Një nga vendet simbol të Durrësit, i famshmi hotel Vollga është rivënë sot në qendër të kronikave. Shkas për këtë është bërë lajmi i papritur se godina e famshme i ishte “dhuruar” të fortit, Emiliano Shullazi, të arrestuar nga policia.
Ky është transformimi i fundit i një godine ndërtimi i së cilës filloi në kohën e mbretit Zog si seli qëndrore e marinës shqiptare. Ende karabina e papërfunduar prej aty u bë edhe rrezistenca e parë ndaj trupave italiane që pushtuan Shqipërinë në prill 1939. Por italianët e morën Durrësin dhe pas pushtimit, ndërtesën e projektuar për zyra ushtarake vendosën ta shndërrojnë në hotel luksoz. Kështu lindi “Hotel dei Dogi” (foto lart) i ndërtuar edhe nga kompania e familjes shqiptare Fortuzi. Por hoteli më i famshem në vend përkrah Dajtit në Tiranë, funksionoi pak kohë si i tillë.
Me fillimin e luftës Italo Greke, ai shërbeu si spital. Vetëm pas përfundimit të luftës së dytë botërore hoteli mori emrin “Majestic”. Në prill 1945 qeveria e re komuniste njoftoi se “Hotel Majestik” pronë e bashkëpunëtorit të fashizmit Omer Fortuzi është sekuestruar në bazë të ligjit për sekuestrimin e pasurive të të arratisurve. Në dhomat e tij u akomoduan fillimisht partizanët e garnizonit të portit. Në ditët e pasluftës hoteli funksionoi kryesisht si hotel për ushtarakët shqiptarë, ushtarakët dhe diplomatët jugosllavë si edhe për diplomatët e huaj të misioneve aleate angleze, amerikane dhe franceze.
Periudha sovjetike i dha atij emrin i cili mbeti më fort në kujtesë: Hotel Vollga. Aq e fortë ishte pasha e tij sa pas prishjes me sovjetikët, hoteli mbeti përsëri pa emër. Vetëm në vitet 70, kur paisjet, mobiljet shandanet, dhe fajancat luksoze italiane u zëvendësuan me prodhime lindore dhe kineze, hoteli mori emrin që nuk ka mbetur në memorie : «Iliria».
Tentativa e fundit për ta tjetërsuar atë u bë në në vitin 2009 kur bashkia e Durrësit hodhi poshte një kërkesë për shkatërrimin e tij për të ngritur aty një 22 katsh. Ai u konsiderua si një trashigimi e vyer arkitekturore e qytetit.
Pikërisht kjo trashigimi gjendet sot në duart e Emiliano Shullazit. Dhe historia është po aq me të paprituara sa ajo e vetë hotelit të famshëm. Ajo daton nga viti 2003 kur me vendim të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ish-hotel “Vollga” i njihet trashëgimtares së ligjshme, Alie Fortuzi. Por kjo trashigimtare e mbetur e Fortuzëve që komunizmi i kish shpronësuar si bashkëpuntorë të pushtuesve ishte në moshë dhe në gjendje të keqe fizike. Ndaj ajo vendosi tia dhurojë pronën e fituar njeriut që qe kujdesur për shëndetin e saj,shtetasit Zamir Hasa.
Në shenjë respekti për angazhimin e Hasës për shëndetin e saj, ajo ka vendosur që pronën, “ish-Vollgën”, t’ia japë me testament atij, i cili do të bëhej pronar i ligjshëm pas vdekjes së Alie Fortuzit. Por këtu fillojnë ngatërresat.
Po në të njëjtën ditë me regjistrimin në Hipotekë të pronës në emër të Alie Fortuzi, rezulton se ajo i është shitur shtetasit arab Mohamad Abdullah Bavazer. Dhe prej nga ky moment nis procesi që fut në lojë Emiliano Shullazin.
Trashëgimtari Zamir Hasa, vendos të ndjekë rrugën gjyqësore duke pretenduar se prona është regjistruar në Hipotekë në mënyrë fiktive. Procesi zgjati gati 10 vjet me plot të papritura. Në kohën që Gjykata e Lartë në 10 korrik 2013 me vendim të ndërmjetëm kishte urdhëruar pezullimin e regjistrimit të shënimit të emrit të shtetasit arab në kartelën e pasurisë, gjykata e Durrësit, në një tjetër proces, i njeh të drejtën e pronësisë shtetasit arab Mohamad Bavazer. Me këtë vendim njohjeje pronësie, ky i fundit e regjistron pasurinë e paluajtshme të ish-“Vollga” në emër të kompanisë “Suadi Brother’s Commercial Company”, në të cilën ishte vetë ai administrator. Pasi është bërë pronar i ligjshëm, “Suadi Brother’s Commercial Company”, në nëntor 2014, ia shet një pjesë të pasurisë për shumën 670 mijë eurove du personave që dyshohen se kanë bërë thjeshtë dhuruesin fiktiv të emrit: Fejzi dhe Marjeta Kodra.
Mbi bashkëshortët Kodra ka dyshime për mundësitë e tyre financiare për shpenzimin e një shume të tillë. Këtë akt e bënë më të dyshimtë edhe një fakt tjetër: ata vendosin që një muaj pas blerjes ta dhurojnë pronën e tyre. Familjarët Kodra, ashtu si edhe “Suadi Brother’s Commercial Company” me përfaqësues Ylvi Beqja, në dhjetor 2014, nënshkruajnë kontratën e dhurimit, në bazë të të cilës të gjithë të drejtat pronësore të tyre, ia japin pa asnjë shpërblim Emiljano Shullazit. Ndërkohë në këto kontrata nuk ka asnjë arsyetim se përse është bërë ky dhurim dhe se pse është zgjedhur Emiljano Shullazi, për të trashëguar këtë godinë simbolike të Durrësit.
Ndoshta sepsë si të gjitha simbolet e së kaluarës edhe ndërtesa që ka mbajtur njëri pas tjetrit emrat e mëdhej, “Hotel di Dogi”, “Majestic” apo Vollga nuk mund të kishte një fund të lavdishëm./ Lapsi.al
E cfare doli te ky shkrimi gjasem? Po arsyen pse arabi ia kaloi Shullazit nuk e dini? Apo nuk e thoni dot? Cfare gazetarie eshte kjo?
Thojeni arsyen, ose te pakten aludojeni. Jane ca cuna te tjere te forte dhe arabi kishte probleme. Zgjodhi nje tjeter te forte ai per te kompensuar. Kaq. Emrat e atyre te tjereve edhe nuk keni pse t’i thoni. I gjejne vete lexuesit. Dy versione jane…
Eshte e tmerrshme!
Jemi ne vitin 2016, besuam per nje shkeputje nga e shkuara dhe ajo qe na ndodhi eshte qe simbolet e qytetit te bien ne duart e alabakeve.
Kemi te bejme me ndertimet me te mira te stilit perendimor ne qytet dhe ne nje fare menyre edhe simbol i qytetit.. Dikur albergo dei Dogi, per hir te doxheve veneciane, perballe kulles veneciane, sot perfundon ne dore te ketij Alabaku.
Cfare duhet me teper qe te kuptojme cpo ndodh? Pse po alabakezohet ky qytet?
Kësaj i thonë me të vrar e mira.
Keto gjera me mire i de Berisha se dhe ai ka qene ne loje per hoteli …ceni
Keto gjera me mire i de Berisha se dhe ai ka qene ne loje per hoteli …ceni
POSTOJ MERE ZAGARE.
Per dhurimin pyesni Edmond Cacen, ambasador ne Katar. Ai eshte pas arabit dhe Ylvi Beqes. Vagabond qe po e mban dhe Edi Rama.
Mafjen e keni tek drejtesia e Durresti dhe tek hipoteka. Nuk ka mundesi qe Shullazi te dali me i forte se mafjozet e drejtesise. Shullazin do ta quaja nje qyrravec qe drejtesia ja pastron. Kush eshte ai person qe te pastron qyrret kot? Pse duhet ta besoni qe hotel Vollga ju ka falur Shullazit. Kur te vendoset drejtesia do te shikoni se kush do jete pas qyrravec Shullazit.
Ne kohen kur drejtonte kryekrimineli Berisha Shullazi bridhte i armatosur nga nje njesi votimi ne tjetren, duke bere terror, me makinat e policise se shtetit. Kryekrimineli po e shfrytezon akoma Shullazin dhe pse ben denoncime ne emer te tije. Denoncimen ne emer te Shullazit jane per te demtuar prestigjin e partise Socialiste.