Marrëveshja mes Turqisë dhe BE për emigrantët duket se po ecën mirë, pavarësisht skepticizmit fillestar.
Ardhjet nga Turqia në Greqi kanë rënë me 90 përqind, një rënie drastike që ka kënaqur Bashkimin Europian dhe grekët.
Pikërisht për këtë arsye tashme Turqia kërkon shpërblimin.
Kryeministri Ahmet Davutoglu i ka kërkuar BE-së heqjen e vizave për turqit.
“Ne e kemi respektuar pjesën tonë të marrëveshjes, tani i takon Bashkimit Europian të bëjë të njëjtën gjë”, tha Davutoglu.
Ai do të takohet sot me presidentin e Komisionit Europian Juncker, dhe tema e ditës pritet të jetë pikërisht kjo.
Marrëveshja BE-Turqi parashikon 3 miliardë euro ndihmë për Turqinë dhe heqjen e vizave në qershor për turqit, nëse ndalohej fluksi i emigrantëve drejt Greqisë.