Ish-shefi i SHIK-ut në Pogradec e Kavajë në gjysmën e parë të viteve ’90, Andrea Demushi, në një rrëfim në “Dita”, nxjerr fakte të reja nga punët e pista të Shërbimit Informativ të asaj kohe.
Pas debatit për atë që u cilësua si atentati i dështuar nga ish-kryeministrit Aleksandër Meksi në aeroporti e Rinasit në vitin 1992, Andrea Dimushi, tregon për herë të parë se ka ekzistuar një plan i dytë për eliminimin fizik të Meksit në 1994.
Si dhe pse përgjohej Meksi, plani në zyrën e Bashkim Gazidedes dhe kujt iu ngarkua misioni për të vrarë kryeministrin.
“Unë di që eleminimi i Meksit ishte prioritet në ato vite. Përshtypja ime për të ishte dhe mbetet se ka qenë një kryeministër si njeri babaxhan, por si qeveritar i penguar tërësisht në punët e drejtimit të qeverisë, e cila për fat të keq drejtohej nga Presidenca e asaj kohe dmth nga Berisha. Meksi ishte një burrë shumë i zgjuar, por jo trim përballë një përbindëshi si Berisha”- thotë ai.
Pa ditur të thotë arsyen konkrete ai pranon se ka pasur plan për eliminimin e Meksit.
“Di të them se Bashkim Gazidede e urrente verbërisht Meksin dhe nuk e fshihte. Armiqësia e Meksit me Saliun ka lindur në zgjedhjet e para në PD ku Meksi fitoi fillimisht garën. Jam i bindur se Meksi ruhej nga Saliu. Meksi ishte gjithë kohën i survejuar, zyra e tij përgjohej non stop dhe ai i ruhej si djalli temjanit që mos t’i rrëshqiste goja brenda zyrës në biseda të pakëndshme apo që nuk ishin edhe mendim i Berishës”- thotë ai.
Ai kujton ngjarjen kur u thirr në zyrë nga Gazidede në ’94 dhe iu dha një pako në të cilën ishin dy snajperë. “Pastaj biseda ra te Meksi, si i “padenjë dhe i paaftë”. Vazhdoi duke thënë se është bërë halë në sy për PD dhe ‘atë lart’.
Sipas tij ishte pikërisht plani për eleminimi e Meksit.
“Fol me kujdes nëse mund të godasim Meksin”-tha Xhahiti. “nëse pranojmë u japim itinerarin ditë më parë që të kenë kohë të përgatiten. Me këto armë merru ti t’u mësosh përdorimin, S’po kuptoja cfarë donin, të lëndohej apo të vritej? Më thoni shqip cafrë duhet të bëjnë, e pyeta. Ta heqin qafe si si duhet askujt “mustaqja”!, ishte përgjigja.
Pjesë nga intervista
Pse mendoni se ai ishte në shënjestër për t’u eliminuar? Në fund të fundit Meksi nuk ia rrezikonte pushtetin Berishës….
– Nuk e di arsyen thelbësore. Di të them se Bashkimi (Gazidede) e urrente verbërisht Meksin dhe nuk e fshihte. Armiqësia e Meksit me Saliun ka lindur që në zgjedhjet e para në PD ku Meksi fitoi fillimisht garën. Për rrjedhojë, nëse Bashkimi kishte alergji për Meksin kjo nuk mund të ishte personale, përveç se shfaqje e ndjesisë se kështu ndjente Saliu për Meksin.
Pa u zgjatur më tej po tregoj një episod në të cilin përveç meje, kanë marrë pjesë dhe dy të tjerë të cilët janë gjallë akoma. Si parantezë dua të pohoj faktin se Meksi ishte gjithë kohën i survejuar – zyra e tij përgjohej non stop dhe ai i ruhej si djalli temjanit, që mos i rrëshqiste goja brenda zyrës në biseda të “pakëndshme”apo që nuk ishin edhe mendim i Berishës.
– Pra Kryeministri përgjohej?
– Po, non stop. Që i përgjohej zyra, besoj shumë që Meksi e ka ditur. Por miq e të afërt jo rrallë e kanë këshilluar gjithashtu të jetë i kujdesshëm për kokën. Le të ma mohojë ish-kryeministri se nuk ka patur këshillat miqësore të mikut të tij A.M që ishte në rrezik jete… Nuk më kujtohet data por ajo ditë për të cilën dua të tregoj më poshtë koincidon me përurimin e xhamisë së Kavajës, në ceremoninë e së cilës mori pjesë Sali Berisha.
– Kur ka ndodhur kjo?
– Në pranverë të vitit ‘94, data nuk më kujtohet.
– Dhe çfarë ndodhi realisht?
– Meqë vinte presidenti, unë si në të tilla raste duhet të isha në Kavajë, por në tribunën e ceremonisë mbrapa presidentit në vendin tim ishte nënkryetari i degës Besnik… ndërsa unë isha njoftuar të isha në Tiranë në takim me ‘shefin’ (Bashkim Gazideden), në zyrën e tij! Ishte një kohë kur marrëdhëniet e mia me Gazideden ishin nga më të mirat që ai kishte me kryetarët e degëve në rrethe.
Emërimi im në Kavajë (mbas largimit për marrje ryshfeti të paraardhësit A.Lilamani – i filmuar në mënyrë sekrete nga ekipi i drejtuar nga B.R), ishte në fakt besim i Bashkimit ndaj meje, në zonën elektorale të Sali Berishës. E tregova këtë për të thënë se gjer atë moment ka patur një besim e mirëkuptim reciprok mjaft besimplotë midis nesh.
– Pra ju shkuat te Gazidedja?
– Ishte kohë dreke e në paradhomë, Mirela (sekretarja personale) pasi e njoftoi për praninë time aty, me përzemërsi më lejoi të futem në zyrën e Bashkimit. Pasi u përshëndetëm, i dhashë dorën edhe A.Sh, të cilin e njihja për fytyrë por jo personalisht. Prezenca e A.Sh aty ishte një surprizë për mua, mbasi mendoja se Bashkimi nuk kishte ndonjë raport të veçantë me të.
– Dhe si shkoi ai takim?
– “Çfarë përshtypje ke për Kazazët?”. Më erdhi befas një pyetje nga Bashkimi. “Di që Islami (Lomi-Lom “mashtruesi”, si e thërrisnin me shaka) është pishtar i demokracisë”, iu përgjigja. “Po Eqeremin e njeh?” ishte vazhdimi i Bashkimit. “Po e njoh, i thashë, është djalë i ri, ndonëse me sa jam në dijeni ka patur dhe probleme me ligjin”. “Besoj shumë se janë djem besnikë”, tha Bashkimi. “Po”, i thashë dhe as që e vija në dyshim besnikërinë e tyre ndaj PD-së. Për atëherë e kam fjalën, se sot PD i ka shpallur armiq.
Pas kësaj Bashkimi tentoi disa herë të lidhej me dikë në telefon, por nuk po i përgjigjej njeri. Më në fund linja u hap e Bashkimi i foli: “Po ku je mor Xhahit? Sille poshtë atë pakon”.
Për pak minuta dera u hap e hyri Xhahiti me një pako të gjatë në dorë që mezi e vuri mbi tavolinën e gjatë të punës së Bashkimit.
– E, ç’kishte brenda asaj pakoje?
– Ishin dy pushkë snaiper. Njëra tip normal nga ato të përdorura me shumë sukses në Luftën e Dytë Botërore – tjetra snaiper “Simonov” perla e ushtrisë ruse. Për çdonjërën të kapur vietnamezëve, amerikanët jepnin mijëra dollarë gjatë luftës së Vietnamit. Nuk kisha prekur me dorë armë të tilla, ndonëse dija për ekzistencën dhe precizionin e lartë në distancë gjatë qitjes me këto armë.
I fola për dy modelet për aq sa njohuri kisha. (Të tilla shoh tani shpesh në fotot që publikojnë xhihadistët). Snajperi Simonov në duart e duhura ndan monedhën në 1000 m largësi. Mbasi mbaruam me armët, u ulëm e po bënim biseda të përgjithshme. Por mendimi më rrinte tek armët… Ç’lidhje kisha unë me to? Isha i sigurt se diçka do më kërkohej.
