Kishte shkuar për pushime në Theth, qëllohet me armë në oborrin e banesës së vjehrrit

21 Prill 2016, 08:20Kronika TEMA

Një person është plagosur  me armë zjarri mëngjesin e  sotëm në zonën e Thethit në Shkodër.

Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Nazmi Topuzi 49 vjeç.

49-vjeçari i cili ndodhej me pushime në shtëpinë e vjehrrit, është qëlluar me armë rreth orës 06:30 në oborrin e banesës.

Topuzi është transportuar drejt spitalit rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur uniformat blu, të cilat pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje