SHBA: Vendimi i Ivanovit mbron zyrtaret e korruptuar

14 Prill 2016, 00:07Rajoni TEMA


Departamenti amerikan i shtetit (DASH) ka reaguar fuqishëm ndaj vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për t’i falur krimet e mundshme të dala nga përgjimet.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga njoftimi i Presidentit të Maqedonisë Ivanov për të falur personat që i nënshtrohen hetimit në lidhje me skandalin e përgjimeve. Nëse zbatohet, ky vendim do të mbrojë zyrtarët e korruptuar dhe do t’u mohojë drejtësinë qytetarëve të Maqedonisë. Gjithashtu do të dëmtojë më tej sundimin e ligjit në Maqedoni, integritetin e institucioneve të saj gjyqësore, si dhe besueshmërinë e përkushtimit të liderëve të saj për vlerat themelore të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Si miq të Maqedonisë, Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje presidentit Ivanov ta rishqyrtojë vendimin e tij, dhe të lejojë që Zyra e Prokurorisë Speciale e themeluar në kuadër të marrëveshjes së Përzhinës, t’i hetojë akuzat serioze për shpërdorim nga qeveria si dhe të lejojnë gjykatat të bëjnë punën e tyre. Inkurajojmë qeverinë dhe palët politike të vazhdojnë të punojnë në reformat që synojnë forcimin e institucioneve demokratike dhe do ta kthejnë Maqedoninë në rrugën drejt zgjedhjeve të besueshme dhe integrimeve euroatlantike”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje