Një betejë e përgjakshme po përgatitet në Aleppo të Sirisë.
Sipas burimeve të ndryshme, fronti i Al Nusra ka bërë gati 10 mijë ushtarë për të nisur mësymjen e madhe.
Dega e Al Kaedës thuhet se ka mobilizuar gjithë trupat që ka në dispozicion.
Fillimisht lajmin e dha dje Ministria e Mbrojtjes ruse, por në orët në vijim është konfirmuar nga burime të ndryshme.
8 mijë luftëtarë të Al Nusrës janë rreshtuar në jug-perëndim të Aleppos ndërsa 2 mijë të tjerë janë në mbrojtje të pjesës veriore të qytetit.
Javët e fundit fronti i Al Nusrës ka kryer sulme të shumta në disa qytete dhe në periferitë e Aleppos.
Ushtria siriane aktualisht nuk ka fuqinë e duhur t’i largojë dhe ndoshta kjo mbledhje trupash ka të bëjë me një largim të forcave qeveritare nga Aleppo, i cili zotërohet pjesërisht.
Rusia ndërkohë po vlerëson situatën, por deklaron se nuk është koha për një sulm pasi duhen konsoliduar pozitat.
Por nëse Al Nusra nis një sulm ndaj qeverisë siriane, ndërhyrja ruse duket e pashmangshme, për të evituar kapitullimin e ushtrisë siriane në Aleppo.
Ne fakt eshte e kunderta,nga raportimet e mediave eshte regjimi i Assad po mobilizion trupat per nje mesymje te madhe. E keni perkthy gabim.
Dmth. Ministria e Mbrojtjes se Rusise jepka lajme te sakta. Ahhh te shitur te Putini ? , po veqse amerikont japin lajmet e sakta ne ket milet, tan bota e din
…mblidhuni sa me shume se keshtu putini do te hedhe me pak bomba ….