E kishte përmendur me emër dhe mbiemër dy muaj më parë gjatë një aktiviteti publik dhe bëri pyetjen retorike përse nuk arrestohet. Bëhet fjalë për ambasadorin amerikan Donald Lu, që është shprehur publikisht pas arrestimit të Emiljano Shullazit. Por ambasadori Lu ka përmendur dhe një gjykatës, një prokuror, një paralamentar dhe një ish ministër të përfunduar prapa hekurave. Por ka shtuar se duhen dhënë prova të reja për ecjen para të reformës në drejtësi…
Nga Teuta Shamku
Ambasadori amerikan Donald Lu, për herë të dytë në një deklaratë publike ka përmendur emrin e Emiliano Shullazit. Herën e parë ai e përmendi si eksponent të krimit që lëviz i patrazuar. Hera e dytë tani pas arrestimit, duke vlerësuar veprimet e drejtësisë shqiptare si pozitive. Ambasadori Amerikan e ka cilësuar boss të krimit, Emiliano Shullazin dhe ka përshëndetur arrestimin e tij, por ka kërkuar që të vijohet me tej me hapa seriozë dhe të pavarur në këtë çështje. I pranishëm në zgjedhet e Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë, ambasadori Lu foli për rëndësinë që ka reforma në drejtësi edhe në mbarëvajtjen e aktivitetit të biznesit amerikan dhe atë vendas.
“Vitin e kaluar kemi parë të arrestohen dhe hetohen një gjyqtar, një prokuror, një parlamentar, një ish-ministër dhe tani së fundi edhe arrestimin e bossit të krimit, Emiliano Shullazi. Ne presim që këto hapa pozitive dhe këto çështje të vazhdojnë përpara në mënyrë serioze dhe të pavarur. Një nga çështjet që ne kemi disktuar me shumë nga ju, është reforma në drejtësi dhe ju më keni thënë se pasja e një sitemi të drejtësisë të ndershëm dhe të parashikueshëm, bëjnë diferencë të madhe në rritjen e bizneseve tuaja. Ne të gjithë e dimë se investimet e huaja dhe vendase janë një fraksion i potencialit. Një reformë serioze në drejtësi do të tërheqë investime të mëdha dhe do të rrisë besimin e biznesit, do të lejojë që problemet e biznesit të zgjidhen në mënyrë normale.”
Më tej ambasadori Lu, i ka kërkuar anëtarëve të Dhomës Amerikanë të Tregtisë që të kërkojnë nga qeveritarët, parlamentarët nga kryetarët e partive poltike, realizimin e reformës në drejtësi. Ambasadori Lu nënvizoi se është punuar shumë për gjatë 16 viteve të fundit nga sipërmarrja emerikane, duke nënvizuar që shpresonte se biznesi amerikan këtu të ndihmojë Shqipërinë të arrijë potencialin e saj ekonomik.
Eee o shoku I Arvziut, ta dime mendjen e bukur te Arvziut pot kur ske shtet ha dhe ti ca m..t.
Duke u marre me Shullazin ,ambasadori amerikan kerkon te shkepuse vemendjen e opinionit publik nga vizita shume e suksesshme e Udheheqsit tone te ndritur Edver Rama ne ShBA.