Ish-kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti hedh dyshime se kualicioni i nënshkruar sot mes AAK dhe nismës është afër me pushtetin e Kosovës.
Në Tonight Ilva Tare, Kurti tha se duke u nisur nga takimet e përfaqësuesve të AAK me përfaqësues të qeverisë, u shpreh se ka një lloj flirtimi me pushtetin. Ai deklaroi se AAK-ja dhe NISMA kanë zbutur qëndrimet e tyre, duke hequr vizat e kuqe për koalicion.
Gjatë intervistës, ai deklaroi se fal qëndrimit të Vetëvendosjes, Zajednica është praktikisht e vdekur dhe se në këtë linjë është edhe demarkacioni me Malin e Zi.
I pyetur për qëndrimet e Departamentit amerikan të Shtetit, Kurti u shpreh se është e vërtetë se shumë qëndrime të Vetëvendosje janë të jashtëligjshme, por se ato kanë sjellë bllokimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga qeveria e Kosovës me atë të Serbisë.
Duke hyrë në analiza politike të marrëdhënieve me ShBA-në, ish-lideri i Vetëvendosje thotë se duhet të kalohet në një aleancë të re me Shtetet e Bashkuara.
Tare: Vazhdoni të qëndroni se teza për bashkim kombëtar është e mundshme dhe për këtë realitet gjeopolitik ku është Ballkani?
Kurti: Kjo nuk është teza ime. Ne jemi shprehje e re e një ideje të vjetër të rilindasve. Ne nuk është se kemi shpikur ndonjëgjë. Ne kemi riaktualizuar atë që të tjerët e kanë braktisur. Pram und të themi që prej Sami Frashrit, Fan Nolit janë shkruar 90% të gjerave dhe ne pak mund të kontribuojmë në këtë gjë.
Tare: Sa janë gjasat që të realizohet kjo ide?
Kurti: Kjo nuk do të ndodhte vetëm si rezultat i kësaj shprehje të re, por si rezultat i popullit dhe kombit shqiptar unë jam shumë optimist që bashkimi kombëtar jo vetëm që është i nevojshëm, por është edhe i pashmnagshëm dhe madje nëse do të bëhesha ironik për një moment, bashkimin kombëtar nëse nuk do ta bëjmë ne shqiptarët do ta bëjnë fqinjët tanë. Sepse ata do të nabashkojnë ne një shtet, duke na i rudhur trojet, por më mirë ta bëjmë ne sesa të na i bëjnë fqinjët. Spese Serbia e do veriun, e do Luginën e Preshevës, do edhe Ana Moravën. Maqedonia do ti nxjerrë shqiptarët nga Shkupi, Mali i Zi do ti përjashtojë shqiptarët ose ti reduktojë në numër. Pra bashkimi kombëtar do të bëhet, por unë them më mirë ta bëjmë ne sesa fqinjët tanë.
Tare: Bashkimi Kombëtar, rilindasit që po thoni ju i përkisnin një realiteti të para 100 viteve, situata ka ndryshuar, jemi në shekullin e XXI, ka realitete të tjera. A është i vlefshëm ai projekt?
Kurti: Unë pajtohem me ju, situata ka ndryshuar. Por ne prandaj jemi shprehje e re, jo shprehje e vjetër. Pikërisht se situata ka ndryshuar ne jemi shprehje e re, por ideja nuk është e re.
Tare: Ideja është e vjetër, por realiteti është i ri. Ballkani po kërkon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, të mos ndryshojnë më kufitë dhe të bashkohen të gjithë në Bruksel…
Kurti: Prandaj jemi një shprehje e re duke besuar sërish në atë që kanë thënë …Bashkimi Kombëtar nuk e pengon BE dhe së dyti BE nuk e zëvendëson bashkimin Kombëtar. Pra në Bruksel mund të bashkohemi me Holandën, me Spanjën. Ndërkaq Bashkimi Kombëtar do të thotë të bashkohemi këtu në Ballkan. Nuk mund të bashkohemi në Bruksel, është absurd. Jemi një komb, por mund të themi që jemi dy popullsi, se jemi shtete të ndryshme. Unë besoj se shtetet shqiptare duhet të jenë në shërbim të shqiptarëve, i cili e do një shtet të vetëm.
Tare: Ky bashkim duhet të ketë një vlerë duhet ta njohin vendet e tjera, përndryshe do të ishim një ishull i izoluar të cilën e kemi provuar njëherë se cfarë bën kur izolohesh…
Kurti: Le ta provojmë, njohja nuk i paraprin bërjes, njohja e pason bërjen. Pra nuk mund të na njihnin ne pavarësinë pa e shpallur. Unë nuk e përjashtoj faktin se nuk na duhet njohja. Por po them që mund të na paraprijë njohja.
Tare: E kuptoj, por nëse punon për një projekt, atë të BE dhe qëndrimet e deritanishme janë që nuk mund të ketë një njohje për një projekt të tillë sepse si Uashingtoni, si Brukseli po flasin për një bashkim në Bruksel në BE, çfarë kuptimi ka të harxhohet energji për bashkimin kombëtar?
Kurti: Unë kundërshtarët më të mëdhenjë të bashkimit kombëtar i kam dëgjuar prej shqiptarëve jo prej ndërkombëtarëve. Ndërkombëtarët mund ta thonë ndonjëherë, por shqiptarët këtu që janë elita ta përsërisin vazhdimisht sepse unë besoj që shumica e konjukturave udhëheqëse mund të mos jenë për bashkim kombëtar, sepse kanë intersa të qenit i ndarë të Kosovës me Shqipërinë.
Kurti: Berisha mbështeti i pari Zajednicën
Tare: Zoti Berisha, dekalratat për bashkimin kombëtari ka pasur për zemër gjithnmonë, pavarësisht se i ka parë si të pamundura për ralitetin?
Kurti: Problemi me zotin Berisha është që ai i pari mbështeti Zajednicën dhe doli që gjykata kushtetuese foli fjalën e vetë që thë se është antikushtetuese, por Zoti Berisha nuk tha ndonjë deklaratë të re. Pra ai e mbështeti i pari Zajednicën dhe shpresoj që kjo mos jetë në vazhdën e mbështetjes së marrëveshjes me fqinjët.
Ky ka njemendesi, ky nuk ndryshon por po e merr ne qafe edhe popullit e tij!
ke gje te thuash kunder argumentit te tij me argumente apo fjale kot ne ere.
Spiun serb
Per ke e ke fjalen per kryeserbin berisha apo per kryeatdhetarin Albin kurti? te lutem saktesoje.
refugjat : a mundesh mem bind mu personlisht pse Albin Kurti kryetradhtar ??
Po thot kryeatdhetar jo kryetradhtar.
Albini ka te drejte.Bashkimi eshte e vetmja zgjidhje.
o Tare, o injorant
Bashkimin kombetar nuk ka nevoje ta njohin te huajt para se ta njohin shqiptaret.
Te huajt ja kane mohuar shqiptareve bashkimin kombetar, si thua ti, tju marrim doren?
Se dyti, nuk ka me ishull te izoluar si e koncepton ti o koketrashe.
Kemi qene te izoluar se na u moren trecereku e me shume I territoreve dhe katandisem ne nje copez te vogel per tu matur me shtetet qe u krijuan nga copetimi I Shqiperise.’
U beme viktime e ketij copetimi, pre e spiuneve serbe e greke, qe sabotuan bashkimin e Shqiperise dhe e lane nje grimcez te asaj qe ka qene.
Prandaj bashkimi eshte I rendesishem. E ben Shqiperine me te forte dhe me te degjueshme ne Bruxel.
O gjyzel I tymosur..
sidomos ti toti si do besh, njerez si ti jane kot prandaj ju perbuzin fqinjet. ata u bien shpatullave dhe u nxjerrin gjuhen nga prapa injoranteve si ti qe mendojne se dine gjithcka.
e verberi lind kurse qorrat nuk shohin edhe pse Zoti ua ka falur syte dhe mendjen. Ti je nje i Qorruar nga propaganda pseudo-demokratike e NeoLiberalizmit te cilin ti nuk e kupton aspak si term. Je kot, nje cope injorant dhe si ti ka jo pak.
Jam shume dakort me qerrosin
Por i them Albinit ti nga inati vjerres vajte te kongresi mullixhiut.
Me mendesi KOmuniste do te bashkosh shqiperine.
Fierak, ti si duket ende shtratin e ke te shtruar me fier dhe fjetja aty ta a be mendjen fier*
(*fier=nje lloj barishteje qe ma pare te varferit e kan perdorur si shtroje ne shtrat)
Kurre nuk do lejojme bashkimin me nje shtet ISLAMIK.
Duart larg shqiperise, horra
boll ti moj eliqiiri.
nuk behet lopa minorikare tju tregoj Shqiperine shqiptareve.
Ti je pederast gayreek-wannabe ! Ske lidhje me Shqiperine e shqiptaret more bastard i janulles !
Albin Kurti eshte i vetmi lider objektiv qe enderron idealet, bindjet e tija dhe prospektiven e kombit te vet dhe jo pushtetin
te lumte zoti kurti! por me pare duhen lare hesapet me qeveritaret e tanishem te integrimit ne shqiperi e kosove. keta jane pengese e jo aq greket e serbet. duhet ndonje avni rustem
Respekt Albin Kurti, Berisha nga shumica e Shqiptareve qe kane sy ne vend dhe tru ne koke, e dine qe eshte kryekeput antishqiptar. Por kohet pp mdryshojne, Shqiptaret po zgjohen, per te mirwn e tyre. Komb i madh, me i forte ekonomikisht,me i denje.
Z.Albin Kurti dhe shqiptaret e shumtë që qendroin fuqishem në rilimdjen tonë kombtare , ide që shpeton kambin shqiptar ,janë të fuqiishen dhe të arsyshem pasi jetoin në hallet e koimbit.Sakrifikimi për bashkim kombtar është me fuqi e peshë ma të madhe së jeta jashta kambit shqiptar! Bashkim ndodh pasi është zgjedhje dhe e europës!