Kampi i refugjatëve në Idomeni është përfshirë ditën e dielë nga përleshje të dhunshme mes refugjatëve dhe policisë Maqedonase. Kjo ka ndodhur pasi refugjatët u përpoqën të rrëzonin gardhin që ndan kufijtë, por kanë marrë si përgjigje gaz lotsjellës dhe dhunë nga ana e policisë.