– Kthehemi te biseda për Meksin në zyrën e Gazidedes…
– Drejt. “Beson tek Kazazët?” më pyeti befas sërish Bashkimi. “A janë të devotshëm për punë të vështira nëse ua kërkojmë?” Pa hezituar e pohova. Nuk di pse pikërisht më pyeste vetëm për dy vëllezërit e sidomos për Eqeremin. Me sa kujtoj, atë kohë Eqeremi ishte dhe në ”kërkim policor”, për një akuzë që s’ja vlen të flasim. Në vazhdim të bisedës, pasi u tor gjatë biseda për Meksin si i “padenjë dhe i paaftë”, vazhdoi duke thënë se është bërë halë në sy për PD-në e “atë lart”.
Pastaj, duke u kthyer nga unë, Bashkimi më thotë: “Nuk të kemi thirrur vetëm për të na folur për armët, pasi mund të thërrisnim edhe ndonjë tjetër, por duam një punë nga ty. Apo jo Xhahit?”, iu drejtua Xhaferrit. Nuk mendoja dot që ajo kokë e zbardhur e këtij njeriu të kish aq ligësi brenda. “Nëse mundesh, fol njëherë me ata dy djemtë e tu…”, shtoi ai duke u kthyer nga unë. (Islam Kazazi ishte punonjës i SHIK-ut me detyrën e vëzhguesit-nënoficer….kuptohet vëzhguesit janë “anonimë”).
– Pra, bëhej fjalë për eliminimin e Meksit?
Pikërisht. “Fol me kujdes nëse mund të godasin Meksin”, tha Xhahiti. Tek policia e ushtarakët nuk kishin pikë besimi, pasi mund të shfrynte problemi. “Nëse pranojnë, ne u japim itinerarin ditë më parë që të kenë kohë të përgatiten. Me këto armë merru ti t’ua mësosh përdorimin nëse do pranojnë. “Pyeti çfarë kërkojnë në këmbim”, ndërhyri “njeriu me shenjë” që gjer atë çast veç dëgjonte. S’po kuptoja akoma se çfarë donin të arrihej në finale… Të lëndohej apo të vritej?! Po më rrotullohej zyra…
– Dhe çfarë e u vendos?
– “Ma thoni shqip çfarë duhet të bëjnë?”, pyeta. Ta heqin qafe se si duhet askujt “mustaqja”!, ishte përgjigjja…
Poshtersite e sales nuk kane fund ne kte vend!
Dihet qe eshte antishqiptar i vendosur. . .
Na tregoni kush kane qene marredheniet e berishes me serbet? Cfare roli Ka pasur ai ne report me kosoven dhe luften per pavaresi?
Me siguri qe do te kete qene negativ, i shitur per interesat e tij dhe do kete bere tradheti si me ujrat e grekut. Ndoshta Ka qene edhe agjent serb?
Na tregoni se duan te dime. …
ky shiku per pune te pista eshte perdorur gjithmone.
pse nuk e shkrijne meqe se ndreqin dot
Une kam qene i rendesishem ne Pd,ne ato vite,por nuk kisha simpati per Berishen,kur hyja ne zyren e Meksit (kryeminiser ne ate kohe),ai ngrinte zerin e Televizorit dhe bente me gisht per lart(pergjohem),kur ne mund te benim nje bisede te zakonshme
pune.Mua fillimisht me beri sh.pershtypje,por konstatova,qe Meksi kete praktike e perdorte me shume te tjere….kaq per kete rradhe
Banda PD apo mafia PD apo rrugacet e PDse , ashtu si ne kete forografi apo ne jete, nuk do kishte shqiptare te vertete te ndjente keqardhje per humbjen a vdekjen e Demonkrateve PDiste.
Une isha mes studenteve, nga shtepi antikomuniste,po demokracine kerkuan ta bejne plehrat dhe bijte e enverizmit, kjo pjelle e keqe qe vazhdon ta pllakose ket vend te pa fat.
PD e rrugaceve nga Azemi te simpatizantet e bandes se hajdareve.
A d oni ma per “belulin”ju hallvaxhijt pro saliqen ! Ti qelbesira Genc Ruli dhe ter ata “deshmitar” qe dolen te nxjerin skarto Izet Haxhin sepse te vertetat e tij trondisin edhe femij ne bark te nenes e jo ma prokuror ,gjykatesa,te shkerdhyer si dhe kryeminister burracak ! Cfar doni me !!! Cfar doni ma o popull ! A merni vesh se cfar banditesh ju kan terhequr per hundesh ,ju kan dhunuar e varferuar ! Pirat vrases me flamurin e PD kan lundruar neper Shqiperi duke vrar ,vjedhur e helmuar gjithcka ! Fole kopeje hienash, qe nuk ngopen dhe dil tani o “skypion” prezervativi, te na thuash se nuk e vrau Saliu Azem Hajdarin ! Rini o popull, shikoni si buajt si ju vjedhin , si ju vrasin e si ushqehen me “mishin” tuaj te fresket ! Hani rena,hani mashtrime, hani premtime e ngopuni me bar qe te risni “cilsin” per “hienat” qe nuk ngopen kurr !
Zgjohu rini e pastro vendin nga kolera se do paguani shum shtrejt indiferentizmin,friken dhe mos reagimin ndaj ktyre banditeve e ju kan droguar ! Nuk ka me vend te shkruash akoma per tradhti ,krim e korupsion
Mos u besoni ma,mos i ndigjoni ma se kalbesira ka depertuar thell ,prandaj gjeni rugen e shpetimit e mos prisni tju nxjerin nga vatha te protestoni per hesap te tyre ! Esht mbushur kupa o Rini ! Jemi turpi i kombit,jemi turpi i Botes………
c jan mer kta njerez!
demokrata!
shiksa!
tashti po kujtohet ky tipi me fol per kte ngjarje e cila do te kishte fut ne burg gazideden nese do behej publike kur ai ishte gjall.
pse nuk e tha ky me par?
kryetari I shikut te vrasi kryeministrin!!
esht sikur drejtori I CIAs te vrasi Obamen. dhe operative e CIAs te bejn sehir dh te thurin plane!!!!
c jan mer kto skandale!!!
ky ish shiksi I kavajes duhet procedu penalisht per moskallzim krimi,pjesmarrje ne komplot dhe kushedi sesa krime te tjera.. perfshi armbajtje pa leje…pergjim I paligjshem … Ne amerik dikur vetem pse u pergjun paligjshem plasi skandali wotergejt..
dhe pasandaj duhen kap edhe te tjeret…
dhe thon masanej pse ka krim ne shqipni.
ka krim se ai buron “nga lart” ,dhe ata “posht” kur shofin se c bohet siper ,I bien me top. dhe vu krimi gjithanej….
“pse ,vetem ju me poste do boni krime a”? thot poplli.. “do bejm edhe ne”!
Po sala eshte shum i zgjuar se e ka mesuar komunizmi, thjesht ne qofte se don me ber lek the te komandosh duhet te kesh me vete injoranta sic ja bente enveri. Prandaj nuk i duhej meksi.
ky qe ka bere shkrimin njihet si mashtrues. Askush nuk do ti besonte atij dhe jo te vriste njerez. ai do ket hall tjeter, te iki gjekund a kushdi tjeter. pse nuk shkon ti denoncoj atje ku duhet.
Lanet paste Ramiz Alia (e me pak Elez Biberaj) qe i vune mbi zverk nje kriminel injorant 400 brezash ketij populli fisnik.
Se pa Ramiz Aline nuk kishte intelektual ne Tirane qe do te pranonte te drejtohej nga nje kardiolog komunist anonim deri ne ate kohe, qe per 25 vjet pune ne Fakultet nuk arriti te botonte dot ASNJE ARTIKULL SHKENCOR ne fushen e tij (kete po jua thote nje mjek qe e njeh mire kete llafollog pseudokomunist prej Vicidoli).
Perversi Sali,
Pershendetje per komentin. Nuk i heq asnje presje. Kardiologu Sali jo vetem qe nuk botoi asnje artikull shkencor, por ai ngeli gjithmone nje kardiolog teoricien qe ne praktike dha pak dhe ne menyre shume te dobet ne trajtimin e pacienteve.
Duket qarte qe PD Jane Serbet me emra Shqiptare
Vetem nje ndryshim Ekziston qe Sali-ovici ska dal hapur te na e thote Qofsha i Gabuar Por
Cili eshte shkaku qe Shqiperia po Katandiset ?
Perralla me mbret……kush i ha keto…..meqe donin ta eleminonin pse nuk e eleminuan,ose me sakte pse nuk e eleminove o shiks
Kjo deshmi e vonuar eshte e pavlefshme dhe e pabesueshme !!!!
Ky tipi mbiemrin e ka Dimushi dhe eshte nje krimb qe nuk mund ta besoni aq gje e peshtire eshte. Ka patur nje dyqan lojra fati tek Myslym Shyri. Nje dite ca cuna i hyne ne dru po keq fare sa kujtuan se e vrane. Mezi u permend dhe kur e mori veten e besoni dot se cfare tha? O cuna ju me rrafet qe me rrafet a me coni me makine ne shtepi. Kaq kellire eshte ky tipi.
Ky tipi mbiemrin e ka Dimushi dhe eshte nje krimb qe nuk mund ta besoni aq gje e peshtire eshte. Ka patur nje dyqan lojra fati tek Myslym Shyri. Nje dite ca cuna i hyne ne dru po keq fare sa kujtuan se e vrane. Mezi u permend dhe kur e mori veten e besoni dot se cfare tha? O cuna ju me rrafet qe me rrafet a me coni me makine ne shtepi. Kaq kellire eshte ky tipi
Ne fakt ti je Kendezi qe s’i ndezi
Eshte e vertete qe ky artikull mund te duket si trillim, sepse keto qe thote ky Dimushi eshte veshtire te vertetohen. Por edhe ti o Kendez, me fal, Thanas, ne mos je nje thashethemexhi rrugesh. “Ca cuna nga lagjia ime, e terrci e verrci”.
E kujt I plasi se kush e rrahu kete Dimushin? Ti vetem vertetove qe ne SHIK Saliu fuste vetem qelbesirave pa karakter, qe t’i perdorte si te donte. Kjo e ben edhe me te besueshme historike me siper, sepse si histori qelbesirash Salijane duket.
Edhe ai Qani Amerikani me lart na ben si trim mbrapa tastieres. Po t’i mor Qani Trimi, do t’i thoje familjes ik pirdhu dhe te dilje kunder Saliut me shpate ne dore? Ata qe e provuan e pesuan keq. Prandaj u kthyen Eduard Selami e Arben Imami me shoke prape tek Saliu dhe I puthen doren si Kumbar i Mafies Demokrate.
Edhe atje ne Ameriqi qe thua zotrote te kepusin nje kokerr plumbi qe te shkosh per dhjame qeni, po dole kunder interesave te njerezve me te fuqishem se ty.
As Kenedi nuk u kursye, Jo me njerezit e thjeshte. C’na tregon perralla me Amerikanet?
Ky Dimushi nuk mund te behet me faj pse nuk ka folur me pare. Kete mund t’a akuzosh tani per shpifje nese nuk i verteton dot ato qe thote.
kta jane shume me se te verteta per krykriminelin sali byrrisha ,
por kto jane vetem Maja e aijsbergut te krimive dhe poshtersive e i ka shkaktuar ktij vendi
sali sheqire rrahman berishoviq
nuk kuptoj …pse duhet ta eleminonin…e kishin inat..kaq….ore do behemi racionale ne ne kete vend apo do flasimn cmendurira…Nese dikush me jep nje aresye te forte…nje kauz, nje intrige, nje afere…perse ishte domozdoshmeri eleminimi i Meksit, atehere do filloje t’i jape vemendje ketij trilli…po thjesht :”e ka inat mustaqen”?
Pse nuk bejme nje film me te mire se ky , me te besueshem me zbavites…as ne ecran nuk i qendron dot llogjikes ky trill …jo me ne realitet.
Qe Meksin mund edhe ta pergjonin …ska cudi.. ne nje bote pa shtyp (si ne ate kohe)…kjo gje patjeter ndodhte rendomte…por, t a vrisnin se “s’i vlen njeriu mustaqja” ?!
pak seriozitet sdo tu bente dem ketyre gazetareve…
sepse deri ne fund te 94 (qe sala akoma nuk kishte arritur te fuste vetem te vetet) meksi ne cdo kongres te PD (si dhe ne zgjedhjet e pare te bera ne PD) merrte me shume vota se sala apo se njerezit e sales…
mbase duket arsye pa vlere, por duke njohur salen ne tere kote vite, nga pa vlere ktheht ne nje arsye te rendesishme
Asgje nuk eshte per tu çuditur kur behet fjal edhe per Salehin
KUR ZBRET MALOKU NE QYTET,KOMBI ËSHTË NË RREZIK.
jo po se ska mundesi nuk bente na keto gjera gazidedje
osht dibran ai jan popull puntor
si bashkepronaret e temes
se edhe meroja ne canakune e berishes ka ngrene, edhe kafshoi doren kur nuk e lane te hante me