“Reporterë pa kufi” publikon raportin për lirinë e shtypit për 2015. Christian Mihr, drejtues ekzekutiv i organizatës thotë se Shqipëria ka ndërhyrje politike e jo transparencë në pronësi mediatike.
“Kushtetuta garanton lirinë e shtypit, por shumë kompani radiotelevizive janë në pronësi të sipërmarrësve me shumë ndikim, të cilët përcaktojnë një linjë të qartë politike.
Edhe autoriteti rregullator i medieve, AMA nuk është i pavarur politikisht.
E ngarkuara e OSBE-së për lirinë e medieve tha për këtë në maj 2015: “Si shumë shtete të tjera anëtarë të OSBE-së, Shqipëria mund të përfitonte nga një shkallë më e lartë e pavarësisë mediatike”, tha Mijatovic.
“Politikanët dhe pronarët e bizneseve duhet të ndalojnë manipulimin e medieve dhe institucioneve si AMA, dhe t’i lënë gazetarët dhe profesionistët ta bëjnë në mënyrë profesionale dhe në mënyrë të pavarur punën e tyre, në përfitim të publikut shqiptar”.
BE kërkoi në raportin e tij vjetor për Shqipërinë në fund të 2015 më shumë pavarësi për radiotelevizionet publike dhe një zbatim më të mirë të ligjeve të lirisë së shtypit”, shprehet ai për Deutsche Welle.
Jane te gjithe bythelepiresa dhe kurva shiten per 1 EU. Per mediat e kam fjalen.
E jane fjalen per Temen, te shitur te Ilir meta dhe edrama …neser fitonPD, me saliun prape