"Vështirë të provohet fajësia e Shullazit". I ka shpëtuar drejtësisë dhe në kohë të Berishës

18 Prill 2016, 18:25Kronika TEMA

“Për shkak të presionit shumë të madh politik, e për shkak të konfliktit prokurori-polici sa do jetë në gjendje gjykata të japë një vendim të drejtë. Është shumë e vështirë të provohet fajësia e Shullazit dhe dy personave të tjere. Në të njëjtën situatë ai ka qenë shumë herë dhe ose ka marrë dënim minimal ose ka dalë i pafajshëm.”- deklaroi Artan Hoxha në rubrikën “Opinion” në “News24”.

Sipas Hoxhës, prokuroria hetoi lidhur me Shullazin, duke e mbajtur jashtë policinë, pasi kishte dyshime se mund të kishte rrjedhje informacioni.

Lidhur me skenarin e kërcënimit të dy akademikëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule, Artan Hoxha tha se policia nuk kishte asnjë dijeni, deri kur ish-kryeministri Berisha denoncoi publikisht Shullazin.

Shullazi është një emër që është në kronikat e gazetave televizioneve prej më shumë se një dekade, edhe për ngjarjet ku është përfshirë, vazhdimisht ai i ka shpëtuar zinxhirit të drejtësisë në vend. Është arrestuar dhe liruar nga burgu edhe kur ka qenë PS në pushet dhe kur ka qenë PD.

Ka qenë herë me njërën palë dhe herë me palën tjetër, për të mos thënë që ka qenë me forcën që është në pushtet, për t’i krijuar vetes një lloj imuniteti. Gjithçka duket se ka nisur nga një deklaratë që ka bërë ish-kryeministri Berisha për denoncimin e dy akademikëve. Forcat e policisë nuk kanë patur dijeni deri në momentin që është bërë denoncimi nga Berisha.

Nga të dhënat e siguruara në rrugë operative rezulton se kandidati për rektor, Mynyr Koni sapo kishte lënë punën, po shkonte në banesën e tij që ndodhet pranë Universitetit të Shkencave të Natyrës. Ka qenë duke ecur në këmbë. Ai kujton se e ka ndaluar një Benz, ku ishin disa djem që i kanë kërkuar të hipte në makinë. Njeri nga djemtë i ka dhënë jam Emiljano Shullazi dhe kërkoj që të tërhiqesh nga gara. Ai është larguar me premtimin se do tërhiqej nga gara.

Më pas ai ka qëndruar i izoluar në shtëpi. Ka komunikuar me rektorin në detyrë Dhori Kule, të cilit i ka komunikuar se ndodhet në një situatë të tillë dhe do jepte dorëheqjen. Zoti Kule i ka thënë nuk duhet të japësh dorëheqjen. Por edhe rektorit Kule i ka prerë rrugën një autoveturë, që i njëjti person i ka thënë jam filani mos e pengo për të dhënë dorëheqjen kandidati Mynyr Koni.

Nga ky moment nuk dihet se si është njoftuar Berisha mbi këtë skenar. Policia i ka dhënë mbrojtje Mynyr Konit dhe të njëjtën gjë ka bërë për rektorin Kule dhe të dyve u është kërkuar të bëjnë deklarime lidhur me këtë ngjarje. Kjo ka krijuar problematikën tjetër. Kur janë thirrur në polici si kandidati për rektor ashtu dhe rektori nuk kanë identifikuar konkretisht se personi që u ka kërkuar të heqin dorë nga gara është Shullazi.

Kandidati për rektor ka thënë po më kanë ndaluar, dhe më kanë kërkuar të heq dorë nga gara. Ka thënë e njoh Shullazin si imazh por nuk e identifikoj dot nëse ka qenë ai. Pak a shumë të njëjtën gjë ka thënë edhe zoti Kule. Për këtë arsye policia ka shoqëruar, Emiljano Shullazin, kushëririn e tij Blerim Shullazi dhe Gilmando Danin. Për këtë rast Shullazi ka thënë nuk kam dijeni për këtë ngjarje.

Diku rreth orës 24:00 një oficer i policisë gjyqësore i krimeve të rënda i kërkon Drejtorisë së Policisë ekzekutimin e tre urdhër ndalimeve, prokuroria thotë se i ka hetuar, duke mbajtur jashtë policinë, pasi dyshonte se mund të kishte rrjedhje informacioni. Rasti i parë është kërcënimi i biznesmenit Jani Zaka për një garazh në tiranë. Rasti i dytë ka të bëjë me gjobëvënie të një biznesmeni kafeje në Durrës, rasti i tretë ka të bëjë me ish-Vollgën në Durrës.

Është një rast që ka patur një konflikt të vazhdueshëm. Fillimisht ajo pronë është shitur për rreth 800 mijë dollarë. Më mbrapa ka lindur problemi se një grup personash kanë tentuar ta marrin nga pronari ta marrin mbi veten. Në fakt kjo pronë është aktualisht pronë e pronarëve të vërtetë dhe 30% është pronë e Emiljano Shullazit. Dhe kjo pronë është e dhuruar”- deklaroi Hoxha.

6 komente në ““Vështirë të provohet fajësia e Shullazit”. I ka shpëtuar drejtësisë dhe në kohë të Berishës”

  1. Kevin says:

    1-milion vota mori kryeministri rama vetem per premtimin se do dergonte sali berishen para drejtesis.
    Imagjinoni sot , as nje kriminel te rendomt nuk fut dot Brenda. Cmenduri shqiptare

  2. Smamban Tathemi says:

    Po ja……..pssss…..me duket kishte bisht….po jo nuk ishte i tij. Si te mos ta them….psssss…ku di un.

  3. Hallexhi ne vend te huaj says:

    Nuk ka per te pasur kurre drejtesi ne shqiperi ,po nuk vdiq sali serbi . Adriatik llalla kryeprokurori i shqiperis urdherohet nga krimineli i kombit shqiptar sali serbi .Mjer ky popull

  4. teoricjeni i krimit says:

    e mos u hidhni perpjet kaq shum se gjith bota perndimore krim esht. vecse ka nji ndryshim me shqipnin. ne shqipni krimi behet me dhun
    ne bot krimin e bejn disa bythpambuker.
    dhe njerzit nuk shqetsohen.
    kur shqiptart te kuptojn qe ti bejn krimet “me lezet,europce,demokratikce2 pa dhun atehere reforma ne drejtsi “ka dhen sukses”
    krimi osht identiteti I demokracis.
    kush s bo krim osht debil ose frikacak
    ai qe bo osht njeri I lir
    he se harrova
    edhe komunistat nuk benin krime prandaj edhe s kishte zhvillim atehere.

  5. MeteH says:

    Problemi KONI-KULE-SHULLAZI=SALI SERBI.Eshte nje sajes e SB si ajo e Doshit kundra Metes.Qellimi:Te eliminohet nga gara DIBRA,pasi kjo na qenka antare e keshillit bashkiak me Veliaj dhe basketbolliste e preferuar e Rames.Çudit nuk kan fund ne kete vend.SB edhe priftin e bene me barre.Pse Koni nuk shkoi ne prokurori por te Saliu? Pse prekuroria nuk e arrestoi Shullazin kur e informoi policia por e arrestoi kur foli Saliu?

  6. Astrit says:

    Ky “ushtari” i rames na del ti beje apologjine tani??!! Turp i madh! Pse s’flet per skemen e percarjes meta-doshi per te cilen punoi fort ky?? Apo i bie qe te flase dhe per santon pastaj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje