FOTOT/ Prishtina si Dubai: Lamborghini Huracan e Mercedes në kryeqytetin e Kosovës

18 Prill 2016, 12:54Lifestyle TEMA
FOTOT/ Prishtina si Dubai: Lamborghini Huracan e Mercedes në kryeqytetin e

Që shqiptarët janë të apasionuar pas veturave luksoze kjo nuk është më risi.

Zakonisht veturat më të bukura i shikojmë në rrugët e Prishtinës, pasi ata që i posedojnë bëjnë xhiro në kryeqytet.

Veturat e tilla janë të rralla pasi çmimi i tyre është vështirë i arritshëm për pjesë të madhe të qytetarëve, të cilët modelet e tilla zakonisht i shikojnë në filma, në internet apo në qytetet e mëdha evropiane, shkruan Telegrafi.

Por, në vitet e fundit edhe në qytetet e Kosovës është shtuar numri i veturave superluksoze dhe kjo është një tregues se ekonomia e një pjese të caktuar të shoqërisë është në rritje.

Në ditët e fundit në Prishtinë kanë bërë xhiro vetura, si Lamborghini Huracan apo Mercedes-Benz AMG GT, çmimi i të parit sillet rreth 200 mijë euro, ndërsa i të dytit rreth 150 mijë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje