshe ska kuptim dokumentari qe kini vendosur.

  2. the Punisher says:

    Ky perkthyesi nga Serbishtja ne Shqip ” te koka zogu ma i mre prej t´kejtve”

  3. Bashkimi says:

    Bashkimi
    Beteja e koshares eshte beteja e pare dhe pothuajse e vetme ne te cilen armatimi i pales tone
    Ishte i barabarte me ate te pales Serbe. Artileria e pales shqipetare e para-pozicionuar ne menyre te efektshme i percelloi keto kriminele. Kjo beteje tregoi ne menyre te qarte se ushtria serbe nuk ka guxim dhe eshte e paafte te luftoje me nje ushtri te organizuar shqipetare,sepse
    Superioriteti i shqipetareve ne lufte eshte i pamohueshem. Luftetaret shqipetare ne betejen e koshares ne menyre diversante i jane futur forcave serbe deri ne pozicionet e tyre duke i zene ne befasi. UCK dhe lufta e saj jane krenaria e kombit shqipetare. Keta supernjerez te cilet vetem
    Ky komb mund te prodhoje i treguan botes se kush jane shqipetaret e vertete. Shqipetaret jane supernjerez me politikane inferior. Ata e kane kthyer caramatosjen e shqiperise tashme ne nje art ,per te cilin krenohen. Ushtria e Ahmet Zogut kishte 6.500 vete kurse ushtria shqipetare sot ka 8.500 vete . Kur te gjithe shtetet fqinje armatosen dita dites Shqiperia krenohet me carmatimin. Te marrim shembullin e Kroatcise liridashese e cila armatoset dita dites ,sepse ne rast konflikti do te ishte ne gjendje qe e vetme te perballej me Serbine. Carmatosja e kombit shqipetare ka qene dhe eshte nje projekt i europes plake,sepse gjoja do te krijonte probleme dhe tensione ne ballkan . Eshte ekspanisioni sllav ai qe krijon probleme dhe luftera ne
    ballkan . Formula e nje paqeje te perhershme do te ishte nje Kosove dhe Shqiperi me kapacitete ushtarake te atilla qe ne cdo kohe do te ishin superiore ushtarakisht ndaj Serbise.

    te

    1. e di si eshte puna says:

      Nje pyetje : Pse nuk permend Ushtrine Shqiptare te shtetit komunist!? Deri ne 1990-en Ushtria e Shtetit Shqiptar kishte 120.000 ushtare aktive (ne gadishmeri ne kazerma ushtarake) dhe brenda 3 ditesh me armatosjen e rezervisteve Shqiperia kishte 700.000 mije ushtare.
      Tjeter pyetje : pse nuk permend Ushtrine e Gjergj Kastriot Skenderbeut ne shek XV-te!? Jane fakte te dokumentuara qe atehere Ushtria Shqiptare numeronte 16.000 ushtare!

      1. ganiu says:

        Or taj ke harue dhe ushtrine e leks të modh pa pernjemen.

  4. bashkimi says:

    Bashkimi
    “Por po prap me ndihme te zotit
    Do ta bajme na shqypnin e lire
    Prej Preshevet n’Leqe t’Hotit
    Prej Tivarit n’Manastir “

  5. Rapishi says:

    Si edhe shqiptaret ashtu e serbet duhet te ndalojme ekspansionismin ne Ballkan. Lufta ne Kosove kishte vetem viktima, shqiptare e serbe. Nga lufta ta gjith ne fund dalin te humbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje