Prokuria e Durrësi ka vënë në sekuestro preventinve hotelin ish-Volllga.
Ai është vënë në sekuestro nën dyshimin e falsifikimit të dokumentave.
Njoftimi zyrtar i prokurorisë së Durrësit bën të ditur se pas kallëzimit të Z. H, janë krijuar dyshime të arsyeshme për paligjshmëri në veprimet e kryera mbi ndryshimet e pronësisë.
Prokuroria e Durrësit konstaton se janë kryer një seri veprimesh të dyshimta për tjetërsimin e pronës në favor të shtetasve të ndryshëm.
Këto veprime të dyshuara antiligjore, sipas Prokurorisë së Durrësit, shtrihen në zyrën hipotekore, zyrat noteriale, por edhe në Gjykatën e Durrësit, e cila ka marrë vendim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me këtë objekt.