Dëshmitë kontradiktore fundosin biznesmenin që mbyti gruan e tij

20 Prill 2016, 19:39Kronika TEMA

Detaje të reja zbulohen për vrasjen e 38-vjeçares Suela Sula në Shkodër nga bashkëshorti i saj Sadetin Sula 47-vjeç i cili është arrestuar nga Policia e Shkodrës. 47-vjeçari akuzohet se e ka mbytur me duart në fyt bashkëshorten e tij.

Sadetin Sula vazhdon që të jetë në komisariatin e Policisë së Shkodrës derisa të dalë përpara Gjykatës së Shkallës së Parë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sadetin Sula është marrë disa herë në pyetje në Policinë e Shkodrës dhe dëshmitë e tij janë kontradiktore, raporton Panorama.

Ai nuk e pranon këtë krim dhe thotë se ai është larguar nga mobilieria në mëngjesin e 18 shkurtit dhe pasi është rikthyer aty pas disa orësh e ka gjetur të pajetë në tualetin e mobilierisë bashkëshorten.

Pasi e ka gjetur, ai thotë se ka lajmëruar nipin e tij më pas policinë.

Mirëpo, gjatë dëshmisë, ai ka qenë konfuz sa i përket orareve të lëvizjeve, çka ngre dyshime se është autor i vrasjes së bashkëshortes së tij.

Ai ka pranuar se ka patur konflikte kohët e fundit, por nuk pranon vrasjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje